• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Pesha e arrogancës dhe humbja e komunikimit të Ramës
Home
Blog

BEN ANDONI/ Pesha e arrogancës dhe humbja e komunikimit të Ramës

December 11th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ka një ngazëllim të pacipë nga politikanët anti-Rama sa i përket mobilizimit të studentëve për kërkesat e tyre, që nuk kërkojnë më asnjë negocim. Në një farë mënyre, kënaqësia e përgjithshme opozitare rrjedh edhe nga fakti i thjeshtë sepse më në fund protestat po marrin drejtim të paparashikuar por të dashur për Opozitën që deri tani ka kundërshtuar gjithçka. Për ta bërë më të thjeshtë të gjithën mendoi vetë kryeministri sot me një Komunikim, që e tregoi të lodhur dhe mbi të gjitha disi të dorëzuar.

 

Përveç sensit qesëndisës dhe sulmues që ai nuk e la dhe sot, e që ia bën edhe më të vështirë në orët në vazhdim diskutimin me studentët. Realisht, problemi i parë i Ramës dhe i stafit të tij mbetet i njohur, por çuditërisht i paidentifikuar nga masa e specialistëve të tij, që nuk guxojnë ta ngrenë zërin. Mungesa e komunikimit. Qeveria e tij nuk e di problemin e studentëve edhe pse në dukje është lehtësisht e kuptueshme. Por duke mos ditur këtë problem, ai nuk kupton realisht edhe qasjen ndaj tij. Këtë mësim të thjeshtë mund t’ia shpjegonte gjithkush nga armata e tij që i bën qejfin.

Universiteti shqiptar, si institucion i dijes kombëtare, është rrënuar. Ai ka një senat të përçarë dhe mbi të gjitha shfrytëzimin e imazhit të Universitetit prej kryeministrave dhe krerët e pafundëm të partive, që përmenden në çdo hap. Të mos harrojmë një moment mënyrën sesi i përdor të rinjtë LSI, me ato imazhet e frikshme dhe të turpshme të Jalit; mobilizimin patetik dhe agresor të grupimeve të të rinjve afër PD-së; apo kinezëritë e grupimeve të PS-së.

Që me Ligjin për Arsimin e Lartë, buxhetin për të dhe procedurat e universiteteve, u duk se edhe kjo qeveri nuk e përballte dot peshën e madhe, që kërkon arsimi për të lëvizur një vend, si Shqipëria. Pasi, vetëm rregullimi i këtij sistemi shkon paralel me ndreqjen e institucioneve të tjera dhe të gjitha bashkë i japin zhvillim vendit tonë.

Vetëm se politika zgjodhi mekanizma, që gjoja autonomia të vendoste, por në fakt ajo balsamosi të njëjtët personazhe që drejtojnë ngado shkollat tona. Dhe, kur shikon demokracinë e tyre zgjedhore nuk të bën përshtypje dhe korrupsioni që po e mbyt arsimin tonë. Më shumë akoma strukturat, ku në borde gëlojnë njerëzit e qeverisë. Për fat të keq, kjo e ka bërë barrën kaq të madhe saqë edhe e gjithë struktura vepron si e padrejtë. Senati dhe bordet janë treguar të padrejta dhe shumë konfuze në ekzistencën e tyre.

Rama sot nënvizoi disa prej këtyre problemeve por në hullinë e tij me një komunikim, që nuk shkon asfare në këtë kohë, kur ai si kumtues i lajmit për te studentët në fund, nuk e përcjellin fare. Arroganca që ai i jep subjektit (lexo vetes) për të përcjellë nuk shkon më te marrësi (studentët), që edhe pse po shkojnë drejt një beteje me qeverinë janë konfuz prej këtij lëmshi, që ka bërë vendi i tyre.

Do vetëm pak vullnet që ky mekanizëm të funksionojë, por para së gjithashtu duhet ndërtuar komunikimi, që kushdo nga njerëzit e iluminuar mund t’ia shpjegoj kryeministrit. Për fat të keq, edhe ai tregoi si paraardhësit që i peshon shumë supeve të vuajtura të vendit tonë. Më e mira do të heshte dhe të bindej sepse kjo është mënyra më e mirë për komunikim në rastin e tij, ashtu si grupi i politikanëve patetikë duhet të mbyllin gojën sinqerisht. Të gjithë i keni një borxh të madh këtij vendi: shpresën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR METAJ/ Për dhjaksin Taulant Muka!
Previous article MERO BAZE/ Vemendja reale e SHBA ndaj shkakut të protestave

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k