• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BE e dyzuar, Ballkani Perëndimor apo Macron
Home
Blog

BE e dyzuar, Ballkani Perëndimor apo Macron

May 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Teoman Ertuğrul Tulun/

Komisioni Europian miratoi në shkurt 2018-të një strategji nën titullin “Perspektiva e Zgjerimit të Besueshëm për Ballkanin Perëndimor”. Strategjia e konsideron politikën e zgjerimit “si pjesë përbërëse e strategjisë më të madhe për të forcuar BE-në deri në vitin 2025-së”.

Bashkimi Europian prej vitesh ka tentuar ta transformojë rajonin e Ballkanit ontologjikisht, duke filluar që me emrin. Pikërisht për këto përpjekje, rajoni i Ballkanit u nda në disa nën-rajone. Sipas kësaj ndarjeje të gabuar, Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Greqia nuk janë më pjesë e Ballkanit, pasi janë anëtarë të BE-së. Nga ana tjetër, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia përbëjnë të ashtuquajturin nën-rajonin “Ballkani Perëndimor”. Turqia, e vetme, përbën rajonin “Ballkani Lindor”.

Mund të thuhet se udhëtimi i BE-së për zgjerimin në Ballkan ka kaluar nga emërtim të gabuar në krijim të gabuar. Duke shpjeguar shtigjet përkatëse evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, strategjia e sipërpërmendur përshkruan Malin e Zi dhe Serbinë si “vrapuesit e tanishëm të procesit”. Shqipëria dhe (në terminologjinë e tyre të njëanshme) “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” janë etiketuar si vende që “kanë bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e tyre evropiane”, për të cilat “Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandime për të hapur negociatat e pranimit”. Sa i përket Bosnje-Hercegovinës, strategjia deklaron se “Komisioni do të fillojë përgatitjen e aplikimit për anëtarësim të Bosnje Hercegovinës”. “Sa i përket Kosovës, strategjia i referohet marrëveshjes së normalizimit me Serbinë dhe në mënyrë të dyfishtë thekson se Kosova ka një mundësi për një progres të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”.

Përfaqësueseje e Lartë, Federica Mogherini, së bashku me Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn, kohët e fundit paraqiti Paketën vjetore të Zgjerimit në Parlamentin Evropian në Strasburg, duke deklaruar miratimin e shtatë raporteve individuale dhe vlerësimin e zbatimit të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ata deklaruan rekomandimin e Komisionit në mënyrë që Këshilli të hap negociatat e pranimit me “ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë” dhe Shqipërinë. Përveç kësaj, ata thanë se Komisioni Evropian po punon gjithashtu drejt një opinioni mbi aplikimin e Bosnje dhe Herzegovinës, ndërsa bashkëpunimi me autoritetet e Kosovës vazhdon në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Mogherini dhe Hahn gjithashtu theksuan synimin e BE për të vazhduar me lehtësimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore. Ata e përshkruan këtë vendim si “një hap përpara në ditët e sotme për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë, si dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Megjithatë, duke përkuar me këtë njoftim, Presidenti francez Emmanuel Macron në një fjalim në Parlamentin Europian më 17 prill përjashtoi çdo zgjerim të Bashkimit Evropian derisa Bashkimi të reformohet. “Nuk dua që një Ballkan të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë. Por unë nuk dua as që një Evropë, që funksionon me vështirësi me 28 anëtarë sot dhe nesër me 27 anëtarë, të vendosë që ne të mund të vazhdojmë me ritme të shpejta që nesër të jemi 30 ose 32 anëtarë me të njëjtat rregulla”, pohoi ai.

Macron shtoi se ai “do të mbështesë vetëm një zgjerim kur ka së pari një thellim dhe një reformë të Evropës sonë”.

Është mjaft evidente se objektivi themelor i presidentit francez për Ballkanin nuk po sjell paqen, sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin në rajon. Shqetësimi i tij i vetëm është të përjashtojë vende të caktuara si Turqia, e cila historikisht jo vetëm që është pjesë e Ballkanit, por ka marrëdhënie të thella prej shekujsh me rajonin. Madje në encikklopedi thotë se edhe “fjala Ballkan është turke dhe do të thotë mal”

Koha do të na tregojë nëse BE-ja, me mendimet kundërshtuese të Macron, do të ketë sukses në gjetjen e mënyrave për të mos ngecur në një rrugë pa krye në Ballkan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI I VAJZËS/ Lasgush Poradeci tentoi të vriste veten, kur i kërkuan poezi për Enverin
Previous article JORGJI KOTE/ Pse deri në qershor as “Po”, as “Jo”?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k