• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Çfarë kuptimi ka, që një mazhorancë të largohet nga Parlamenti?!
Home
Blog

Çfarë kuptimi ka, që një mazhorancë të largohet nga Parlamenti?!

June 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

 Ervis Iljazaj/ 

Ajo që ndodhi dje në seancën parlamentare, është një ngjarje e paprecedent. Nuk është parë ndonjëherë, në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër të Botës, që një mazhorancë të braktisë seancën plenare.

Historia e parlamentarizmit pluralist shqiptar, është mësuar me bojkotin e opozitës, por, me atë të mazhorancës duket disi e pabesueshme dhe pa asnjë logjikë politike.

Kjo është shenjë e një krize të thellë politike që po kalon politika shqiptare. Një ngërç, i cili po kthehet në një kosto të madhe për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare.

Pa gjykuar veprimet e opozitës, nëse janë të drejta apo jo, mazhoranca politike, në një demokraci, nuk e ka luksin të bojkotojë parlamentin. Ka vetëm përgjegjësinë të qëndrojë në parlament dhe të negociojë për çdo qëndrim me opozitën.

Sepse, në një demokraci, më e rëndësishme është opozita si institucion, sesa qeveria e radhës. Alternativa politike që përfaqësohet nga opozita, sido që të jetë ajo, është kusht thelbësor për ekzistencën e demokracisë.

Nëse mazhoranca braktis parlamentin, atëherë, është duke bojkotuar opozitën dhe alternativën politike. Nuk ka rëndësi nëse aksioni opozitar është i kritikueshëm apo jo, e rëndësishme është që ai aksion të respektohet. Sigurisht, nëse çdo aksion i saj është brenda limitit që pranon konfliktualiteti politik.

Dhe ngjarje të tilla, me bllokimin e foltores, Parlamenti shqiptar ka parë shumë, për mos të thënë që është një pamje e zakonshme. Në këtë kuptim, kjo sjellje nuk përbën arsye për të braktisur seancën parlamentare. Sepse duke bërë këtë gjë, qeveria faktikisht është duke bojkotuar opozitën. Me braktisjen e parlamentin, mazhoranca, faktikisht është duke delegjitimuar institucionin e opozitës.

A është i mundur një bojkot i tillë në një demokraci?

Sigurisht që nuk ka asnjë logjikë demokratike dhe politike. Me gjithë mëkatet që ka opozita, qeveria është e detyruar të dëgjojë dhe pranojë diskursin politik të opozitës. Është dakord ose jo është një tjetër diskutim. Por, në asnjë mënyrë nuk mund të gjykojë opozitën. Këtë gjë mund ta bëjë vetëm elektorati, dhe, nëse opozita është gabim, është një kosto që e mban vetëm ajo.

Mazhoranca ka për detyrë të respektojë institucionin e opozitës, ka për detyrë dhe përgjegjësi të qëndrojë në Parlament për të zhvilluar dialektikën politike, qoftë ajo dhe konfliktuale si në rastin e djeshëm. Sepse është absurde të mendosh që largimin nga Parlamenti, mazhoranca ta përdorë si betejë politike. Nëse ndodh kjo, atëherë, është fundi i demokracisë.

Kjo është logjika normale politike. Mirëpo, duke qenë se ne nuk jemi në një vend normal, atëherë sjellje të tilla tolerohen. Mirëpo braktisja e parlamentit nga qeveria është përtej çdo limiti.

Kjo është shenja e qartë, që politika shqiptare është totalisht e bllokuar. Gjë e cila ka futur në paralizë gjithë aksionin e saj, si të opozitës, po ashtu edhe të mazhorancës. Vendi është në një krizë qeverisëse që vjen si pasojë e bllokimit të përgjithshme. Prej kohësh nuk flitet më për politika ekonomike, shoqërore, apo për iniciativa të cilat ndikojnë në zhvillimin e vendit.

Një absurd politik, që po gjen shprehje gjithmonë e më shumë në punimet parlamentare. Po të mendosh që Shqipëria është në prag të vendimit për hapjen e negociatave, atëherë, kupton që skizofrenia e politikës shqiptare kalon çdo kufi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të shkruaje shqip në Arbërinë e Skënderbeut dhe Formula e Pagëzimit
Previous article Çfarë fshihet pas punimeve minerale në kufirin e diskutueshëm Sino-Indian nga Kina?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k