• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
Mbi fetvanë e pa kërkuar të myftiut të Tiranës për të mos u marrë me politikë
Home
Blog

Mbi fetvanë e pa kërkuar të myftiut të Tiranës për të mos u marrë me politikë

May 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ilir Nikolla/ 

Edhe pse nuk jam mysliman, prej thuajse 3 dekadash e kam bërë zakon që mbaj një ditë agjërimi gjatë muajit të ramazanit, si shenjë të vlerësimit të përpjekjes së shqiptarëve për të gjetur rrugën e besimit. Agjërimi është edhe mbështetje ne përpjekjen mbarëkombëtare për t’i kthyer besimit dinjitetin e përmasës publike, të ndaluar gjatë 50 viteve të diktaturës dhe të keqkuptuar nga neomarksistët, neoliberalët e post-modernistët e shekullit të 21-të.

Por në vigjilje të ramazanit të këtij viti, myftiu i Tiranës e përzjeu besimin me politikën e ditës, duke bërë thirrje që gjatë ramazanit, t’i qëndrojmë larg asaj. Thirrja për shmangie nga të marrurit me politikë s’është mirëfilli detyrim i klerikëve. Nëse ata s’duan t’i japin një dorë shoqërisë të çlirohet nga zullumet e politikës, le të mos e bëjnë, por s’ka pse të lëshojnë fetva të pakërkuara që shenjtërojnë status quo-në, duke i lënë ministrat e ish-ministrat e brendshëm në punë të vet, të patrazuar dhe me një 30-ditësh omerta nga hetimi i publikut dhe i drejtësisë.

Myftiu Ylli Gurra mund të jetë i kënaqur të mos flasë për politikë gjatë 30 ditëve të ramazanit dhe ndoshta këtë fetva do ta kundërfirmoste me dëshirë edhe Taulant Balla, por çdo besimtar dhe çdo shqiptar që do që në shoqërinë tonë të triumfojnë vlerat dhe jo batakçinjtë që na shesin heroinën për miell e kanabisin për çaj, e ka për detyrë që gjatë 30 ditëve të ramazanit të sivjetmë të kos ndalë së denoncuari atë klikë udhëheqëse që po detyron Shqipërinë të zbrazet dhe qeveritarët të trajtohen nga sistemi si mbinjerëz.

Them që do të ishin 30 ditë të një shërbimi të mirë mbifetar e mbarëkombëtar, paçka se s’do t’i shkonin për shtat Myftiut të Tiranës. Si një partizan i hershëm i kauzës që besimi të fitojë dukjen publike që meriton, jam besimplotë se “fetvaja” e pakërkuar e myftiut të Tiranës s’ka për t’u dëgjuar dhe secili besimtar do ta trajtojë kërkesën për çlirimin e zyrave të shtetit nga narkotrafikantët si një detyrë e ramazanit, si një mision që pas “çdo sakrifice sjell lehtësimin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ecejaket diplomatike të Gjermanisë në Evropën Lindore
Previous article Çfarë dëshiron Irani në të vërtetë në Siri

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k