• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
JENS THERAU/ Realizëm jo eufori në trajtimin e Kinës
Home
Blog

JENS THERAU/ Realizëm jo eufori në trajtimin e Kinës

July 10th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Berlini politik i është kushtuar këtë ditë krejtësisht Kinës. Flamuj të kuq valëviten para ndërtesës së kancelares. Kryeministri kinez Li Keqiang nuk ka ardhur vetëm, por ka sjellë me vete gjithë kabinetin e tij. Këto takime quhen konsultime qeveritare. Dhe një forum ekonomik që zhvillohet pas tyre krijon mundësinë për të investuar tregëtinë e ndërsjelltë.

Partner në vend të SHBA?

Gjermania shikon tek Kina një partner të mundshëm kur bëhet fjalë për të mbrojtur tregëtinë e lirë botërore ndaj sulmeve të tërbuara të presidentit amerikan, Donald Trump. Gati automatikisht gjigandi nga Lindja e Largët merr anën e Gjermanisë. Megjithëse problemet janë të mëdha, madje më të mëdha se një vit më parë, mendojnë ekspertët. Kina vazhdon të përvetësojë knowhow-n e perëndimit me metoda të palejuara duke penguar kështu investimet e ndershme në vend. Për të mos folur për politikën hegjemoniale që zhvillon ndaj fqinjëve, Taivanit dhe Tibetit. Gjendja e të drejtave të njeriut është po ashtu e vështirë. Dhe në politikat e zhvillimit Kina është kthyer në imperialiste, për shembull në Afrikë apo në Pakistan.

Ndërkohë drejtuesi i Kinës është hapur shumë. Ai u takua me 16 vendet e Evropës qendrore në Bullgari. Pas pak kohe do të mirëpresë takimin e nivelit të lartë BE- Kinë në Pekin. Të entuziazmuar me idenë për një “rrugë të re të mëndafshtë” janë edhe ekonomistët e rëndësishëm të Gjermanisë, që kanë duartrokitur gjithnjë proceset e shkurtra të planifikimeve në Kinë, ndryshe nga ato burokratike në Gjermani dhe Evropë. Por duhet shënuar se në një vend demokratik para se të ndërtohen aeroporte dhe qendra biznesi duhen pyetur disa njerëz më shumë. Demokracia është e mundimshme.

Merkel und Ministerpräsident der Volksrepublik China Li Keqiang im Bundeskanzleramt Berlin (DW/Irfan Aftab )
Mbetet një shije e çuditshme kur sheh se Gjermania dhe Evropa drejtohet gjithnjë e më shumë drejt Kinës, vetëm sepse aleatit deri tani më i rëndësishëm përtej Atlantikut nuk i flitet më se ka kthyer krahët. Dhe kryesisht Evropa duhet të gjejë përgjigje të përbashkëta dhe t’i rezistojë joshjes për të bërë bisedime më vete me Kinën. Sepse gjigandi aziatik është shumë i madh, për të qenë në gjendje të trajtojë si partner të barabartë çdo vend të vetëm, duke përfshirë edhe Gjermaninë.

Kina nuk është vend demokratik

E vërtetë është çfarë ka thënë dikur ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel? Që pas Doland Trumpit marrëdhëniet me Amerikën nuk do të jenë më kurrë si më parë? Dhe që Gjermania duhet të ndjekë me ndërgjegje më të madhe interesat e saj me partnerët e tjerë?

Nuk ka rëndësi nëse njerëzit janë të këtij mendimi apo jo, në rastin e Kinës vendimtare është se megjithë atraktivitetin e tregëtisë, nuk duhet harruar se nuk kemi të bëjmë me një vend demokratik. Ne nuk kemi shumë vlera për të ndarë me komunistët e Kinës, megjithë interesat e përbashkëta në tregtinë e lirë dhe mbrojtjen e klimës si dhe tema të tjera. Një vlerë e rëndësishme e Evropës duhet të ishte në fakt mbrojtja e lirisë dhe demokracisë. Dhe e shtetit të së drejtës. Të gjitha këto nuk kanë shumë të bëjnë me Kinën. Por alternativë tjetër nuk ka. Shekulli i kaluar, shekulli amerikan i 20-të nuk ishte dhe aq i keq. Shekulli i 21, shekulli kinez ka dhënë deri tani shumë arsye për shqetësim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THE GUARDIAN: Përjetësia, më keq se vdekja?
Previous article BEDRI ISLAMI/ Gjashtë “përparësitë” rrënuese të Edi Ramës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k