• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Të paktën sot të festojnë të gjithë!
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Të paktën sot të festojnë të gjithë!

April 18th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

T’i integrosh që t’i mbash afër e t’i kontrollosh, apo t’u vendosësh barriera, që të mos paraqiten në dyert e Europës pa ndërtuar qeverisje dinjitoze dhe të bazuara mbi parimin e shtetit ligjor e të tregut të lirë. Kjo dilemë e vjetër e Bashkimit Europian ndaj vendeve aspirante, duket se ka marrë një përgjigje të rradhës të martën në drekë, kur Komisioni Europian vendosi t’i rekomandojë Këshillit Europian hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pas një kalvari të rradhës pritjeje dhe premtimesh, të dyja vendet kanë marrë sot dritën jeshile të Komisionit për të nisur bisedimet për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

Sot shumëkush në Shqipëri ka të drejtë të ndjehet pak më mirë. Qeveria, e cila ka marrë një notë pozitive për aq sa ka bërë këto vite, opozita, për shkak të garancive se këtej e tutje maxhoranca do të jetë më e vrojtuar dhe më pak e lirë në hapësirën e saj për të bërë siç dëshëron, por edhe shqiptarët, për shkak se vendi i tyre do të jetë tashmë një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin  Europian. Një projekt tek i cili ata kanë besuar më shumë sesa serbët, boshnjakët dhe malazezët të marrë së bashku! Sot duhet të festojnë të gjithë!

Nëse Këshilli do të mund t’i tejkalojë në muajt që vijnë, humoret e prishura të disa prej vendeve anëtare, Tirana dhe Shkupi do të nisin ushtrimin e vështirë të përballjes me kriteret drakoniane të anëtarësimit në BE. Një ushtrim që do të marrë me shumë gjasë shumë vite, e që ka një fund të largët, sipas pritshmërive, diku nga gjysma e parë e dekadës së ardhshme. Pritet të jetë esenciale, në këtë segment kohe që na ndan nga fjala e fundit e vendeve anëtare, ecuria e ngjarjeve në Shqipëri.

Me fjalë të tjera, Brukseli vijon ta vendosë theksin tek procesi i vijimësisë së reformave. Dhe më e para ndër to, është natyrishit reforma në drejtësi. Raporti i Komisionit Europian njeh dhe lavdëron avancimin që është bërë në procesin e vetingut, shqyrtimin e klasës së gjyqtarëve e prokurorëve, por në ditët e ardhshme do të jetë e vështirë të bindet Parisi, Berlini dhe kryeqytetet e tjera skeptike, me lekët e qepura në dyshek të ndonjë gjyqtari a prokurori. Me shumë gjasë do të duhen të tjera prova dhe të tjera goditje ndaj krimit e korrupsionit, për të marrë një notë kaluese të shpejtë dhe pa ngritje supesh nga Këshilli Europian.

Rekomandimi i Komisionit Europian për Shqipërinë, e gjen shoqërinë shqiptare në një tension endemik, të rënduar nga sjellja e opozitës së djathtë dhe pakënaqësitë e natyrshme të një pjese jo të vogël të popullatës, përballë vështirësive të dukshme që kalon qeverisja aktuale. Situata ekonomike, pakënaqësitë sociale, reagimet e biznesit dhe hijet e dyshimit që kanë lënë pas historitë me korrupsion dhe kanabis, kanë bërë natyrshëm që shqiptarët të jenë mosbesues, se rruga drejt integrimit europian do të jetë e shkurtër dhe me rezultate të shpejta.

Por hapja e negociatave, si një operacion që ka kaluar nëpër shumë filtra e procese shqyrtuese në instancat e BE, shënon një etapë cilësisht të re, jo vetëm në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, por më në përgjithësi, edhe për të ardhmen e punëve në vendin tonë. Qeveria dhe opozita do të jenë gradualisht më të kontrolluara, reforma në drejtësi do të kërkohet të japë fryte dhe jo më vetëm fjalë dhe lufta ndaj korrupsionit, krimit e drogës, do të shihet me imtësi.

Për vendin tonë hapet një epokë tjetër. Është epoka e ndarjes përfundimtare me tranzicionin postkomunist, i cili ka lënë pas toksinat dhe krizat që na kanë lënë në bisht të trenit europian. Rekomandimi i hapjes së negociatave shënon shansin unik për t’u shkëputur nga kjo epokë historike problemesh dhe krizash të pazgjidhura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IVA TIÇO/ Ç’na duhet vettingu për Berishën? Mbaron punë Armina
Previous article STEPHEN M. WALT/ Amerika nuk mund të besohet më, pavarësisht fuqisë së saj

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k