• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Një Kubë e re pas Castro-s? Jo tamam..
Home
Blog

Një Kubë e re pas Castro-s? Jo tamam..

April 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kanë kaluar 60 vjet që kur dikush tjetër përveç një Castro ishte në krye të shtetit kuban, kështu që vendosja e Miguel Diaz-Canel Bermúdez si president në Havanë këtë javë renditet si një moment simbolik. Por jo më shumë se kaq, të paktën për momentin.

Raul Castro, i cili zgjodhi këtë aparatçik besnik si pasardhësin e tij, mbetet në krye të Partisë Komuniste dhe forcave të armatosura; djali i tij drejton shërbimet e inteligjencës; ish-dhëndri i tij drejton interesat më të gjëra tregtare të ushtrisë. Në fjalimin e tij të parë, Z. Diaz-Canel u zotua se nuk do të kishte “rivendosje kapitaliste” dhe përfundoi me një slogan që nuk ka gjallëruar masat për disa kohë tashmë: “Socializëm ose vdekje! Ne do të triumfojmë!”

Megjithatë, historia e regjimeve komuniste sugjeron që sapo roja revolucionare e vjetër të largohet, ndryshimi është i mundur. Raul Castro, vëllai i vogël i të ndjerit Fidel Kastro, është 86 vjeç dhe nuk ka siguri se miqtë dhe farefisi i tij mund ta mbajnë pishtarin sapo ai të jetë larguar, veçanërisht pasi flaka e tij po dridhet.

Në 10 vitet e tij si president, Raul Castro i hapi ekonomisë një hapësirë të vogël për investimet private dhe ndërmarrjet private, por pa hequr kontrollin e centralizuar dhe të ngushtë të shtetit. Bashkimi Sovjetik nuk ishte më e pranishme për të mbështetur ekonominë, dhe Venezuela, e cila për një kohë e kishte mbushur boshllëkun, u zhyt në ferrin e vet ekonomik. Dhe hapja e Presidentit Barak Obama ndaj Kubës është anulluar pjesërisht nga Presidenti Trump. Rezultati, sipas një studimi nga Richard Feinberg i Institutit Brookings, është një “stanacion i vazhdueshëm” që e ka lënë Kubën gjithnjë e më tej prapa botës në shumicën e fronteve.

Díaz-Canel, 58 vjeç, nuk kishte lindur ende kur vëllezërit Castro zhvilluan luftën e tyre guerrilase nga malet Sierra Maestra.

Është shumë herët të thuhet nëse kjo do të prodhojë një reformator kuban në formën e Mikhail Gorbachev ose Deng Xiaoping, apo nëse Z. Díaz-Canel do të jetë thjesht një mbajtës i një vendi për një brez tjetër si të Castro-s.

Obama bëri një hap të madh në vitin 2014 kur vendosi për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën. Në vend që të përpiqet të ndryshojë rrugën, zoti Trump duhet të bashkohet me fqinjët e tjerë të Kubës për të inkurajuar udhëheqësin e ri kuban të zgjerojë ekonominë private, të lirojë të burgosurit politikë, të rrisë aksesin në internet, të decentralizojë pushtetin dhe në mënyra të tjera të nevojshme, të shkëpusë vendin e tij nga patronazhi i Castro-s./The New York Times – Lexo.al/e.e

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A mund Merkel dhe Macron të shpëtojnë marrëveshjen atomike?
Previous article Rasti Bregu, diferenca mes asaj që zgjedh Europa dhe asaj që zgjedh Basha!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k