• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ELENA FERRANTE/ Nëse do të shkruash, shkruaj!
Home
Blog

ELENA FERRANTE/ Nëse do të shkruash, shkruaj!

May 14th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nëse ndjen nevojën për të shkruar, atëherë absolutisht që duhet ta bësh. Mos u besoni atyre që ju thonë: Po ta them për të mirën tënde, mos e harxho kohën tënde kot. Arti i dekurajimit me fjalë të ëmbla praktikohet gjerësisht në shoqërinë e ditëve të sotme. Aspak nuk duhet t’u besoni as atyre që ju thonë: je tepër i ri (e re), të mungon eksperianca jetësore, prit. Ne nuk duhet ta shtyjmë momentin  derisa të kesh jetuar sa duhet. Lexo mjaftueshëm, mer një dhomë personale me një tavolinë tënden, me dritare me pamje nga deti, eksperimento intesivisht, jeto në qytete stimuluese, tërhiqu në një kasolle në majë të malit, bëj fëmijë, udhëto sa të mundesh.

Botimi nga ana tjetër, mund të shtyhet. Në fakt, mund të vendosësh edhe të mos botosh fare. Por të shkruarit nuk duhet në asnjë mënyrë të shtyhet për “më pas”. Kur të shkruarit është mënyra jonë e të ekzistuarit në këtë botë, ai vazhdimisht do ta gjejë rrugën për t’u bërë pjesë e çdo aspekti të jetës: në dashuri, shkollë, profesion. Frymëzimi do të insistojë të jetë i pranishëm, edhe kur nuk ke as letër e as laps, sepse ne jemi adhurues të fjalës së shkruar dhe mendja jonë na dikton fjali edhe në mungesë të pajisjeve, me të cilat do t’i dokumentoje ato. Të shkruarit, e thënë shkurt, është gjithmonë aty, dhe na distancon edhe nga njerëzit që i duam më shumë, edhe nga fëmijët që na kërkojnë të luajmë me ta.

Ndjenja e fajit mbërrin shumë shpejt, kur mbarojmë së shkruari. Nëse arrin para se të kesh përfunduar, e nëse nuk mund ta shtypërsh atë – nëse, me fjalë të tjera,  përgjegjësia e dashurisë mbizotëron – epo, ndoshta kjo është një shenjë që tregon se shkrimi te ti nuk ka fuqi të mjaftueshme, se prirja jote ështe e dobët dhe se, fatmirësisht (po, fatmirësisht), në mes të njerëzve ti je më i/e mirë se artistët, shumica e të cilëve janë vetëm për veten e vet, tepër egocentrikë.

Por kini kujdes: duhet të përmbahemi nga iluzionet e pafrytshme, krenare, mizore krijuese për një shenjë cilësie. Dëshira për t’i dhënë formë të shkruar botës, nuk është garanci për një letërsi të mirë. Shkrimi, edhe kur kemi një prirje të fortë, nuk prodhon domosdoshmërisht vepra të paharrueshme.

Dikush mund të jetë i suksesshëm, natyrisht, duke e transformuar zemërimin në shkrim, në një punë fitimprurëse. Por kurrë nuk mund t’i referohesh si plan afatgjatë, nga ana  profesionale. Suksesi dhe prestigji që vjen me të, nuk dëshmojnë asgjë, veçanërisht nëse ambiciet letrare janë të larta. Ne mbetemi të pakënaqur dhe, me sukses apo jo, shkrimi do të vazhdojë të na kujtojë se është një vegël me të cilën mund të nxjerrim shumë më tepër nga sa kemi qenë në gjendje. Ushtrimi zgjat në mënyrë obsesive, dëshpërimisht, gjatë gjithë jetës sonë. Dhe nëse të tjerët na thonë që mjaft tani, ju keni dhënë gjithçka që mund të jepni, ne nuk i besojmë asaj, ne nuk duhet të besojmë. Deri në frymën tonë të fundit, ne do ta mundojmë veten me dyshimin se, vetëm në momentin kur duket se kemi fituar, në fakt kemi humbur. / The Guardian – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Punëtorët “operativë” të Partisë Demokratike
Previous article Epika dhe historia tragjike e Potemkinit të blinduar, që një gjeni i kinemasë e shndërroi në legjendë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k