• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
JENS THURAU/ Pyetje për Dr. Merkel
Home
Blog

JENS THURAU/ Pyetje për Dr. Merkel

June 7th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kancelarja iu përgjigj për herë të parë pyetjeve të deputetëve të Bundestagut. Dhe u përgjigj tepër e qetë, duke nxjerrë në pah përvojën, e sigurtë në fakte. Pse e kishte kundërshtuar ajo më parë këtë? pyet Jens Thurau

Dikur, para ca kohe, në një nga mbledhjet e grupit parlamentar unionist Angela Merkel thuhet se e shprehu dakordimin e saj. “Nëse duhet patjetër, atëherë le ta bëjmë”. Shumë parlamentarë të të gjitha grupeve parlamentare kishte kohë që kishin kërkuar që t’i zëvendësonin pyetjet e thata ndaj qeverisë prej përfaqësuesve të popullit, gjithmonë të mërkurave në çdo javë seancash parlamentare, me një spektakël të vërtetë me kryetaren e pranishme të qeverisë. Të paktën tri herë në vit. Sepse deri tani, me vite të tëra, përgjigje për pyetjet e komplikuara kanë dhënë sekretarët e shtetit nga ministritë.

Por në vizitat në botën e jashtme, si për shembull në Britaninë e Madhe dhe në Spanjë deputetët e Bundestagut patën përjetuar sa të gjalla mund të jenë orët e pyetjeve me kryetarët e qeverisë. Dhe tani, pas premierës në Gjermani mund të thuash: ata kishin të drejtë, ia vlejti.

Sulme që humbisnin fuqinë të AfD-së

Ia vlejti edhe për Angela Merkelin. Pse druhej kancelarja nga kjo marrje në pyetje? E sigurtë në fakte dhe pa iu dredhur qerpiku iu përgjigj ajo pyetjeve për raportin me Rusinë, për Donald Trumpin, për Kinën, për skandalin me Zyrën Federale për Refugjatët. Dhe natyrisht, kjo është bërë tashmë e zakonshme në Bundestag, populistët e djathtë të Alternativës për Gjermaninë shkumëzuan dhe provokuan pa fund. Merkeli ka shkaktuar një përmbytje me migrantë, ka asgjësuar miliarda, kur ka ndër mend të japë dorëheqjen?

Bën pjesë pa dyshim në virtytet e mëdha të kancelares që e humbet rrallë kontrollin, kjo u konfirmua edhe këtë herë. Në vend të kësaj, ajo e shfrytëzoi rastin për të shprehur falenderime për mijëra punonjësit e Zyrës Federale të Migrimit. Kështu veprohet, kur do ta lësh që të vejë huq kundërshtari politik. Dhe: kancelarja e shfrytëzoi orën e pyetjeve për disa pozicionime shumë të qarta. A nuk do ta përfshijë ajo Rusinë sërish në grupin e shteteve të mëdha të industrializuara, pra që grupin G7 ta bëjë sërish G8? Në asnjë mënyrë, sepse “aneksimi i Krimesë ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”. Prandaj përjashtimi i Rusisë është i drejtë, tha kancelarja. Pikë.

Mirë për Merkelin ishte edhe që partneri i saj i koalicionit, socialdemokratët i rezistoi tundimit që tensionet e krijuara në aleancën qeveritare t’i shkarkonin në seancën e pyetjeve për Merkelin. Socialdemokratët bënë pyetje të sjellshme specifike, këtu mund të ishin treguar edhe më të ashpër, për shembull duke bërë pyetjen se sa bashkëpërgjegjësi mban Merkeli për kushtet e këqia në Zyrën Federale për Migrimin, bashkëpërgjegjëse ajo me siguri që është. Por kjo pyetje nuk u dëgjua.

Si përfundim: Po të ketë pasur ndonjëherë frikë nga kjo marrje në pyetje Merkeli, nga “pjekja në skarë” siç shkruan disa gazeta, atëherë mund të thuash se frika ka qenë pa bazë. Po të vazhdojë gjithmonë kështu, Merkeli me siguri që do të shkojë me dëshirë për ta pyetur. Dhe fare në fund ajo i la të pranishmit të shijonin pak humorin e saj të qetë, të cilin përndryshe e njohin vetëm njerëz shumë pranë me të: “Sado keq që të vjen, ja që e gjitha mbaroi. Po do të vij prapë”, iu drejtua ajo sallës. Epo atëherë…/DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jetoni ilegalisht në Itali? Salvini: Duhet të bëni gati çantat
Previous article Arroganca e Ramës dhe pafuqia e Bashës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k