• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Strategjia sekrete e Trump-it për NATO-n
Home
Blog

Strategjia sekrete e Trump-it për NATO-n

July 13th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Frida Ghitis, “CNN”

Presidenti Donald Trump i fyeu sërish aleatët e NATO-s në samitin e Brukselit. Udhëheqësit europianë, thanë se ishin përgatitur për një samit të keq, por u shprehën se Trump e bëri atë edhe më keq sesa druheshin.

Samitet vjetorë, kanë qenë një mundësi për të rikonfirmuar unitetin midis miqve të ngushtë, për të punuar privatisht për të zgjidhur mosmarrëveshjet, dhe për të çimenduar një aleancë, suksesi i së cilës në ruajtjen e paqes dhe prosperitetit është i pakrahasueshëm.

Pastaj erdhi Trump, i cili bëri lëmsh samitin, duke pretenduar se aleatët e Amerikës po përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara, duke shtrembëruar faktet, dhe duke bërë çmos t’i bëjë jehonë mosmarrëveshjeve në mediat sociale. Kjo ngre pyetjen, se çfarë po përpiqet saktësisht të bëjë Trump?

Nëse analizoni fjalët e Trump, ai thjesht po përpiqet të frenojë aleatët nga abuzimi me fuqinë e Amerikës. Ai dëshiron që ata të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre. Ai madje mund të argumentojë se qëllimi i tij, është ta bëjë NATO-n më të fortë. Por një vështrim më i afërt ndaj fakteve, sugjeron se Trump po përpiqet të arrijë pikërisht të kundërtën.

Presidenti duket se po përpiqet të shpërbëjë NATO-n. Ai po ekzagjeron dhe shtrembëron faktet financiare, dhe po e bën këtë me zë të lartë, se ai duket se po përgatit përkrahësit e tij në shtëpi për një vendim që do ta trondisë botën, dhe do ta bëjë atë një vend shumë më të rrezikshëm: tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut. Kjo në fakt, do të shkatërronte NATO-n.

Rastësisht, kjo do të përbënte një triumf për Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin, i cili e ka deklaruar publikisht qartazi, se do të ishte shumë mirë për Rusinë nëse NATO do të “përçahej”. Në Bruksel, Trump sulmoi aleatët e Amerikës, duke thënë gabimisht se ata ishin “keqbërës”, dhe duke e akuzuar Gjermaninë se ishte një “peng i Rusisë”, për shkak të një gazsjellësi që lidh të dyja vendet.

Çështjet e shpenzimeve të mbrojtjes, dhe furnizimeve me gaz natyror nga Rusia meritonin diskutimin në samit, por kjo kritikkë publike, me kamerat televizive në sallë, nuk kishte për qëllim zgjidhjen e problemeve, por zmadhimin e mesazhit që ai donte të jepte.

Nuk është çudi, se përse Trump a ka postuar videon në Tëitter. Ai po përpiqet t’i kthejë amerikanët kundër NATO-s. Ose ai nuk e kupton se si funksionon NATO, ose ai po përpiqet të manipulojë opinionin publik me gënjeshtra të rrezikshme.

Është e vështirë të thuash se cila është më e keqe. Aleatët nuk janë keqbërës, dhe Shtetet e Bashkuara nuk paguajnë ndonjë kosto në emër të tyre. Anëtarët kanë arritur një marrëveshje, sipas së cilës, duhet të shpenzojë 2 për qind të PBB-së vet mbi mbrojtjen, dhe se ata do të kërkojnë të arrijnë këtë qëllim deri në vitin 2024.

Shtetet e Bashkuara, e kanë nxitur Europën të rrisë shpenzimet e veta të mbrojtjes, dhe tendenca filloi të përmirësohet nën Barak Obamën. Por Trump po e bën të tingëllojë sikur Shtetet e Bashkuara po paguajnë detyrimet e të tjerëve. Dhe kjo është diçka e rreme.

Vlen të theksohet sërish se Amerika po përfiton dhe përparon nga paqja dhe stabiliteti në Europë, si dhe nga udhëheqja e aleancës më të fortë ushtarake në botë. Dhe shpenzimet e mbrojtjes amerikane, nuk janë të gjitha për të mbrojtur Evropën. Ato përfshijnë kostot ushtarake në Afganistan, Korenë e Jugut, në të gjithë detrat, dhe pagat dhe përfitimet financiare nga trupat ushtarake kudo në botë.

