• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FEDERICA MOGHERINI: Inkurajim për të vazhduar në rrugën e reformave
Home
Blog

FEDERICA MOGHERINI: Inkurajim për të vazhduar në rrugën e reformave

April 18th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

KE i jep mesazh pozitiv 28 vendeve anëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit Europian të vendosë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Tani topi është në fushën e Këshillit Europian. “Komisioni rekomandoi sot që Këshilli Europian të vendosë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në dritën e progresit të arritur, duke ruajtur dhe thelluar vrullin aktual të reformës” njoftoi dje ( 17.04.2018) Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Megherini, në një konferencë shtypi në Bruksel, që u ndoq live në Tiranë, në Qëndrën për Informim të BE, ku u prezantua paketa e zgjerimit  të BE dhe vlerësimet e vjetore të Reformave Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

“Procesi po evën në drejtimin e duhur.Vendimi i KE është inkurajim për të vazhduar në rrugën e Reformave”theksoi ajo në këtë konferencë. Mogherini beri të qartë se tani ” varet nga 28 vendet anëtare të Këshillit Europian  të vlerësojnë progresin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë dhe të marrin vendimin. Mesazhi i mirë i është dhënë”

Nuk ka rrugë të shkurtër drejt BE- ka hendeqe të mëdha.

Në njoftimin për shtyp të delegacionit të BE në Tiranë theksohet se “Progresi në udhën evropiane është objektiv, i bazuar në merita që varet nga rezultate konkrete të arritura nga secili vend i veçantë, ku përparësi kanë sundimi i ligjit, drejtësia dhe të drejtat themelore të njeriut.” Mogherini e cilësoi rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ”një hap përpara për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por një perspektivë e besueshme e zgjerimit kërkon përpjekje të qëndrueshme dhe reforma të pakthyeshme”, theksoi ajo.

Konferenca e shtypit në Bruksel ndiqet në Tiranë drejtpërdrejt (17.04)

Komisioneri Johannes Hahn i vlerësoi politikat e zgjerimit të BE “një motor kyç që nxit reformat në Ballkanin Perëndimor, modernizon ekonomitë dhe shoqëritë e rajonit, duke e bërë gradualisht atë një vend më të begatë dhe më të qëndrueshëm, çka është gjithashtu në interesin e vërtetë të BE-së.” Por ai theksoi se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) se “nuk ka rrugë të shkurtër në udhën drejt BE-së. Ka hendeqe të mëdha. Ne duhet t’i shohim reformat, veçanërisht në sundimin e ligjit, të zbatohen më me forcë dhe të prodhojnë rezultate të qëndrueshme. Këto reforma nuk janë “për Brukselin por drejtpërsëdrejti në të mirë të rajonit dhe qytetarëve të tij, si dhe të Evropës si një e tërë”.

Programet e Reformave Ekonomike

Vlerësimet vjetore të Programeve të Reformave Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor të njohura edhe si Progres Raportet 2018 tregojnë rritje të vazhdueshme ekonomike dhe përpjekje për të forcuar stabilitetin makroekonomik dhe fiskal. “Politikat e shëndosha duhet të ruhen dhe të forcohen dhe reformat të përshpejtohen për të reduktuar rreziqet makroekonomike që ende ekzistojnë, për të zhbllokuar burimet për një rritje të qëndrueshme afatgjatë dhe për të përshpejtuar konvergjencën me BE-në” theksohet në komunikatën e Delegacionit të BE, në Tiranë.

Mogherini- Vendosmëri e vullnet në Beograd dhe Prishtinë

Shpresa është që dialogu Serbi-Kosovë të shkojë përpara. “Lidershipi në Beograd dhe Prishtinë mendon se është koha për të ecur përpara. Besoj fort se një marrëveshje mund të arrihet ”, tha Mogherini në konferencën për shtyp. Por ajo theksoi se mes Serbisë dhe Kosovës ka marrëveshje të tjera që duhet të zbatohen. Kredibiliteti qëndron në zbatimin e plotë të marrëveshjeve  të arritura deri tani mes Beogradit dhe Prishtinës. Shoh  vendosmëri dhe vullnet të mirë nga të dyja palët”, theksoi Mogherini, në konferencën për shtyp në Bruksel./ Ani Ruçi, DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHEMAL AHMETI/ Kosova viktimë e Turqisë dhe Serbisë
Previous article RAPORTI/ Alarm në rrjetet sociale, numër rekord imazhesh që tregojnë abuzimet me fëmijë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k