• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANDREA DANGLLI/ “LGBTI” apo “çmendinë”?!
Home
Blog

ANDREA DANGLLI/ “LGBTI” apo “çmendinë”?!

May 14th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

“Një fëmijë mes paradës së LGBTI-së!” Përpos kësaj, s’dua t’i hyj debateve mbi fenomenin në tërësi: Kush? Kur? Ku? Çfarë? Pse? Si?  I hamendësoj reagimet që mund të më  vijnë pas tyre  dhe mendoj se nuk zgjidh gjë përveç ndonjë zero më shumë në numrat e llogarive të shoqatave që (s)mbrojnë të drejtat e komunitetit me prirje të ndryshme seksuale.

Është debat  i vjetër, shqetësim i hershëm, artikuj pa fund, përplasje të gjata dhe zgjidhje të mangëta që kanë prodhuar veç një klime tepër konfuze.

Jam i vetëdijshëm që edhe këto radhë që ju po lexoni, në sytë e një grupi individësh mbase do të shërbejnë për t’u përdorur si terren “homofobie” në mënyrë që të krijohen kushtet për t’u mbjellë projekte dhe për t’u korrur dollarë.

Këtë praktikë e njohin mirë disa prej përfaqësuesve të këtyre organizatave (jo) fitimprurëse që duke përdorur një kauzë  të  drejtë, kanë ngritur prej vitesh këtë ngrehinë të shtrëmbër që shohim sot. Këtë të fundit, nën mburojën e të drejtave dhe lirive të njeriut, ngjan se po e shtrydhin fort duke sulmuar çdo kënd që drejton gishtin dhe tregon se diçka nuk shkon me të.

Por sot, ngjarjet janë pakëz më ndryshe. Nëse deri dje mendonim për të mbrojtur adoleshentët, ngrehina sot ka “rekrutuar” fëmijët.

Edhe pse mjaft herë kam rezistuar të bje pre e rrjetës së provokimeve që në të shumtën e rasteve ngrihen qëllimisht për të peshkuar, këtë herë flitej për të mitur edhe natyrisht ndjeshmëria s’mund ta qetësojë rebelimin e brendshëm.

Krahas disa veprimtarëve gjatë ditës ndërkombëtare kundër homofobisë (i mirëkuptoj për guximin aktivistët), më shqetësoi fotografia e një vajze të mitur që u publikua nga përfaqësues të këtyre shoqatave.

Duam apo s’duam ne, të reagosh ndaj kësaj ngjarje irituese, është shumë më tepër se një obligim qytetar dhe s’mund të përtypet aq lehtë.

Për mua kjo shkrepje s’është më një kambanë alarmi që thjesht na sinjalizon. Do quhej e lehtë nëse do ta quanim ende kështu. Dje ishte sot jo më.  Tashmë është  shndërruar në kambanë  çeliku që na rrëzohet dhunshëm mbi kokë të gjithëve si shoqëri pa na paralajmëruar më.

Sot në emër të të qenit mendjehapur, shohim se po bëhen pazare me normat më bazike njerëzore duke i  dhënë hapësirë  më tepër se sa duhet atyre që gjenitalet me mision të devijuar, po i shfrytëzojnë si vizon për të përfituar. Madje duke mos kursyer as fëmijët.

Dikush mund të pyesë me të drejtë: Çfarë kërkon mes tyre një fëmijë 5-6 vjeç në një kohë kur duhet të ishte në shfaqje fëmijësh, teatër kukullash, veprimtari edukuese me bashkëmoshatarë, etj?!

Pse organizatat luajnë kaq pisët duke shfrytëzuar fëmijët teksa ai/ajo ende nuk ka as moshën, logjikën apo pjekurinë e duhur për të kuptuar një çështje kaq delikate?!

Boll! Homoseksualët dhe grupi përfaqësues i prirjeve të deformuara seksuale, nuk mund të jenë më të paprekshëm kur kapërcejnë limitet.

Në emër për t’u dukur më pranë botës së qytetëruar, është “lebetitëse” të arrihet deri në atë pikë sa të shfrytëzohen edhe të miturit.

Këto nuk janë punë mllefi, as çështje inati dhe as tema sensibilizimi. Këto janë norma biologjike që minimumi duhen respektuar reciprokisht.

Pastaj nëse s’ka ligje, institucione apo shoqëri që t’i ndalojë këto “lojëra”, atëherë uroj që Zoti t’i hapë mendjen për të ndriçuar “ngrehinën” e ngritur keqas. Ndryshe nga mjaft të tjerë, ky i fundit s’besoj se do të mund të tërhiqet për “hunde”  në emër të kauzës që po shfrytëzohet përtej objektivave mbi të cilat është ngritur.

Sa për sot, kam nevojë për një përgjigje nga shoqëria: Këtë fotografi të këtij fëmijës mes komunitetit do ta quajmë “LGBTI”, “Open minded” apo “çmendinë”?!

P.S; Asgjë me personat që kanë prirje të ndryshme seksuale dhe përpiqen të mos jenë imponues, detyrues, agresivë, arogantë apo të llastuar për shkak të orientimit të tyre. S’dua as t’i mëshiroj, as t’i heroizoj përderisa ata kanë nevojë të ndjehen në uniformë me pjesën tjetër. Uroj që me kohën si shoqëri të mund të thyejmë akujt e izolimit të cilat sapo i rrëzon mentaliteti, i ngrijnë me shpejtësi ata që kanë frikë se humbasin punën. Pse jo, bashkë me të  edhe “frutat e ëmbla” që këpusin duke shkelur mbi kurrizin e atyre që kanë nevojë për ne, siç ne për ata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Epika dhe historia tragjike e Potemkinit të blinduar, që një gjeni i kinemasë e shndërroi në legjendë
Previous article Për kriminelët që na i shesin prokurorët dhe gjyqtarët e tyre si “Falcone”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k