Trump ka treguar se asgjë nuk do ta kënaqë. Asnjë nivel i shpenzimeve të mbrojtjes nuk do të jetë i mjaftueshëm, sepse ajo që ai vërtet dëshiron është të tërhiqet nga aleanca. Udhëheqësit e NATO-s u tronditën, kur Trump u tha befas atyre se ai dëshiron që ata të shpenzojnë 4 për

qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen, duke e dyfishuar papritur pragun që po luftojnë të mbërrijnë.

Ai pretendoi se vetë SHBA-të shpenzojnë aktualisht më shumë se 4 për qind të PBB mbi mbrojtjen, gjë që sipas shifrave më të fundit të NATO-s janë të rreme. Shtetet e Bashkuara pritet të shpenzojnë këtë vit rreth 3.5 për qind të PBB-së. A duhet realisht Perëndimi të shpenzojë 1 trilionë dollarë në mbrojtje? Kjo është absurde.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, shnpenzojnë momentalisht më shumë se të gjitha vendet e tjera të marra së bashku. Rusia shpenzoi vitin e kaluar vetëm 61 miliardë dollarë për mbrojtjen, Kina po shpenzon 175 miliardë dollarë për vitin 2018. Aleatët e NATO-s, duke përjashtuar Shtetet e Bashkuara, po shpenzojnë tashmë më shumë se Rusia apo Kina.

Së bashku, aleatët amerikanë shpenzojnë tashmë rreth 1 trilionë dollarë në mbrojtje, ndoshta më shumë se sa duhet për t’u përballur me armiqtë më agresivë. Shtetet e Bashkuara shpenzuan 623 miliardë dollarë. Natyrisht, Trump nuk pranoi të thoshte se Putini është një armik.

Pra, nëse Rusia është vetëm një “konkurrente”, siç e quajti ai, pse Aleanca e Atlantikut duhet të shpenzojë 1 trilionë dollarë për mbrojtjen? Përgjigjja është se s’ka nevojë. Trump po krijon thjesht pengesa për unitetin – dhe ndoshta për mbijetesën e NATO-s.

Partnerët europianë të Amerikës, kanë rritur tashmë ndjeshëm shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se 8 vende do të arrijnë ose tejkalojnë pragun prej 2 përqind këtë vit, nga vetëm 3 në vitin 2014. Ata po e bëjnë këtë jo vetëm për shkak të presionit të Trump, por sepse ata janë të shqetësuar për Rusinë.

Ata e panë sesi Putin dërgoi forcat e tij në Ukrainë, dhe i vodhi Krimenë. Kur ata shohin Trumpin të flirtojë me Putinin, frika e tyre ndaj Rusisë rritet ndjeshëm. Dhe të shqetësuar nuk janë vetëm fqinjët e Rusisë. Ankthi shtrihet deri në Shtetet e Bashkuara, dhe madje edhe tek këshilltarët më të afërt të Trump.

Sekretari i Shtetit Majk Pompeo, duket se po i lutet shefit të tij që të respektojë aleancën. Ndoshta duke shpresuar se Trump do të lexonte lutjen e tij, ai shkroi në Tëitter:”NATO është aleanca më e suksesshme në histori…Dobësia provokon, forca dhe kohezioni mbrojnë…”.

Dhe të martën, Senati miratoi me një shumicë dërrmuese bipartizane, një rezolutë që rikonfirmon angazhimin e SHBA ndaj NATO-s. Për republikanët, kjo është një votë e guximit. Demokratët ishin më të drejtpërdrejtë, duke e cilësuar të “sikletshme” “fyerjen dhe denigrimin” që Trump i bëri Gjermanisë, duke e akuzuar presidentin se është më besnik ndaj Putinit, sesa ndaj aleatëve të SHBA-së në NATO.

Turi diplomatik i Trump, vetëm sa ka nisur. Spektakli që dha në selinë e NATO-s, ishte një paralajmërim. Pas grushtimit të fortë në fytyrë të miqve të Amerikës, brenda pak ditësh do të jetë koha për të përqafuar “konkurrentin” e Amerikës, presidentin rus që është duke u sjellë si armik i Shteteve të Bashkuara dhe miqve të saj, dhe që pa dyshim është duke e shijuar tërësisht sjelljen e Trumpit në Bruksel./bota.al/j.j

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORIAN KOÇI/ Rivlerësimi i traditës
Previous article SPARTAK NGJELA/ Rasti “Thanza” dhe korrupsioni kryeministror, nga vasali i Beogradit, tek mjeku i Beogradit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k