• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Pazari i tokave Thaçi-Vuçiç, loja me zjarrin që mund t’i djegë të gjithë!
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Pazari i tokave Thaçi-Vuçiç, loja me zjarrin që mund t’i djegë të gjithë!

August 4th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Skënder Minxhozi

Është përhapur si një shi i rrëmbyeshëm vere skenari i një ndryshimi të dytë të kufinjve të Kosovës, 12 vjet pas fitores së pavarësisë nga Serbia. Dhe në qendër të këtij debati të çuditshëm ka dalë hapur dhe me vullnet të plotë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Personi më i ekspozuar në heqjen e vijës së parë kufitare të shtetit më të ri në Evropë, 19 vjet më parë, në pranverën e vitit 1999.

Por teksa kufinjtë evropianë vizatoheshin asokohe me anë të një lufte masive mes SHBA, Britanisë së Madhe e vendeve të tjera perëndimorë në një anë, e Serbisë në anën tjetër, ky rivizatim i mundshëm “në qiell të kthjellët” nuk ka asgjë nga drama dhe solemniteti i asaj kohe. Përkundrazi, duket si një hile nga ato që s’dihet pse janë shfaqur dhe që nuk dihet se kush i ka sponsorizuar nga poshtë tavolinës.

Dalja e Hashim Thaçit me rezën e “korrigjimit kufitar me Serbinë”, do të kishte pasur efektin e një krisme arme në një koncert vite më parë. Siç thotë me të drejtë analisti amerikan Serëer, diçka e tillë do të kishte qenë thjeshtë e pamendueshme nën administratat Klinton  dhe Obama. Në fakt nisma për një ndryshim kufinjsh mes Kosovës e Serbisë bie ndesh me të gjitha parimet bazë që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe në mesin e Luftës së Ftohtë, dy blloqet ushtarake përplaseshin nëpër skutat më të largëta të globit, por në Europë sundoi një statu quo e plotë kufinjsh. Asgjë nuk lëvizi, megjithëse pas qëndronin bombat atomike!

Edhe lindja e shtetit kosovar, siç e di shumë mirë presidenti aktual Hashim Thaçi, ka avancuar përmes një skepticizmi të thellë të një pjese të shteteve të sponsorizuara nga Rusia, të cilat ngrinin zërin për shkeljen e parimit të mosndryshimit të kufinjve. Është folur me të drejtë gjerë dhe gjatë për karakterin krejt specifik e të papërsëritshëm të “ndërhyrjes humanitare”, siç u quajt sulmi i NATO-s mbi Serbinë e Millosheviçit. Sepse u desh vërtet një kalvar luftrash dhe konfliktesh, me milina të shpërngulur e qindra mijë viktima, që SHBA të lëviznin për të goditur shkaktarin kryesor të kësaj tragjedie njerëzore në rajonin tonë.

Nisma aktuale e përfolur në prag të dialogut Kosovë-Serbi, ka shumë pak nga këto “ingrediente”. Fjalët e Thaçit, heshtja e Haradinajt (por edhe e Ramës),  qëndrimi mëdyshës i kancelarive kryesore, Uashingtonit dhe Brukselit, veçse e mbushin edhe më tej me mister dhe moskuptim, këtë lëvizje që bie ndesh me të gjitha kanunet e diplomacisë së sotme. Aq më tepër, kur gjithçka vendoset në një teatër eksploziv si Ballkani, ku termi “ndryshim kufinjsh” është historikisht sinonim i togëfjalëshit “konflikt global”.

Nuk dihet nëse Thaçi dhe Vuçiç do të lejohen për të nisur një dialog mbi bazën e parimit të shkëmbimit të territoreve. Kur sheh sesi Prishtina ende vijon të mos ja dalë të bjerë dakord me Malin e Zi për disa kullota në kufirin mes dy vendeve, të vjen të qeshësh sesi një armë kaq delikate mund t’u lihet në dorë dy burrave që kanë kaq shumë mosbesim, paragjykime dhe urrejtje mes tyre. Dikush thotë se kjo është një nismë e re e administratës Trump, duke e bazuar hamendësimin në alergjinë që vetë presidenti amerikan ka për dogmat diplomatike dhe piketat tradicionale në marrëdhëniet mes shteteve. Dikush tjetër supozon se në këtë Pazar ka futur hundët edhe Brukseli dhe Moska, por mbetet e vështirë të lexohet se ku të nxjerr një lëvizje e tillë.

E sigurt është që nëse Kosova dhe Serbia do t’ja arrijnë të shkëmbejnë territore mes tyre, duhet të presim, parimisht, që kjo saraçineskë e hapur të prodhojë një reaksion të frikshëm zinxhir. Duke nisur fare pranë me Kosovën: Maqedonia, Bosnja, e potencialisht shumica e shteteve evropiane, të cilat kanë sakrifikuar në një moment të historisë së tyre një krahinë, një lum apo një mal në dobi të fqinjit. Rivënia në diskutim e territoreve në Evropë, është kryer historikisht përmes luftrave. Është luftuar, pastaj është marrë harta e janë vizatuar kufinjtë e paqes së re. Të shpresojmë që me një pazar eventual tokash mes Beograd

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HENRY COWLES/ Oruell e dinte: Ne blemë me dëshirë ekranet, që po përdoren kundër nesh
Previous article ARTUR AJAZI/ Sikur PD të ishte më shumë demokratike

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k