• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANDREA VOGLI/ Me miell dhe pleh në duar…
Home
Blog

ANDREA VOGLI/ Me miell dhe pleh në duar…

April 14th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

“Hajde mor pleh hajde”, “hajde o pleh hajde”, thërret me dy gishta lart një grua që Partia Demokratike e kishte nxjerrë sot në Shkodër, për të protestuar në krah të 150-200 personave të tjerë. Gruaja që nuk ka lidhje me edukatën – dhe që fatkeqësisht nuk ka as ku ta marrë, po të shohësh frymëzimin që merr prej forcës politike që mbështet – ishte thjesht zëri i dytë i këngës që po këndonte një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Bardh Spahia.

I dërguari i Lulzim Bashës në Shkodër, i jepte zemër vetes dhe atyre që e rrethonin, i ngazëllyer me aksionin e të dyqindëve, që sipas tij, nuk paskan lejuar Kryeministrin e Shqipërisë që të hyjë në qytet.

Që opozitës i ka mbetur vetëm mielli, vezët dhe plehu i zonjës demokrate në krah të Bardhit, këtë shqiptarët e kanë kuptuar me kohë. E kanë kuptuar jo vetëm shumica dërrmuese e tyre, ata që një vit më parë i dhanë Edi Ramës dhe qeverisë së tij një mandat të dytë, me një shumicë parlamentare, të paprecedentë për një forcë të vetme, në historinë e pluralizmit shqiptar. Por nuk janë vetëm kjo shumicë dërrmuese, të vetëdijshëm për tatëpjetën që ka marrë opozita e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Tashmë, mungesa e ideve të opozitës së miellit, plehut, vezës, Flamurit dhe Bardhit është bërë ulëritëse edhe për ata shqiptarë që votuan këto dy forca politike, një vit më parë. Për disa prej tyre, që vendosën me vetëdije ta braktisnin Lulzimin dhe të rrinin në shtëpi një vit më parë, është thjesht konfirmimi i ëndrrës më të keqe që kishin, se Basha dhe të tijtë po e shpinin PD në greminë. Sa për ata të Monikës, deri dje në pushtet, këtyre iu desh pak më shumë kohë për të kuptuar se duhet t’i jepnin fund një herë e mirë të qënit vegla të një force pa parime, pa ide, pa strategji, e cila në krye të saj ka … një çizme. Ilustrimi më i mirë i zhgënjimit të tyre është braktisja masive prej të zgjedhurve në këshillat bashkiakë dhe katandisja e kokoshit të LSI-së, në një thelë.

Qytetarët shqiptarë, të cilëve këto skena teatrale ka kohë që ua “sjellin zorrët në fyt”, ua kanë hequr me kohë vizën mbetjeve të fundit të një politike konflikti, që ka dominuar skenën shqiptare për më shumë se dy dekada. Ashtu sikurse e kuptojnë fare mirë, se këto përpëlitje, sa në sallën e parlamentit, sa në rrugë, të një grushti njerëzish të frikësuar, janë edhe ato shenja shpresëdhënëse se reforma në drejtësi është duke vepruar. Sepse rezultatet e reformës nuk ka përse të vihen re vetëm në salla gjyqesh dhe në fytyra të brengosura gjyqtarësh.

Rezultatet e reformës po vihen re edhe në shkumëzimin epileptik të opozitës së degraduar. Rezultatet e reformës vihen re edhe në lajmin shpresëdhënës që shqiptarët presin të marrin në 17 prill. Një lajm që me siguri do të vendosë gurin mbi varrin e një politike konfliktuale, duke u hapur shqiptarëve rrugën drejt të ardhmes evropiane, dhe duke e lënë opozitën që përpëlitet, me miell, vezë dhe pleh në duar… / Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VITTORIO ZUCCONI/ Rreziku i bombardimeve “demonstrative” të Trump në Siri
Previous article Nuk është fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Por ka një rrezik të madh…

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k