• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Punëtorët “operativë” të Partisë Demokratike
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Punëtorët “operativë” të Partisë Demokratike

May 14th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Prej afro 10 ditësh, dy prej punëtorëve “operativë” të Partisë Demokratike, kanë nisur një fushatë sulmesh, kësaj here ndaj ministrit të Brëndshëm Fatmir Xhafaj, duke gërrmuar ku të mundin, mbi “bëmat” e familjarëve të tij.

Fiks fare si dikur punëtorët operativë të lagjeve, që pasi arrestoheshe, qoftë për vepra penale ordinere apo për politikë, ishin pikërisht punëtorët operativë të lagjes, që nisnin gërrmimet mbi jetën private të familjarëve, duke shpikur lloj-lloj makinacionesh, për të raportuar sa më shumë materiale negative tek shefat.

Edhe sot në PD, në partinë e cila nuk po ndahet, dhe as ka ndërmend të ndahet përfundimisht nga mentaliteti i së kaluarës, po ndodh e njëjta gjë.

Ajo parti ka me shumicë “punëtorë operativë” dhe jo politikanë karriere. Dy ish-ministrat e Drejtësisë të asaj partie, së fundi kanë nisur fushatën e gërrmimeve si dikur ish-punëtorët operativë të Degës Punëve Brëndshme, për ti treguar Lulzim Bashës (dhe jo demokratëve dhe shqiptarëve) se “ja ne e kemi kapur peshkun e madh të qeverisë”.

Duke folur mbi të kaluarën e vëllait të ministrit (gjë e cila as nuk u intereson shqiptarëve) duke folur mbi proceset penale të tij të nisura madje qysh nga 2010 apo 2012, dy ish-ministrat e Drejtësisë të PD, nuk po bëjnë gjë tjetër, veçse po bëhen gazi botës.

Duke dalë 2-3 herë në javë në konferenca shtypi, duke lexuar deklarata dhe duke tundur para kamerave “dokumentacion origjinal të ardhur nga dosja nga Italia” dy punëtorët operativë të PD, treguan se janë sa të pabesueshëm, aq edhe jashtë realitetit të sotëm politik.

Përballja e tyre në një studio televizive me gazetarët, u kthye në spektakël humori, pasi nuk e prisnin që gjithçka tu kthehej në boomerang, me “zbulimin” që kishin arritur të siguronin.

Duket sikur gjithë platforma dhe programi opozitar i kësaj partie, është ndërtuar mbi kollona prej letre, mbi sajesa dhe shpikje punëtorësh “operativë” të dikurshëm duke u servirur shqiptarëve, jo rrugëtimin e një force politike që ka zgjedhur përballjen me pushtetin, por duke gërrmuar mbi të kaluarën, duke harruar të ardhmen.

E gjithë stradegjia dhe praktika e Partisë Demokratike në opozitë, është ndërtuar mbi thashethemnaja të servirura nga jeminët, ervinët, enkeledët, apo edhe ata që pasi qëndruan nja 6 muaj ministra të kabinetit qeveritar Rama, kujtuan se “u bënë ekspertë të ligjeve”.

Fakti është se, edhe ata që PD ka patur në ministrira dhe drejtori qëndrore në ish-qeverisjen e saj, kanë qenë në një pjesë të mirë të tyre me kursin e Plepave, me atë kurs që mbushi gjykatat dhe prokuroritë me inkompetentë, dhe që sot Vetting-u po i largon, si të paaftë dhe të korruptuar.

Historitë e djeshme dhe të sotme të PD me ish-punëtorët “operativë” të lagjeve, kanë qenë pothuajse gjithmonë pjesë e historisë saj, duke nisur nga ngritja dhe funksionimi strukturave, deri tek vazhdimësia e qeverisjes 20 e ca vjeçare të saj.

Edhe kur duhej, edhe kur nuk ishte e nevojshme, “punëtorët operativë” në PD kishin detyrat e tyre, të gërrmonin mbi jetët private të çdo zëri kundërshtar, mbi jetët private të familjarëve të tyre, duke hartuar pastaj dosjet, akuzat dhe denoncimet e rastit.

Mungesa e shkëputjes nga mentaliteti leninist i dosjeve dhe “punëtorit operativ”, mbetet ndoshta e keqja më e madhe e një partie e cila pretendon se u krijua si e “djathtë”, apo synon të bëhet forcë politike e europianizuar.

Një parti e djathtë dhe demokratike, gjithmonë mbështetet mbi kollona të sigurta mendimi dhe veprimi, që si bazë kanë lirinë e mendimit të çdo anëtari dhe funksionari të saj.

Një parti e djathtë demokratike, ka si platformë drejtimi, lirinë dhe barazinë politike, sociale dhe ekonomike, mbron dhe promovon të drejtat dhe liritë e njeriut dhe pakicave , beson dhe mbron drejtësinë ligjore, duke besuar mbi të vërtetën dhe kurrë mbi gënjeshtrën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Diplomacia si Reality TV
Previous article ELENA FERRANTE/ Nëse do të shkruash, shkruaj!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k