• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTAN FUGA/ Pandeli Majko, je në zemrën time. Zoti na foli qartë për ferrin, do na përthithi një gropë e madhe…
Home
Blog

ARTAN FUGA/ Pandeli Majko, je në zemrën time. Zoti na foli qartë për ferrin, do na përthithi një gropë e madhe…

July 6th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Artan Fuga vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale, pas kalimit të ligjit për Teatrin Kombëtar në Kuvend.

Fuga shkruan se ky veprim ishte fundi i kësaj shoqërie.

“Me ka dhemb deri ne palce teatri. Arti i arteve, filozofia e filozofise, politika e politikave. Jo me kot e vrane.

Por Zoti gjithcka e ben per te mire! Mjere budallenjte qe kujtojne ndryshe.

E deshi keshtu.

Qe demokracia shqiptare te lindte te studentet dhe te vdiste te teatri. Vdekje me te bukur nuk kish.

Te teatri, aty ku u bashkua tragjedia me komedine.

Aty ku e verteta shfaqet si loje. Ku aktori social dhe aktori ne skene turbull perzjehen ne nje bote rolesh te paqarte.

E vdiq ne nje ditenate termetesh me lekundje paralajmeruese. Qyteti pa demokraci do ju perthithi ne nje grope te madhe krater vullkani shkaktuar nga termeti.

Qyteti vetevrases. Lekundja sizmike eshte imja o mekatare, termetin e prodhoni vete, per mekatet tuaja. Qyteti pa teater me kulla do tu zeje brenda.

E deshi ta vriste enderren duke rrezuar teater e ngritur kulla bina. Betoni kunder shpirtit. Simbol i qarte i degradimit qe edhe femijet te qajne nga qartesia qe Zoti na dergoi. Rrofsh o Zot.

Zoti e deshi qe tre ish– kryeministra te shprehen kunder. Me qarte nuk duhej.

Pandeli Majko je ne zemren time.

Me qarte Zoti nuk mund te n’a e jepte shenjen se kemi arritur fundin, pra do te ringrihemi. E shoh qarte teknologjine e ringritjes. Me Markun e thame te Panorama dje.

E tha qarte.

Me nje ministre hipur ne eskavatorin e pushtetit qe nuk i takon po kthen ne qereste art, kulture, trashegimi.

E fshire nga ndergjegja.

As hunet nuk na kane sjelle kete rrenoje qe po i sjellim vetes.

Prisja te pakten abstenim, se me shume as shpresoja, nuk mund te ngreje doren e shkaterrimit nepunesi qe i kane besuar krijimin.

Cfare thua!!!

Ik, ik, ik,

Bertas ne enderr me termet. Nje hije leviz ne makth.

Shporru fantazem e antikultures nga bota shqiptare!

Ik te mos mbetesh pa falje. Futu ne manastir kallogre, e lutu pa fund, shekuj te perbuzin.

Vete Zoti na e ka sjelle si mallkim, por dhe e si drite transcedente per te pare qarte ferrin ku jemi futur.

O Zot si na dole borxhit? Si na e solle vdekjen e vlerave ne agoni prej dekadash nje dite termeti!

Si ate dite kur Ai mbi kryq Zoti nxiu qiellin.

Dhe e dha shenjen e ringritjes”, shkruan Fuga.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Teatri do ta mbrojë opozitën!
Previous article ARMANDO META/ PD-LSI, 365 ditë… gjumë legjislativ!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k