• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Mbi gazetarinë në kohërat e errëta
Home
Blog

Mbi gazetarinë në kohërat e errëta

June 9th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ndoshta edhe njëherë duhet të shpjegohet se puna gazetareske vërtet përbëhet nga puna.

Se nuk bëhet fjalë vetëm për mbajtjen e një mikrofoni apo një kamere, por për punë analitike, hermeneutike, kritike, gjatë së cilës qëllimi është që mundësisht saktë të hulumtohet, të rrëmohet me pyetje, të shtjellohet një temë sociale, politike, kulturore.

Është e habitshme sa pakujdesshëm ndonjë redaksi televizive po e delegjitimon veten, duke u sjellë sikur nuk ekziston fare – puna redaksionale. Përbetimi se «ne vetëm po përpiqemi të përshkruajmë situatën si është» nuk dëshmon assesi objektivitet vetëkritik, por papërgjegjësi vetëhipnotizuese.

Thua se ashtu e shkarkon barrën, të cilën e ka për detyrë ta bart gazetaria reflektuese: të japë arsye për vendimet, të cilat i marrim me çdo tekst që shkruajmë, çdo karikaturë që vizatojmë, çdo film që montojmë, çdo emision që prodhojmë, çdo titull, çdo grafikë, çdo fjali.

Vendime për atë se përse një pamje e veçantë e realitetit duhet të jetë më relevante se një tjetër, pse një pamje më ilustruese, pse një ngjarje me reprezentative për një rajon, me çfarë asociimi ndërlidhet një temë apo një grup, çfarë ngjyre të zërit i jepet një kronike, cilat afekte preken me atë rast, me çfarë gjesti stilistik formulohet: më shumë kërkues, më shumë akuzues, më shumë shpotitës, më shumë informues.

Si gazetare dhe gazetarë ne përzgjedhim, disave u kushtojmë vëmendje dhe të tjerëve jo, ne krijojmë apo korrigjojmë asimetri të dukshmërisë, ne nuk riprodhojmë vetëm, ne vendosim çka është riprodhim, çka konsiderohet tipike dhe çka jo, ne krijojmë qëllimisht apo paqëllimshëm lidhjet e kolektivave me tipare.

Cilat imazhe bëhen ikona, cilat praktika janë të zakonshme, cilat perceptohen të pazakonshme, cilave shqetësime u rritet vlera dhe cilat përqeshen – këto i bëjmë ne.

Cilat biseda janë të nevojshme për të kuptuar botën e globalizuar?

Cili spektër i perspektivave është i nevojshëm për të qenë i drejtë ndaj shumëllojshmërisë së mënyrave të jetës? Cilat tema sociale, ekonomike, ekologjike janë me të vërtetë urgjente?

Si mund të rikthehen në biseda refleksioni dhe dyshimi? Si mund të diskutohen ato fenomene komplekse, të cilat iu shmangen imazheve dhe gjykimeve të thjeshta?

Çka duhet ndërmarrë kundër dezinformimit dhe gënjeshtrës? Si mund të komunikohet respekti për dinjitetin njerëzor?

Te kritikosh vetëm paragjykimet e të tjerëve, por ato vetjake t’i lësh në këndin e vdekur të paprekshmërisë profesionale, është pak në këto kohëra të errëta. Ne jemi të lëndueshëm nga gabimet dhe keqkuptimet tona dhe vetëm mund të përpiqemi të mësojmë prej tyre.

(Teksti i plotë u botua në gazetën gjermane «Süddeutsche Zeitung». Autorja ka raportuar nga Kosova gjatë vitit 1999).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GENC BURIMI/ Azilkërkuesit e dëbuar nga BE do dynden në Shqipëri. Me këtë përçmim do i marrë Rama negociatat?
Previous article A e shëndoshi moralin mediatik intervista e Fevziut? Jo, përkundrazi!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k