• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KLAUDIA MALAJ/ Pse e braktisi opozita Babalen?
Home
Blog

KLAUDIA MALAJ/ Pse e braktisi opozita Babalen?

June 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Opozita shqiptare, Partia Demokratike foli me zë të lartë se dispononte provat më unike në botë për të “fundosur” ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe pas tij të rrëzonin qeverinë Rama.

Duke qenë se me një ish ministër të Brendshëm mundën të bënin çmos që të jepte dorëheqjen dhe të përballej me drejtësinë, (ku deri tani drejtësia është në krah të Tahirit duke e lënë pa masë sigurie, as shtrënguese as ndaluese) menduan se “Babalja” Albert Veliu do të ishte çelsi kyç që do të plaste bombën e radhës në vend.

Një ngjarje e cila njihej prej kohësh, ku thuhej se vëllai i ministrit Xhafaj ishte i implikuar me një bandë trafikantësh të lëndëve narkotike, përveçse nuk solli ndonjë informacion të ri, mediat si kurrë më parë nisën të bënin analizat e komenteve dhe përplasjet që kishin “investiguesi”, pra gazetari dhe vetë personazhi kryesor i cili inskenoi tërë ngjarjen për një “hakmarrje personale”.

Por shkëlqimi dhe dështimi i kësaj ngjarjeje u zbeh me kalimin e kohës, si çdo gjë që nuk na bën më përshtypje sado skandal qoftë pasi  kemi fituar imunitet.

Ditët e fundit Babalja i famshëm u arratis drejtë Kosovës për të kërkuar azil politik, me qëllim që të siguronte jetën.

Audio-përgjimi i publikuar është çuar në Itali për të vërtetuar autencitetin dhe vërtetësinë e zërit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj. Ministri Xhafaj në një reagim në Tëitter u shpreh se nëse përgjimi del i vërtetë do të jepte dorëheqjen.

Ajo që bie në sy është heshtja e opozitës dhe braktisja flagrante që i bënë dëshmitarit X. Përse opozita nuk po i del në krah dhe nuk po e çon çështjen deri në fund? Kaq e pafuqishme është të përballet me të vërtetën?

Nuk dihet se kush përdori kë në këtë situatë, por kemi vetëm prapë dy anë medaljeje. Një humbës (Babalja) dhe një megafon i cili punon sa herë dikush dëshiron të flas në tymnajë./AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SABINE KINKARTZ/ SHBA-BE, nis lufta tregtare
Previous article ILIR YZEIRI/ Vërtet e meritojmë këtë fat?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k