• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ NATO, Trump dhe Gjermania
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ NATO, Trump dhe Gjermania

July 5th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë fushatës elektorale presidenciale në SHBA, Donald Trump nuk pushonte së përsërituri frazën “Vendet e NATO-s nuk paguajnë për NATO-n, sepse paguajmë ne për to”. Në fakt, të gjitha vendet e NATO-s paguajnë rregullisht aq sa u takon, për shpenzimet e përbashkëta të saj. Ajo që nuk bëjnë shumë vende të NATO-s është se nuk shpenzjonë sa duhet për ushtritë e tyre respektive. Sipas një vendimi të 2006-ës, secili shtet i NATO-s, deri në vitin 2024, duhet ta ketë buxhetin e vet ushtarak të paktën sa 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit respektiv. Vetëm 6 vende të NATO-s (nga 29 gjithsej) e kanë arritur aktualisht këtë objektiv (6 vjet para afatit).

Të gjitha këto hollësira nuk kanë ndonjë rëndësi për presidenitn Trump dhe për votuesit e tij të paarsimuar (nga një vrojtim statistikor paszgjedhor në SHBA, rezultoi se treçereku i votuesve të presidentit Trump nuk kanë kryer asnjë vit arsim të lartë). Prandaj ai vazhdon të përsërisë pa pushim se “vendet e NATO-s nuk paguajnë, sepse paguajmë ne për to”.

Sipas Çërçillit, NATO u krijua për ta mbajtur ariun rus në stepat e tija dhe për ta mbajtur bulldogun gjerman në gjumë. Jo më kot, Gjermanisë iu ndalua të prodhonte ose të blinte armë ofensive, ndërkohë që bazat më të mëdha ushtarake amerikane u ndërtuan pikërisht në vendin që kishte filluar dy luftrat më të përgjakshme botërore. Prandaj edhe nuk është rastësi që Gjermania e ka buxhetin e saj ushtarak sa 1.2% e PBB-së gjermane.

Kundërargumenti kryesor gjerman ndaj retorikës së Trump-it është se, vërtet SHBA e ka buxhetin e vet ushtarak sa 4.3% e PBB-së, por më shumë se gjysma e shpenzimeve ushtarake të saj shkojnë për teatrin ushtarak të Oqeanit Pacifik e Indian (bazat në Afganistan, Japoni, Kore, Guam etj. etj.), i cili është shumë larg teatrit europian (për të cilin edhe u themelua NATO).

Por të gjitha këto hollësira nuk kanë ndonjë rëndësi për presidenitn Trump dhe për votuesit e tij të paarsimuar. Ata e kanë bërë Gjermaninë tabelë qitje elektorale, qysh kur kancelarja gjermane Merkel e shfaqi hapur mospëlqimin e saj ndaj kandidatit/presidentit Trump. Duke filluar me tarifat doganore për automjetet Mercedes e Volkswagen e duke vazhduar me shpenzimet ushtarake gjermane e politikat e refugjatëve, presidenti Trump nuk ka rreshtur së sulmuari Gjermaninë e kancelares Merkel, me synimin për ta minuar këtë të fundit politikisht.

Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra në Gjermani se ushtarakët e lartë amerikanë janë duke studiuar mundësinë e largimit të bazave ushtarake amerikane nga Gjermania. Nuk dihet nëse kjo është një zhurmë taktike elektorale e presidentit Trump, në prag të zgjedhjeve kongresuale amerikane (për të kënaqur votuesit e tij të paarsimuar), apo është një premtim që do t’i bëjë ai presidentit Putin në takimin e afërt mes tyre.

Në qoftë se ndodh kjo e fundit, balancat gjeostrategjike do të ndryshojnë në mënyrë dramatike në Europë. Jo më kot, gjeostrategu më i njohur i kohëve tona, Kisinger, është i shqetësuar nga një tërheqje e mundshme e bazave amerikane nga Gjermania. Sipas tij, kushdo qoftë në krye të Gjermanisë, do ta detyrojë Bundestagun gjerman që të miratojë një buxhet ushtarak shumë më të madh se aktuali. Për më tepër, Gjermania do të detyrohet të ndërtojë ombrellën e vet bërthamore. Dhe sipas Kisingerit, një Gjermani e militarizuar dhe me armë bërthomore mund të jetë ëndërra më e keqe e ardhshme për fëmijët e sotëm europianë…(AFP)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRON GJENMARKAJ/ Më habit fakti pse Berisha po hesht dhe nuk reagon për Teatrin, çfarë ka ndodhur?
Previous article FATOS ÇOÇOLI/ A kanë gojë 3.4 milionë eurot?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k