• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
10 vjet marrëdhënie diplomatike Kosovë-Gjermani
Home
Blog

10 vjet marrëdhënie diplomatike Kosovë-Gjermani

May 5th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Bekim Shehu/

Me konferencën “Demokracia më e re evropiane, Pavarësia, Pluralizmi, Integrimi” organizuar nga ambasada gjermane në Prishtinë shënohet 10 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Gjermani.

Kosova dhe Gjermania vendosën dhjetë vjet më parë marrëdhënie diplomatike dhe që nga atëherë, Gjermania ka vazhduar ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat. Kështu u tha në konferencën “Demokracia më e re evropiane, Pavarësia, Pluralizmi, Integrimi”, ku pos udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, mori pjesë edhe ish-diplomati gjermane Wofgang Ischinger. Kjo konferencë  mbështetet nga shumë fondacione gjermane që veprojnë në Kosovë dhe për ambasadorin gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, këto fondacione  janë, pjesë nga jeta politike e vendit të tij, Gjermanisë.

“Po i shihni prapavijat e tri fondacioneve të mëdha gjermane, kjo është një specifikë në Gjermani, që ne i kemi këto fondacione politike, secili prej tyre me identitetin e vet, por ata duke qenë këtu së bashku për të promovuar këtë konferencë dhe për ta drejtuar atë në pjesën e dytë të konferencës është po ashtu diçka shumë e veçantë. Njerëzit që e njohin Gjermaninë, e dinë që çdo familje politike punon me fondacionin e saj politik”, u shpreh ambasadori Christian Heldt.

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij, tha se Kosova në nisjen e vet si shtet ka pasur menjëherë partneritetin, miqësinë dhe përkrahjen e Gjermanisë.

“Ky partneritet ka ekzistuar edhe më herët, por pas shpalljes së pavarësisë është konfirmuar me njohjen dhe me vendosjen e marrëdhënieve bilaterale diplomatike, marrëdhënie këto që janë zhvilluar në nivelin më të lartë dhe vazhdojnë sot të jenë funksionale në nivel të mirë, të respektuar dhe të besuar. Gjermania është vend që ka sjell në Kosovë jo vetëm donacionet, përkrahjen politike, në siguri përmes ushtrisë, por ka sjell në Kosovë edhe ndjenjën e besimit në perspektivën në të ardhmen, përvojat e saj shumë të çmuara deri te ajo që në Kosovë njihet dhe çmohet si e tillë, brendin gjerman, një vlerë e besueshme”, tha kryeministri Haradinaj.

Gjermania ndër donatorët më të mëdhenj

Gjermania është njëri ndër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, ndërsa së fundi diplomacia gjermane është angazhuar edhe në përmirësimin e raporteve Kosovë-Serbi por edhe në rajon për integrimin e kësaj pjesë në BE. Sipas kryeministrit Haradinaj, Kosova e ka ndier këtë përkrahje përmes proceseve rajonale, siç është procesi i Berlinit.

“Ky proces na ka dhënë garancën se Kosova mbetet në binarë të integrimit evropian dhe ne i jemi mirënjohës Gjermanisë, Kancelares Merkel për këtë proces që na bashkon neve të Ballkanit mes vete, por edhe na mbanë të orientuar drejtë BE-së që është shumë me rëndësi”, tha kryeministri Haradinaj.

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, i cili ka qenë i angazhuari gjerman dhe pjesë e negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës pas luftës së fundit, rikujtoi angazhimin e tij qysh në fillet e kërkesës së kosovarëve për pavarësi, në vitet 90. Ish-diplomati gjermanepërmendi konferencën e Dejtonin ku Kosova nuk arriti të jetë pjesë e saj dhe këtë gjë Ischinger e quajti, gabim.

“Kosova ishte hequr nga agjenda negociuese e Dejtonit dhe në retrospektivë unë mendoj se kjo gjë ishte gabim në vitet e ardhshme pas marrëveshjes së Dejtonit. Ishin saktësisht dy shtete të botës perëndimore që e kuptuan që diçka duhej bërë, ato ishin, qeveria ime qeveria e Gjermanisë, dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ish-diplomati gjerman Wolfgang Ischinger.

Flamur ekonomik i Gjermanisë

10 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Gjermani do të shënohet në Kosovë edhe me një varg aktivitetesh kulturore të organizuara nga ambasada gjermane në Prishtinë.

Gjermania në kuadër të forcave paqeruajtëse KFOR ka të angazhuar mbi 500 trupa. Një pjesë e kampit ku ishin të vendosura këto trupa në jug të Kosovës tashmë është shndërruar në një kamp ekonomik inovacionesh. Transformimi i kësaj pjese të kampit ushtarak në një kamp ekonomik sipas udhëheqësve kosovarë  ka simbolikën e vet, sepse nga flamuri i Bundeswehr-it, në këtë pjesë është  vendosur një flamur ekonomik i Gjermanisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Llotaria demokratike
Previous article Sulmet kibernetike prishin marrëdhëniet Greqi-Turqi

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k