• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
Politika dhe simbolika/ Çmimi Karl i Madh për Macronin
Home
Blog

Politika dhe simbolika/ Çmimi Karl i Madh për Macronin

May 11th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Catherine Martens/

Macroni është Presidenti i dytë francez që e merr Çmimin Karl i Madh. Në ceremoni ai e përsëriti vizionin e tij për Evropën, kurse kancelarja Merkel që mbajti fjalën e nderit e vlerësoi atë personalisht.

Akti solemn nuk mund të ishte më i madh dhe më francez në bashkinë e Ahenit. Për të përshëndetur mbajtësin e sivjetëm të Çmimit Karl i Madh, Emmanuel Macron u intonua uvertura nga “La Bourgeois Gentilhomme” e Molierit, me muzikë të Jean-Baptiste Lully, e shfaqur si premierë për Ludvigun XIV, mbretin e diellit, në Oborrin e Versajës.

Emmanuel Macron është burri i dytë i shtetit pas François Mitterand-it që e merr Çmimin Karl i Madh për “vizionin e tij frymëzues për rithemelimin e Projektit Evropian dhe për luftën e tij pasionante kundër nacionalizmit dhe izolacionizmit”, ky është motivacioni për Çmimin. Si bartës i shpresave, i cili jep “impulse të reja”, si “mendimtar i guximshëm pararojë për ripërtëritjen e ëndrrës evropiane”. Këtë guxim Macroni ia tregoi Evropës kur e mori postin e Presidentit nën tingujt e Himnit Evropian. Dhe si mendimtar pararojë u pozicionua ai me fjalimin e tij që tërhoqi shumë vëmendje dhe që u komentua shumë në Sorbonë vjeshtën e kaluar, ku ai u shpreh për një Evropë përparimtare, të mëvetësishme.

Fjala për nder të tij: më shumë personale se politike

Me ankth pritet fjala për nder të Macronit nga ana e kancelares gjermane. Me të lidhet shpresa, që Angela Merkel do t’u japë tani përgjigje propozimeve të tij për reforma për BE – këtu në Ahen, në këtë vend, ku që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore janë nderuar për angazhimin e tyre për Evropën arkitektë të mëdhenj të bashkimit të Evropës, si Robert Schumani. Por shpresa zhgënjehet.

Në një fjalim krejtësisht personal, Angela Merkeli e çmon zellin e palodhshëm të Presidentit francez dhe “entuziazmin e tij, me të cilin ai është në gjendje të marrë me vete të lëkundurit”. Në pika thelbësore ajo megjithatë mbetet te e përafërta. Kur Emmanuel Macron flet në Ahen sërish në favor të një buxheti të Eurozonës dhe për më shumë kompensim fiskal, Angela Merkeli mbetet në terrenin e zakonshëm. Ajo nuk i përgjigjet kërkesës së Macronit për të hequr dorë nga tabutë nacionale dhe për të lejuar për shembull shërbime transfertash brenda BE. Në vend të kësaj ajo bën një kthim pas në histori dhe flet për meritat e “projektit të paqes” Evropë.

Fjalë të qarta drejton ajo në adresë të Rusisë. Ajo e shfrytëzon debutimin e saj në Ahen për ta falenderuar shprehimisht Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko për rrugën e deritashme drejt një Ukraine “në siguri dhe në paqe”. Edhe në adresë të SHBA ajo shprehet me një mesazh të qartë: “Evropa duhet ta marrë fatin e saj vetë në dorë”. Ka kaluar koha, thotë ajo, kur SHBA e mbronin Evropën, tha Merkeli.

Merkeli dhe Macroni për sovranitetin e Evropës

Këtu ajo i afrohet Macronit, i cili e ripërtërin në Ahen apelin e tij për një sovranitet më të fortë evropian. Evropa nuk duhet të ketë frikë, nuk duhet t’u nënshtrohet “tiranisë së ngjarjeve”, por duhet të luftojë për “autoritetin e demokracisë”. Merkeli kujtoi në fjalën e saj të nderit për Macronin se Franca dhe Gjermania u afrohen shpesh “nga anë të ndryshme objektivave të përbashkëta”, por që gjithmonë kanë “gjetur rrugë” në fund.

Gjithsej 850 mysafirë nga e gjithë bota priti salla e Kurorëzimit e Bashkisë së Ahenit këtë vit për ceremoninë e Çmimit. Çmimi Karl i Madh u krijua më 1950 me iniciativën e qytetarëve me ndikim të Ahenit – një fakt që duhet t’i pëlqejë Presidentit Macron, meqenëse suksesin e tij ai e bazon në lëvizjen “En Marche”. Macroni do të vazhdojë ta shtyjë përpara Evropën, do të përpiqet që të shkruajë histori evropiane./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse grinden në Bruksel për kufijtë detarë, Kroacia dhe Sllovenia?
Previous article Emanuel Macron: Europa është fati ynë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k