• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
Po na komplekson fakti që s’jemi gay!
Home
Blog

Po na komplekson fakti që s’jemi gay!

May 12th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga Denis Dyrnjaja/

Ka një debat herë të heshtur e herë konkret mbi përkatësinë dhe orientimin seksual. Në krye të herës më duhet të them që nuk paragjykoj dhe as nuk mendoj se duhet të kufizohet kush për prirjet dhe preferencat e tij seksuale, por ama as nuk duhet të na bëjë të ndihemi keq fakti që nuk jemi homo, trans etj. Ka një tendencë nga përfaqësuesit e komunitetit LGBTI që kundërshtarët e tyre në publik ose pjesën tjetër që nuk i mbështet t’i paraqesin, etiketojnë madje edhe t’i sulmojnë si arkaikë dhe demode.
Kundërekspansioni për të ruajtur veten, për të krijuar më shumë hapësirë për mundësinë e kufizuar,, apo për të fituar më shumë liri brenda shumicës dërrmuese, po na vë në pozitat e të fajshmit, pse nuk jemi homo. Shpesh ka nota diskriminimi, dhune e bullizmi ndaj njerëzve LGBTI. Po është e vërtetë, ndoshta edhe e theksuar, por kjo nuk duhet shndërruar në kundërvlerë intimidimi, shpesh edhe fyerjeje ndaj shumicës që nuk ndan të njëjtën preferencë dhe tendencë seksuale si pakica ndryshe. Pra në llojin e vet pavarësisht formës, të dy palët nuk është se kanë sensin e tolerancës dhe pranimit dhe është krejt normale se janë të kundërt e se nuk po flitet thjeshtë për ngjyra.

Kjo është dhe do të jetë gjithmonë një “betejë” derisa palët janë në pole krejtësisht të kundërta dhe do të mbetet të tilla pasi ndasia është aq madhe sa në debatin publik palët tentojnë të përjashtojnë njëra tjetrën, pavarësisht tentativës sipërfaqësore për tolerancë. Brendia fsheh tjetër gjë. Parimisht një gay do të dëshironte të ishte gjithë bota homoseksuale, ashtu sikurse një heteroseksual dëshiron vetëm habitatin e tij.

P
Pavarësisht përpjekjeve titanike është shumë e vështirë të zvogëlohet hendeku., sepse kjo ka të bëjë me egon njerëzore, me vetndjerjen, me traditën dhe me kodin polar të fizikës (të kundërtat tërhiqen një mashkull dhe një femër) dhe të njëjtat shtyhen (një mashkull me një mashkull ose një femër me një femër) përveç devijancave sikurse janë homoseksualët, etj. Jetojmë në kohën kur të ndryshmit duhen lejuar dhe me ta duhet bashkëjetuar në shoqëri dhe komunitet, por respekti i shumicës nuk duhet keqpërdorur dhe shndërruar në arrogancë nga pakica. Ata që nuk mendojnë si pakica nuk kanë faj pse janë ashtu siç janë dhe pse nuk pranojnë dot në mënyrë fiziologjike dhe fizike të kundërtit brenda llojit.
Nuk e dimë si do silleshin homoseksualët nëse do të ishin shumicë dhe jo të gjithë me nivel arsimor dhe shoqëror të mesëm ose të lartë ndaj palës tjetër që mund të ishte minorancë. Kjo është një pyetje hipotetike që nuk i japim dot përgjigje, por nuk besoj se do ishin edhe ata më tolerantë ndaj të kundërve të tyre në preferenca seksuale.

Por kjo pak rëndësi ka. Ne sot jetojmë këtë realitet. Mirë është të jemi sa më pak përjashtues për tjetrin, por kujdes, sepse jo gjithmonë mbrojtja më e mirë është sulmi, sepse sulmi prodhon kundërsulmin dhe kur ai është në disbalancë shifrash, pastaj buron dhuna, qoftë fizike, qoftë

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Myslimanët shqiptarë drejt ndarjes në “Gylenistë” dhe “Erdoganistë”
Previous article Pesë arsyet e sulmit kundër ministrit dhe “Kutia e Pandorës” që pritet të hapet nga trafikanti i 613 kg kokainë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k