Fjala e Ivan Gjurçit në tryezën e rrumbullakët të titulluar: “Zgjidhja e problemit të Kosovës, shans apo kërcënim për perspektivën europiane të Serbisë”, në kuadër të dialogut për Kosovën mbajtur me 31 mars 2018 (në të cilën mori pjesë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.shën. im) organizuar nga Grupi i punës 35 të Konventës mbi Bashkimin Europian.
Dialogu i brendshëm, si shans për lëvizje gjë të cilën shoqëria serbe ka evituar ta bëjë për dhjetëvjeçarë me radhë, është ballafaqimi me të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen e saj.
Procesi i bashkëpunimit dhe i dialogut të shoqërisë serbe dhe kosovare për dhjetëvjeçarë të tërëështë praktikisht jo ekzistues. Ndarjet mes njerëzve të shkaktuara nga konfliktet më armë dhe propaganda përkatëse ende nuk janë tejkaluar, përkundrazi, elitat nacionaliste në të dyja palët i nxitin dhe i ushqejnë me sukses. Në një atmosferë të tillë po rriten breza të tërë të rinjsh, që janë të helumar që nga lindja me stereotipet që e përshkruajnë popullin shqiptar apo atë serb si armiq të përjetshëm, uzurpues, simbol të së keqes. Mes nacionalizmave ekstremë serbë dhe shqiptarë, nuk ka pothujase kurrfarë ndryshimi, dhe që të dy sëbashku prodhojnë një efekt sinergjik, i cili emeton urrejtje, dhunë dhe vetëizolim.
Brezat e rinj duhet të njihen me njëri tjetërin në mënyrë që të sigurojmë paqen dhe të ndërtojmë besimin e ndërsjelltë. Shumë qartë dhe konkretisht, na nevojiten programe të shkëmbimit të të rinjve, programe të institucionalizuara, të cilat brezave të pasluftës do t’u ofrojnë shansin për të ndërtuar marrëdhënie me njëri tjetrin mbi baza të ndryshme nga ato që momentalisht u jepen nga brezat e prindërve apo mësuesve të tyre. Këtu te ne kemi simbolin e shqiptarit, terrorist primitiv, apo shpërndarës droge, ndërsa në Kosovë, simbolin e serbit të veshur ushtarak dhe kriminale lufte. Të rinjve duhet t’ua bëjmë të mundur të njohin të vërtetën mbi njëri tjetrin, të punojën sëbashku dhe të krijojnë vlera të reja në mënyrë që të ndryshojmë realitetin në të cilin jetojmë.
Dialogun e brendshëm nuk duhet ta konsiderojmë si platformë për vërtetimin e pozitave negociuese të Beogradit zyrtar. Nëse synimi jonëështë i sinqertë për të kërkuar zgjidhje afatgjatë të konfliktit me shqiptarët, dhe ndarjet e brendshme të shoqërisë, atëherë dialogun duhet ta bazojmë në fakte dhe jo në mite.
Në disa tryeza të rrumbullakëta në kuadër të këtij procesi mund ishte e mundur të dëgjoheshin, me shumë kursim, disa nga shkaqet e qëllimit për pavarësinë e Kosovës, hapi jonë i parë duhet të jetë që të themi me zë të lartë të vërtetën për këtë fakt. Për atë pjesë të së kaluarës për të cilën në opinionin tonë publik nuk flitet. Mjaft më me budallallëqe mbi Shqipërinë e Madhe, pasuritë minerale, bazat ushtarake etj. Shumica e shqiptarëve në Kosovëështë diskriminuar sistematikisht, deri në kufijtë e segregacionit, prakitikisht e kishin të ndaluar pjesëmarrjen në jetën publike, në strukturat shtetërore, të shkollojnë fëmijët, të mjekohen. Pas dhjetë vitesh bisedimesh dhe rezistence paqesore, studimesh nëpër bodrume dhe evitimi i torturave dhe arrestimeve masive, ia filloi rezistenca e armatosur, ndaj së cilës ushtria dhe policia serbe u përgjigj me vrasje dhe frikësime, në kuadër të sëcliës u dëbuan 800.000 njerëz. Aleanca e NATO-s, me synimin për të evituar një katatrofë totale humanitare filloi fushatën e sulmeve ajrore, pas të cilave ushtria dhe shteti serb u tërhoqën nga Kosova.
Sipas bazës së të dhënave të librit Kosovar të kujtesës, gjatë dhe në kontekstin e konflikteve të armatosura, janë vrarë apo zhdukur gjithsejt 13.335 njerëz. Shqiptarët përbëjnë shumicën me 10.812, serbët me 2.197, romët, boshnjakët, malazestë dhe joshqiptarët e tjerë 526 viktima. Pothuajse 1.700 persona ende llogariten të zhdukur.
