• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Blendi Kasmi meritonte një “shpullë”, por jo t’i çahej koka
Home
Blog

Blendi Kasmi meritonte një “shpullë”, por jo t’i çahej koka

June 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Bashkim Kopliku*/

Kryeredaktorit të gazetës RD, z. Kasmi, a i kanë çarë kokën me gur shokët e vet në protestën para Ministrisë së P.B., datë 26.05.2018, apo ia ka çarë me shkop policia?

Kemi ndjekur diskutimet për çarjen e kokës së Blendit, që kur ai me një këmishë tërë gjak këmbëngulte nga spitali, se kishte qenë policia që i kishte çarë kokën me rrezik vdekjeje, me goditje shkopi policor, variant ky që e përsëriti në mediat më të ndryshme, me dhjetëra herë.

Nga ana tjetër, kemi parë video, shkrime e deklarata, që këmbëngulin se atij i kanë rënë me gur të vetët, protestuesit.

Pavarësisht se kush është z. Blendi Kasmi, e vërteta duhet të dalë qartë dhe zyrtarisht.

Duhet që Prokuroria të zbatojë ligjin ekzistues, të shpejtojë të gjejë të vërtetën, pra të fillojë hetim kryesisht, pa pritur kallëzim nga dikush.

Shoqëria jonë shqiptare, nëse vërtetë do të hyjë në BE, duhet të lërë mentalitetin e lënies së gjërave pa iu zgjidhur e vërteta kurrë.

E nëse Prokuroria, rezulton se nuk po bën gjë, atëherë shoqëria civile duhet të protestojë para Prokurorisë, që të gjendet e vërteta e asaj që ka ngjarë, qoftë për një gjë në dukje pa rëndësi: kush i çau kokën kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, gazetës së partisë më të madhe në opozitë.

* * *

Unë personalisht mendoj se pak gjasa ka të mos gënjejë edhe në rastin e mësipërm, një kryeredaktor që shpif si ai, z. Blendi Kasmi, por e vërteta duhet të zgjidhet pa mëdyshje, jo me opinione.

Ja sepse unë mendoj se edhe në këtë rast, z. Kasmi gënjen:

Po ndaloj te dy shpifjet më të thjeshta, që z. Kasmi i ka shkruar 4 ditë para Protestës, 22.05.2018, në gazetën RD, ku ai është kryeredaktor.

Po ndaloj vetëm te këto dy shpifje, sepse ato vërtetohen lehtë si të tilla.

Kryeredaktori shpif:

“Bashkim Kopliku punëtor i ndërmarrjes së televizorëve në Durrës që bëri karrierë politike dhe arriti deri të bëhej deri ministër i Brendshëm”.

E vërteta:

1—Bashkim Kopliku ishte në fakt kryeinxhinieri i ndërmarrjes së televizorëve në Durrës, kur filloi me politikën aktive, kur u zgjodh kryetar i seksionit të PD të ndërmarrjes së tij, dhe jo siç shpif z. Kasmi, se ishte punëtor;

2—Bashkim Kopliku arriti deri në zëvendëskryeministër, dhe jo siç shpif z. Kasmi.

Nuk po e zgjas me pisllëqet e tjera, me gjuhën e tij prej haleje që hidhte mbi mua, sepse po t’i sillja këtu do ndotja dhe këtë faqe, siç ka ndotur ai faqet e gazetës së tij. Por edhe nuk ia vlen të sillen, sepse nuk kishte asnjë argument të vetëm, të drejtë apo të shtrembër qoftë.

U trishtova nga fakti se ky shpifarak halabak, guxon dhe shpif, me atë gjuhë haleje, sepse e di se kjo është një gjellë që i pëlqen lexuesit e tij.

E pra, ata lexues aktualë të RD, ata që sot janë mbi 40 vjeç, janë një pjesë e madhe ish-miq të mi, të ish- zëvendëskryeministrit dhe anëtarit të kryesisë së Partisë së tyre e të kësaj gazete, e që normalisht duhet të ishin ata që duhet të mos bënin të mundur, me qëndrimet e tyre, që të shkruhej një gjë e tillë për mua, dhe po të shkruhej, duhet të ishin ata që duhet të kundërshtonin, të shkruanin këtë përgënjeshtrim, dhe jo unë!

Prandaj them që në titull, se z. Kasmi, meriton shqiptarçe një shpullë, jo fizike, por një “turp të qoftë”, e fatkeqësisht jo vetëm ai…

*Zëvendëskryeministri nga viti 1992 deri 1994

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Seksin? E mësoj nga interneti
Previous article Po shqiptarët pse s’bëjnë turizëm në Kosovë?!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k