• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Komenti i të ftuarit: Ndërrim pushteti në Irak
Home
Blog

Komenti i të ftuarit: Ndërrim pushteti në Irak

May 21st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Rainer Hermann (FAZ)/ 

Edhe nëse rezultati i zgjedhjeve parlamentare të së shtunës së kaluar qe i ndryshëm nga ai që kishte shpresuar Perëndimi: për Irakun ai ofron megjithatë shanse. Sepse për herë të parë që prej fitores kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik” dhe që prej rimarrjes së Mossulit, tema që i mbizotëronte të gjitha të tjerat nuk ishte më siguria, por korrupsioni i gjithanshëm.

Bojkot me pasoja fatale?

15 vjet pas rrëzimit të Saddam Huseinit, Iraku bën pjesë në vendet më të korruptuara të botës. Të ardhurat nga nafta nuk derdhen në një shtet funksionues me shërbime funksionuese. Për më tepër, shteti irakian është bërë një dyqan vetëshërbimi i një klase politike që pasurohet në mënyrë të pafre.
Prandaj aktivistët patën bërë thirrje për një bojkotim të zgjedhjeve, të cilin shumë, para së gjithash në Bagdad dhe në shtresën e mesme, edhe e ndoqën. Pjesëmarrja në zgjedhje nga ky shkak qe vetëm 45 përqind, në vitin 2014 patën shkuar 60 përqind e votuesve në zgjedhje.
Thirrjen për t’i bojkotuar zgjedhjet nuk e dëgjuan megjithatë mbështetësit e fituesit të zgjedhjeve, të predikuesit shiit Muktada al-Sadr, të cilët para së gjithash vijnë nga shtresat e varfëra të shtresës së ulët.
Sadr e pati bërë luftën kundër korrupsionit dhe pastrimin e stallave të Avgjisë në shtetin irakian në temën më të rëndësishme të fushatës së tij elektorale. Tani predikuesi duhet të ofrojë rezultate dhe ta thajë kënetën e korrupsionit. Me sa duket janë të shumtë ata që besojnë se ai mund ta bëjë këtë.
Duarbosh mbeti lista e kryeministrit të deritashëm Haidar al-Abadi, të cilit i njihet merita që në bashkëpunim të ngushtë me SHBA e drejtoi në mënyre efikase luftën kundër “Shtetit Islamik”. Veç kësaj ai kishte fituar besimin e minoritetit sunit, i cili qe margjinalizuar nën paraardhësin e tij, Nuri al-Maliki. Në këtë mënyrë Abadi e stabilizoi kështu edhe më tej Irakun.

Edhe këtu: Arabi Saudite përballë Iranit

Të dy fituesit e zgjedhjeve të 12 majit, Sadr Hadi al-Ameri, përfaqësojnë një Irak të karakterizuar fort nga feja islame shiite.
Nacionalisti irakian Sadr, i cili drejtoi më 2003 rezistencën kundër pushtuesve amerikanë, do që ta rrënjosë Irakun fort në botën arabe dhe vizitoi për këtë Arabinë Saudite, e cila ka kohë që është tërhequr nga Iraku. Por Ameri është njeriu i Iranit në Bagdad. Ai komandon milicët e fuqishëm shiitë të vendit, të cilët shkollohen dhe financohen nga Irani.
Për t’i forcuar atij krahët, komandanti i njësisë elitë iraniane të Brigadave-Quds, Qassem Soleimani shkoi që në ditën e zgjedhjeve në Bagdad. Me sa duket ai do t’i imponojë el Sadrit një koalicion me Amerin, gjë që Sadr e mohon me vendosmëri. Iraku do të bëhet me këtë një vend tjetër i konfliktit midis Arabisë Saudite dhe Iranit./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Erdogani dhe "shuplaka osmane"
Previous article Eksperiment i rrezikshëm në Itali

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k