• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 21st, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA: Prokuroria përballë Ruçit dhe Berishës
Home
Blog

FLOGERT MUÇA: Prokuroria përballë Ruçit dhe Berishës

October 21st, 2017 Editor Blog 0 comments

Procesi  në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, të mbledhur dje dhe sot për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, ka qenë shembullor nga ana institucionale dhe tërësisht korrekt.

Gramoz Ruçi me një respektim strikt të rregullores dhe Kushtetutës, ka “arbirtuar” përballjen mes Prokurorëve dhe Tahirit e avokatit të tij, duke dëgjuar me respekt të plotë të dyja palët dhe duke mos cënuar as integritetin e Prokurorisë e as të drejtat e Tahirit.

Por pse kjo sjellje e Ruçit për realitetin që ne jemi mësuar të shohim, është e paprecendetë?

Për ta kuptuar më qartë, duhet të sjellim  në vëmendje 21 janarin e 2011-ës dhe sjelljen e ish-kryeministrit Berisha ndaj institucionit të Prokurorisë. Asokohe Prokuroria e Përgjithshme lëshoi urdhërarreste për gardistët, mbi të cilët kishte prova video ku shihej që kishin qëlluar mbi turmën. Pra, gardistët ishin të kapur në flagrancë teksa gjuanin mbi turmë me plumba realë dhe për këtë, gjëja më normale që mund të ndodhte ishte që ata të arrestoheshin në vend.

Por, Berisha nuk e njohu asokohe Prokurorinë, ku duke urdhëruar policinëtë mos zbatonte urdhrat e saj. Praktikisht ai e shumëzoi me zero institucionin më të rëndësishëm të akuzës që ka një shtet.

E nëse Ruçi sot do të ndiqte të njëjtin standart  si Berisha në 2011-ën, do duhej që prokurorëve t’ju përplasej dera në fytyrë dhe të mos lejoheshin brenda sallës së Kuvendit, e jo të dëgjoheshin dy ditë rresht teksa parashtronin akuza përballë të gjitha mediave të vendit. Ruçi vuri një standart që kurrë Berisha kryeministër nuk do e pranonte.

Por nuk mbaron me kaq. Duke mos përmendur fjalën me të cilën ai etiketoi në 2011-tën kryeprokurorene asaj kohe, Berisha duhet të përgjigjej para ligjit edhe sikur të mos kishte dorë në vrasjet e asaj ditë të tmerrshme.

Duhet të përgjigjej pasi ai shkeli ligjin duke mos lejuar të zbatoheshin urdhërarrestet për gardistët që u kapën në flagrancë duke vrarë.

Thënë të gjitha këto, dalim në përfundimin se sjellja korrekte e Ruçit i cili dëgjonte me respekt trupën e prokurorëve që në fund të fundit po tentonin të arrestonin një deputet të partisë së tij, është një rast i paprecedent, por i paprecedent për të mirën e drejtësisë, ndryshe nga e kaluara!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR SECI: Rasti "Tahiri", një "Mexican Standoff"
Previous article ARDIAN HOXHA: Zoti Rama, kapini vrasësit e Remzi Hoxhës

Editor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k