• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Tre dramat që i bëjnë mirë Reformës në Drejtësi
Home
Blog

MERO BAZE/ Tre dramat që i bëjnë mirë Reformës në Drejtësi

July 31st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ka tre zhvillime dramatike në Reformën në Drejtësi që kanë krijuar një gjendje alarmi kryesisht tek ata që nuk besonin se Reforma do të bëhej.

E para ka të bëjë me skualifikimet dramatike nga Vettingu. Sot shumica e Gjykatës së Lartë është rrëzuar nga Komisioni i Vettingut. Po ashtu është asgjësuar dhe Gjykata Kushtetuese.

Ky është me të vërtet një rezultat dramatik, por jo tragjedi. Është një spastrim që i bën mirë sistemit. Kjo tregon se çfarë gjykatash kemi pasur dhe jo çfarë të ardhme të keqe do të kemi në drejtësi.

Skualifikimet e forta tregojnë se hallka kryesore e Reformës në Drejtësi po funksionon dhe kjo është një dramë që i bën mirë Reformës.

Zhvillim i dytë në dukje dramatik, por në thelb propagandistik, është vonesa e ngritjes së institucioneve të Reformës. Është fjala për plotësimin urgjent të dy Gjykatave, asaj të Lartë dhe Kushtetuese, plotësimin e KLGJ dhe KLP, si dhe ngritja e Prokurorisë Speciale.

Boshllëku i momentit që është krijuar nga bllokimet politike të procesit është i tejkalueshëm dhe është më pak i dëmshëm se sa bllokimi i Reformës apo mbajtja në këmbë e insitucioneve të vjetra.

Mungesa e institucioneve mund të vonojë disa muaj drejtësinë, por ekzistenca e sistemit të vjetër e vriste drejtësinë dhe e bënte të pashpresë qytetarin.

Është më mire të presësh disa muaj më vonë për drejtësinë se sa ta humbësh shpresën sot para gjyqtarëve dhe prokurorëve që shisnin drejtësisë siç po shikohet nga procesi i Vettingut.

Ndaj dhe alarmi për boshllëkun e institucioneve është fallco dhe është i fryrë politikisht nga ata që janë të shqetësuar nga funksionimi i Reformës.

Zhvillimi i tretë dramatik real, është mungesa e njerëzve që do të plotësojnë boshllëqet e krijuara bllokimi i Shkollës së Magjistraturës që është një akt politik që dekonspiron gjithë bllokimet e tjera të procesit të Reformës në Drejtësi.

Ata që ankohen se po bllokohet Gjykata e Lartë, apo Kushtetuese,  KLP e KLGJ, të vetmen gjë që kanë në dorë të mos e bllokojnë, është hapja e Shkollës së Magjistraturës, për të cilën, jo vetëm që nuk e japin votën, por bllokimin  e konsiderojnë triumfalizëm.

Kjo është një shenjë e qartë që ndan, ata që e përdorin votën politike për bllokim të reformës, me ata që duan t’i tejkalojnë ngërçet e reformës. Fatkeqësisht ata që po bllokojnë janë të njëjtët që po qahen se Reforma është bllokuar.

Është thjeshtë shpresa e fundit për ta ndaluar atë që nuk ka më kthim pas. Dhe s’kanë faj kur shikon se “gjeneralët” më të përdorur politik në Drejtësi po dorëzojnë “spaletat”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ “Fatmirët e Kosovës në Zvicër”
Previous article DR.ARTAN DUKA/ Në drejtësi po ndodh e paimagjinueshmja. Po veting për pronën?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k