• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Fenomeni Rita Ora dhe vallja e Tropojës
Home
Blog

Fenomeni Rita Ora dhe vallja e Tropojës

June 4th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

 Klaudia Malaj/ 

Një mbrëmje e veçantë dhe aspak e ngjashme me tjetrën. Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora performoi mbrëmjen e tre qershorit në Sheshin “Skënderbej” këngët më të përzgjedhura nga repertori i saj.

Rita Ora njihet për famën e saj ndërkombëtare dhe është një nga zërat në top listën e preferencave të të rinjve kudo në botë.

Suksesi i Ritës dje ishte e padiskutueshëm. Mijëra të rinj prisnin me padurim të ndiqnin koncertin live dhe të mund të këndonin njëherësh me Ritën. Përveç këngëve që u kënduan së bashku me publikun, Rita dhuroi një performancë të shkëlqyer, me flokë të kuqe si flamuri i Shqipërisë dhe një veshje të verdhë Rita ishte unike në stilin e saj.

Ajo që shtoi brohëritjet tek ndjekësit ishte vallja e Tropojës. Një nga zgjedhjet e shqiptares që ka emigruar në Britaninë e Madhe, ishte të sillte ritmet shqiptare në performacën me këngë të huaja të mbajtur në Tiranë.

Ndjekësit e shoqëruan deri në çastet e fundit dhe në grupe të krijuara nisën të kërcenin edhe vallen e Tropojës.

Kudo ku një shqiptar ndjen rritmet e gjakut, zemra i dridhet fort dhe e ka të po mundur mos ta tregoj që në venat e  tij rrjedh gjak shqiptari.

Shesh të tej mbushur, të gjithë me duar lartë dhe fishekzjarre për të përmbyllur një natë magjike, kështu ishte mbrëmja që la pas Rita me kujtimin më të mirë në memorjen e shqiptarëve./AlpeNews.al

 

  • Tags
  • Klaudia Malaj
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump kundër të gjithëve, të gjithë kundër Trumpit?
Previous article Panuçi, bëj gati valixhet, bileta t’u pre

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k