• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Teatri do ta mbrojë opozitën!
Home
Blog

MERO BAZE/ Teatri do ta mbrojë opozitën!

July 7th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta është nën presionin formal të opozitës për të mos u bërë palë me qeverinë, në dekretimin e ligjit të posaçëm për ndërtimin e Teatrit të ri në Tiranë. Presioni nuk vlen aq për të shpëtuar Teatrin nga ligji i ri, se sa për të shpëtuar opozitën nga konflikti i huazuar i Teatrit.

Ligji, edhe nëse refuzohet të dekretohet nga presidenti, kalon sërisht nga Kuvendi, dhe nuk përbën problem, përveç vonesës në kohë. Por qëndrimi i Ilir Metës ka rëndësi politike për opozitën, pasi ai ka në dorë ta mbajë të bashkuar opozitën, ose jo.

Ilir Meta është në një farë mënyre nën presion të mos e dekretojë ligjin, pasi ky është i vetmi vendim që e mban opozitën e bashkuar. Një firmë e tij mbi ligjin, edhe pse nuk ka rëndësi proceduriale për qeverinë, është në fakt një firmë për shpërbërjen e opozitës dhe futjen e saj në një krizë qëndrimesh.

Edhe pse ne jemi mësuar që ai të kritikohet ashpër dhe nga zonja Kryemadhi, përsëri nuk jemi mësuar ta marrim seriozisht këtë sherr familjar në emër të opozitës. E vërteta është se ai ka në dorë më shumë se sa të ardhmen e Teatrit, të ardhmen e opozitës, dhe duhet të veprojë si njeri politik. Ndaj shumica duhet të përgatitet për një votë kundër, jo se ka ndonjë hall me Teatrin, apo me Fushën, por me malin e problemeve që i hapen opozitës nga një votë pro ligjit.

Nga ana tjetër, opozita nuk duhet ta marrë me shumë entuziasëm një votë pro tyre nga presidenti, por duhet t’i jetë mirënjohës vendimit të tij, për të mos i bërë qesharakë në pikë të vapës.

Debati për Teatrin u bë në orët e fundit kauzë e opozitës, pasi ajo hoqi dorë nga axhenda e madhe që kishte disa muaj më parë, axhendë  që kishte të bënte me Komisionin “Tahiri”, e pastaj me çështjen “Xhafaj- Babale”. Të dyja çështjet tani janë të harruara dhe opozita jonë si zakonisht ushqehet me copat e mishit që i hedhin, dhe jo me ato që kërkon vetë.

Në këtë rast, ajo u mori kauzën aktorëve kur ata e lëshuan. Aktorët nisën një aksion bazuar tek përpjekja e tyre për të vendosur një raport të pranueshëm mes të kaluarës historike të Teatrit dhe të ardhmes fizike të tij, betejë e cila në fund anoi nga vendimi për ndërtimin e një Teatri të ri, i cili kundërshtohet vetëm nga një pjesë e seksionit të PD-së brenda Teatrit.

Duke e marrë këtë kauzë PD, ka lehtësuar ndjeshëm raportin e shumicës me aktorët dhe me opinionin publik, pasi tani mbetet vetëm beteja politike. Aftësia e Ramës në këtë pike, ishte se shmangu përballjen me komunitetin e artistëve dhe nxori në skenë PD-në. Është mënyra klasike e tij, se si e tërheq kundërshtarin në fushën e vet, dhe pastaj bën ç’të dojë me të.

Kështu që tani nuk kemi më një opozitë që mbron Teatrin, por një kauzë Teatri, e cila ka rëndësi për mbrojtjen e opozitës së bashkuar. Tani çështja nuk është më a do ta mbrojë opozita Teatrin, por a do ta shpëtojë Teatri çarjen e opozitës. Dhe mendoj se do ta shpëtojë. Ilir Meta do jetë me ta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prof. Anton Çetta: Filozofi i paqëtimit
Previous article ARTAN FUGA/ Pandeli Majko, je në zemrën time. Zoti na foli qartë për ferrin, do na përthithi një gropë e madhe…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k