• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
YLLI MANJANI/ Teatri! Lexoni siç duhet mesazhin e Metës, jeni në një situatë shumë delikate
Home
Blog

YLLI MANJANI/ Teatri! Lexoni siç duhet mesazhin e Metës, jeni në një situatë shumë delikate

July 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të presidentit Meta i cili nuk dekretoi ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një të riu. 

Në një shënim në facebook Manjani ka ftuar ligjvënësit shqiptarë që të lexojnë siç duhet mesazhin e Metës për Teatrin. 

“Helmin që deputetët dhe drejtuesit e institucioneve politike në vend kanë me njëri-tjetrin le ta shprehin, por në këtë rast vlen vetëm ARSYEJA dhe ARGUMENTI në kushte tepër të veçanta ku gjendet shteti”- shprehet Manjani. 

Reagimi i plotë: 

Uroj që deputetët të vendosin arsyen mbi emocionin politik dhe ta lexojnë siç duhet mesazhin e Presidentit të Republikës, me rastin e kthimit të të ashtuquajturin ligji për Teatrin Kombëtar! 

Vetëm me arsye të ftohtë mund të tejkalohet kjo situatë shumë delikate, e vështirë sa më s’ka! 

Nuk vlen asgjë çelja e debatit me deklarata koti, që jemi mësuar të dëgjojmë. 

Helmin që deputetët dhe drejtuesit e institucioneve politike në vend kanë me njëri-tjetrin le ta shprehin, por në këtë rast vlen vetëm ARSYEJA dhe ARGUMENTI në kushte tepër të veçanta ku gjendet shteti. 

Mbi të gjitha, fakti që nuk ka një gjykatë që ta vlerësojë kushtetutshmërinë e atij ligji, është arsye e mjaftueshme për t’u tërhequr nga kjo nismë. 

Janë shumë njerëz që kanë të drejtën e ligjit dhe të zotit të ankohen ndaj qeverisë, por nuk kanë se ku. 

Nuk mund të mohohet në asnjë rrethanë e drejta për t’u ankuar e gjykuar nga një gjykatë kompetente! 

Të gjitha konventat kuadër e parashikojnë këtë detyrim të çdo shteti, pavarësisht formës apo llojit të rregjimit politik. 

Ndaj uroj të triumfojë logjika, në këto momente të vështira, të pa jetuara më parë në historinë e shtetit tonë modest! 

Le të shpresojmë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WILDAN RIFATOVA/ Özili si simbol edhe në Bullgari
Previous article ERION VELIAJ/ Teatri. Skenar i qepur keq, ata që shkatërruan Zogun e Zi dhe sheshin Skënderbej janë po ata sot

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k