• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Rama ka kohë që pret një qeveri të përbashkët me PD
Home
Shqipëri

SPARTAK NGJELA/ Rama ka kohë që pret një qeveri të përbashkët me PD

July 23rd, 2018 F.autor Blog, Politikë, Shqipëri 0 comments

Një seancë parlamentare qesharake u shfaq sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Opozita nuk pranoi të votonte ligjet që vijojnë Reformën në Drejtësi.

Nga të gjitha sjelljet u kuptua që edhe Rama e kishte këtë dëshirë. Ai ka kohë që pret një qeveri të përbashkët me Partinë

Demokratike, sepse, i trembur siç është nga Reforma në Drejtës, po kërkon më çdo kusht bllokimin e saj.

Por nuk kupton, sepse për këtë çështje nuk pyet dot ekspertët.

Por, a mund të bëhet dot një qeveri e përbashkët mes krerëve të korruptuar të demokratëve dhe të socialistëve?

Përgjigjia e kësaj pyetje del më një pyetje: po amerikanët e pranojnë një qeveri të përbashkët PS PD?

Në asnjë mënyrë.
Po si mund të shkojnë punët këtej e më pas, nëse Rama e përdor këtë si alibi për të votuar ligjet e Reformës?

Asnjë alibi i nuk mund të ketë për amerikanët. Ata i kanë në dorë të gjithë liderët e korruptuar të këtyre birbove që po kërkojnë të tallen me të ardhmen e shqiptarëve, duke sjellë në politikën e qeverisjes një qeveri të përbashkët, që pastaj të luajë Rama me pretekstin që nuk binden demokratët, ose të krijojë destabilitet shoqëror në Shqipëri.
Po a mund ta lejojnë amerikanët këtë?

Në fakt tani shqiptarët janë sërish në pozicionin kohës së Çadrës. Atëherë duhet sërish një zgjidhje amerikane si ajo e Çadrës. Zgjidhja e Çadrës erdhi me anë të forcës së politikës amerikane. E pra, pyetja sot është pikërisht kjo: a do të vendosë sërish forcën politika amerikane dhe të imponohet kundrejt Metës së pari e Berishës më pas, duke iu vënë përpara faktet që iu rëndojnë?

Sigurusht që po. Kjo do të jetë rruga, dhe shenjat janë që këtë herë do ta bëjnë vetëm me Metën. Prandaj këto ditë sigurusht që kjo çështje do të zgjidhet, sepse tanimë provat dhe faktet e mbledha kundër liderëve të korrupsionit shqiptar, janë edhe më të rënda se një vit më parë.

Në fund të fundit, politika është forcë, dhe forcën e politikës së sotme në lidhje me ecurinë demokratike dhe vendosjen e drejtësisë në Shqipëri, e ka politika amerikane dhe jo korriosioni kryeministror shqiptar.

Pse, si mendoni ju, sekuestrimi i pronave të hajdutit Llalla pikërisht sot, është një rastësi.

Jo, kjo është shprehje direkte e forcës. Por, kundrejt të tremburve të mëdhenj të Shqipërisë, mund të ketë edhe një sulm të tillë direkt. Kjo nuk përjashtohet si zgjidhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARTIN HYFNER/ Kriza e BE, zgjidhja mund të jetë më pak, dhe jo më shumë Europë
Previous article VISAR ZHITI/ “Pjetër Arbnori”- Një dukuri e veçantë, nga i burgosur në kryeparlamentar e tani statujë…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k