• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
Kemi nivelin me te lartë të papunësisë që nga viti ’90/ Si gënjeu deputetja e LSI-së në Parlament
Home
Blog

Kemi nivelin me te lartë të papunësisë që nga viti ’90/ Si gënjeu deputetja e LSI-së në Parlament

April 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Anxhela Ruçi/ 

Në 15 mars të këtij viti, në Parlamentin e Shqipërisë u mbajt mocioni me debat me kryeministrin thirrur nga opozita për ndihmën ekonomike.

Ndër deputetët që u ngjitën në foltore ishte dhe deputetja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj.

Gjatë fjalës së saj, Mehmetaj deklaroi se: “Të gjitha shifrat zyrtare të ardhura nga çdo institucion që i mat ato, thonë se sot kemi nivelin me te lartë të papunësisë që Shqipëria ka parë ndonjëherë qysh nga vitet 1990.”

Duke qenë se Shërbimi Kombëtar i Punës (SHKP) është institucioni përgjegjës për çështjet e punësimit, “Faktoje” kërkoi shifrat e papunësisë për 28 vite, për të parë nëse deklarata e deputetes korrespondon me të dhënat zyrtare.

Gjithashtu, e njëjta kërkesë për nivelin e papunësisë, u dërgua dhe tek Instituti Statistikave (INSTAT).

Në të dhënat statistikore të vëna në dispozicion nga SHKP, rezulton se numri i papunësisë në vitin 2017 ishte 13.6 %, afërsisht i njëjti nivel si në vitin 2006, 2007, 2008, 2009, 2010 dhe 2011.

Ndërsa shifrat e  INSTAT, të përpunuar nga Anketat e Forcës së Punës tregojnë se në vitin 2017, niveli i papunësisë ka qenë 14.1 %.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit niveli më lartë i papunësisë është regjistruar në vitin 1993 me 26.4%, duke hedhur kështu poshtë deklaratën e Kejdi Mehmetaj se në ditët e sotme është regjistruar niveli më i lartë i papunësisë.

Vitin 1996 shënon vitin me më pak të papunë, shifër që arrin në 10.7 %. Duke krahasuar deklaratën e deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj, me shifrat e vëna në dispozicion nga SHKP dhe INSTAT, “Faktoje” këtë deklaratë bërë nga foltorja e Parlamentit do ta klasifikojë GËNJESHTËR.

*Shënim. Për vitet 1990 dhe 1991 nuk ka të dhëna statistikore të regjistruara për nivelin e papunësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALDA BARDHYLI/ Le ta shpëtojmë zonjën Richards
Previous article EDMOND TUPJA/ E verdha

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k