• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILJAZ HYSAJ/ Mos më thirr në dasëm të lutem
Home
Blog

ILJAZ HYSAJ/ Mos më thirr në dasëm të lutem

August 1st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ceremonia e dasmave , kanagjegjeve dhe synetlliqeveve në Kosovë (edhe Shqipëri) duket sa ka prekur kulmin e degradimit. Ato më nuk paraqesin notën festive e as gëzimin që ofronin dikur.

Ato janë shndërruar në një makineri të tmerrshme biznesi për sallat e dasmave, restorantet , estradat, grupet muzikore, këngëtarë të njohur e të panjohur, që më pak këndojnë e më shumë gërvallën në “zvuçnikët”-(vendi pranë orkestrës) gjigante të sallave kiçluksoze.

Vera në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e padurueshme nga vapa , fluksi I makinave, pluhuri dhe zhurma sirenave që paralajmërojnë dasma apo premje speci. Dhe ato nuk kanë të ndalur asnjë ditë, asnjë natë, duke u shndërruar kështu në një kakafoni të tmerrshme në të cilën marrin pjesë pothuaj të gjitha kategoritë, injoranti, snobi, njeriu i zakonshëm , pseudointelektuali dhe intelektuali.

Pasi prishin disa here në ditë qetësinë publike të gjitha këto kategori bashkohen në një sallë të madhe, ku secili ulet në tavolinat e caktuara dhe fillojnë të hanë mish pule apo lope me hormone.

Muzika e lartë dhe gërvalljet me “zvuçnika” nuk të japin as më të voglën mundësi që të ndërrosh një llaf me mikun. Ata që janë të afërmit e nuses apo dhëndrit, e që sipas rendit janë të ulur në ballë te vendit, afër “zvuçnikave” do të përjetojnë dhunimin më të madh akustik , sepse lartësia e zhurmës është së paku pesë deri dhjetë herë më e lartë se decibelët e lejuar me ligjet në fuqi për mbrojtje e veshëve.

Më e tmerrshmja është se aty gjenden foshnje dhe fëmijë të cilët kanë një fragjilitet të theksuar të timpanit, veshit të mesëm dhe të brendshëm duke iu shkaktuar dëmtime të konsiderueshme kur kihet parasysh se ata marrin pjesë së paku në dhjetëra dasma brenda vitit.

Në pamundësi për te folur për shkak të dhunës akustike, dasmorëve nuk iu mbetet tjetër pos të hanë dhe të shikojnë në të gjitha drejtimet. Nën ritmet e muzikës me dominim tallava , ia nis vallja dorë për dore , formohet një rreth që sillet brenda sallës dy hapa para një prapa me një kadence rritëse dhe marramendëse. Më shumë se vallëzim kjo i ngjason një sfilate mode ku secili apo secila del më tepër për të ekspozuar fustanet, apo frizurat e paguara shtrenjtë enkas për këtë mbrëmje.

Dhe pastaj vjen torta, vallëzimi i çiftit, fotografitë, selfijet, sofra ku tallavagjinjtë me cinizëm ulen dhe ia krisin këngëve patriotike që ia kallin « zemrën » dhe xhepin gurbetgjinjëve që shtyhen kush po qet pare ma shumë nga dehja patetike. Dhe kjo skemë përcillet pothuaj dasmë pas dasme, vend për vend, vit për vit.

E gjithë kjo i ngjan një teatri të absurdit ku ti gjendesh me dashje apo pa dashje, dhe ti e duron këtë dhunim akustik, vizual dhe financiar sepse të ka ftuar daja, nipi, vellau, miku…

Nganjëherë mundohesh te gjesh shpëtimin në tualet sepse jashtë mund te ftohesh nga djersitja. Por edhe aty zhurma nuk të len rehat.

Të lutem Bal , mos më thirr në dasëm të tillë.

Kam vendosur të mos vijë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIODRAG SORIÇ/ Reforma e pensioneve: jo rrezik për Putinin
Previous article ENVER ROBELLI/ “Fatmirët e Kosovës në Zvicër”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k