• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Ndaloni betonin, shpëtojeni nga depresioni këtë popull
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Ndaloni betonin, shpëtojeni nga depresioni këtë popull

July 26th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mentor Kikia

Ja çfarë thotë një studim i fundit në SHBA(Filadelfia), bërë publik, këtë javë:

“Mjafton një lëndinë me bar për të sjellë buzëqeshjen.

Ajo redukton dukshëm stresin e depresionin dhe përmirëson shëndetin mendor për të gjithë ata që jetojnë në qytet, në mes të ndërtesave.

Në zona të degraduara të qytetit, të cilat janë pastruar, risistemuar dhe gjelbëruar, gjendja psikologjike e njerëzve ka ndryshuar pozivisht, mbi 41 %.

Gjelbërimi ishte faktori i parë i kthimit të mirëqënies. Por ndiqej nga pastrimi i mbeturinave, krijimi i vendeve publike me standarte…”.

Le të vijmë në qytete tona….

Pallate kurriz më kurriz, ku as njerëzit e as pemët nuk marrin dot frymë.

Në projektet tona, parqet nuk konsiderohen fare si pjesë e qyteteve, por, më keq akoma, edhe ato që janë shikohen si troje për të ngritur ca pallate të tjera.

Çdo lagje, në qytetet në vende të tjera, ka parqet e veta dhe mjediset e veta publike.

Në cilin qytet shqiptar mund të gjejmë një park, lëndinë, apo thjeshtë një copë pyll brenda zonës urbane? Vetëm në Tiranë ndodhet parku i liqenit, i cili nga koha kur është ndërtuar, vetëm kafshohet nga ndërtuesit.

Kuptoni ju o kryetarë bashkishë, urbanistë, arkitektë, ndërtues se hapësira e blertë nuk është thjeshtë një dekor(që edhe po nuk qe, nuk prish punë).

Ajo është një kurë psikologjike e mendore për njerëzit.

Mos u habisi pse në Shqipëri është dhjetëfishuar përdorimi i antidepresivëve brenda 5 vitesh. Mos u habisni që njerëzit janë nervozë, agresivë e të dhunshëm(që vriten edhe për një vend parkimi).

Nuk është rraca, siç shpesh përpiqemi ta shpjegojmë, është gjendja depresive e psikologjike, si pasojë edhe e jetesës në kafaze betoni të zymtë, rrugë tërë baltë e pisllkë gjithandej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Njeriu që tradhëtoi iluzionet e veta për Kosovën
Previous article ANDREA DANGLLI/ Zjarri në Athinë dhe barcaletat me shqiptarë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k