Serbisë nuk i është rrëmbyer Kosova, as me luftë, as me marrëveshjen e paqes. Serbia ka humbur të drejtën në Kosovë për shkak të mënyrës me të cilan ajo e ka trajtuar popullsinë shumicë shqiptare të Kosovës. Në mënyrë që të jetojmë në paqe njëri afër tjetrit, na duhet ta ndriçojmë këtë faqe të errët të historisë tonë. Duhet të kërkojmë falje në mënyrë që tu japim nderimin që meritojnë viktimat e luftërave dhe krimeve. Duhet të gjejmë dhe të procedojmë të gjithë ata qëkanë kryer krime, dhe, sëpaku pjesërisht të bëjmë drejtësi. Duhet të pendohemi në mënyrë që si shoqëri t’i japim vetes të drejtën për një të ardhme normale. Duhet ta vendosim njeherë e mirë se krimet nuk janë kryer në emrin tonë, por në emër të politikës së cilës kurrë më nuk do t’ia lejojmë të na udhëheqë.
Nuk po flas këtu për gjëra abstrakte, por për njolla në ndërgjegjen e shoqërisë tonë të cilat duhet t’i pastrojmë në radhë të parë për veten tonë, dhe jo vetëm për të tjerët. Nuk na duhet të shkojmë larg për një nga shembujt më të këqinj, dhe faktimit të asaj për çfarë po flas. Vetëm dhjetë kilometra nga vendi ku ne jemi ulur tani, dhjetë kilometra nga qendra e Beogradit, në Batajnicë, janë gjendur varre masive në poligonin e njësisë speciale antiterroriste. Më shumë se 700 kufoma të shqiptarëve të Kosovës, nga të cilat 75 fëmijë, janë zbuluar nga varret në mbarë Kosovën, dhe janë larguar e janëtransportuar pët t’u varrosur në Batajnicë, janë djegur dhe varrosur, me një qëllim të vetëm, për të mbuluar krimet e policëve serbë dhe të forcave ushtarake e paraushtarake. Shteti, dhe shoqëria këtë fakt kanë vendosur ta injorojnë. Në po atë vend vazhdon të jetë poligoni policor, në të cilin gjithkush nga pak mban fjalime politike që flasin për fuqinë e policisë serbe. Nuk ka asnjë përmendore, asnjë pllakë përkujtimore, asnjëfarë shenje. Askush prej ekzekutuesve të kësaj zhvendosje të kufomave nuk është proceduar. Një krim monstruoz i paimagjinueshëm është zbuluar, mu përpara hundës tonë, e ne të vetëdijshëm vendosim, shteti dhe pas tij shoqëria, të flasim për Luftën e Kosovës dhe popullin qiellor serb.
Problemi i raportit tonë ndaj Kosovës është shumë më tepër sesa kapitulli 35 për negocime. E para përgjigje ndaj pyetjeve që shtron ai duhet të jetë ajo të cilën breza të tërë të popujve europianë kanë dhënë kur kanë themeluar BE-në dhe kjo është, largimi prej çdo të keqeje të kryer në luftë, dhe premtimi dhënë të tjerëve dhe vetvetes, se një gjë e tillë nuk ka për tu përsëritur më kurrë. BE-në e kanë siguruar ekipi i gjeneratave të popujve që tërë jetën e kanë kaluar në paqe. Tetëmbëdhjetëvjeçarët tanë janë të parët që kanë rastin në historinë tonë dhe pikërisht për këtë nuk guxojmë t’u mësojmë të urrejnë, por me detyrimin që të ndërtojmë paqen, në një masë të tillë saqë të bëhet i paundur dhe i paimagjinueshëm ndonjë konflikt apo luftë në të ardhmen.
Fjala „kurrë“ e cila është thënë kaq herë në hapësirën publike në të zbrazët dhe për pasojëështë zhvlerësuar plotësisht. E dimë këtë edhe në rastin e Kosovës. Shoqëria jonëeështë e vetëdijshme se Kosova është e pavarur nga Serbia, por ndjek liderët e saj politikë dhe për këtë nuk flet me zë të lartë. Nga ana tjetër, politikanët ndjekin opinionin publik, e për pasojë edhe ata nuk duan të flasin. Në mungesëtë kurajos që të dilet nga rrethrrotullimi dhe të thuhet me zë të lartë e vërteta që të gjithë e dinë, kalojnë vite, dhe me këtë humasin edhe shanse që si shoqëria serbe shtu edhe ajo kosovare të jenë të lumtura, të begata dhe të pasura.
Para së gjithash duhet të sigurojmë paqen.
Fjala e Ivan Gjuriçit në tryezën e rrumbullakët në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën me 31 mars 2018.
Leave a Reply