• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
A është drejtësi bashkimi familjar?
Home
Blog

A është drejtësi bashkimi familjar?

April 14th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

GJED-ja forcon me një vendim të saj të drejtat e refugjatëve të mitur – por megjithatë vetëm sa ushqen një iluzion, mendon Alexander Haneke nga Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Gjykatësit e Luksemburgut vendosën sipas drejtësisë. Bëhet fjalë për një të re nga Eritrea, e cila erdhi në Holandë në moshën 17-vjeçare pa familjen e saj. Atje ajo paraqiti kërkesë për azil. Derisa u miratua kërkesa kaloi një farë kohe, vajza mbushi 18 vjeç – dhe për këtë arsye autoritetet holandeze i refuzuan asaj të sillte me vete prindërit, vëllezërit e motrat në Europë. Ky rregull vlen vetëm për të miturit, u tha në argumentimin e autoriteve dhe ajo nuk ishte më e mitur.

Ligji nuk varet nga shpejtësia e nëpunësve të shtetit

E reja nga Eritrea nuk donte të pajtohet me vendimin dhe iu drejtua një gjykate në Hagë, e cila e kaloi çështjen për gjykim tek Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED). Dhe kjo tha se vendimi i autoriteve holandeze nuk është vetëm në kundërshtim me sigurinë ligjore, por edhe me parimet e trajtimit të barabartë dhe të drejtësisë. Përndryshe e drejta për bashkim familjar do të varej thjesht nga sa mirë dhe shpejt punon një nëpunës. Rezultati: dy refugjatë të së njëjtës moshë, të cilët parashtrojnë kërkesë për azil në të njëjtën kohë, mund të trajtohen ndryshe varësisht nga kohëzgjatja e shqyrtimit të kërkesës.

Të gjitha këto janë argumente të arsyeshme dhe të kuptueshme. Edhe Gjermania duhet të përshtasë tani rregullat e saj. Deri tani bashkimi familjar me prindërit dhe vëllezërit dhe motrat lejohet për aq kohë sa refugjatët që jetojnë në Gjermani arrijnë moshën e pjekurisë. Disa refugjatë të rinj dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga vendimi i Luksemburgut.

E megjithatë me vendimin e saj GJED-ja vetëm sa ushqen një iluzion. Iluzionin se një politikë e drejtë ndaj refugjatëve është e mundur. Një vështrim esëll i realitetit na tregon një gjë të ndryshme: a është e drejtë që azil mund të përftojnë vetëm ata që janë në gjendje të paguajnë paratë për trafikantët kriminelë? A është e drejtë që një i ri nga lagjet e varfëra të Marokut, i cili nuk ka perspektivën më të vogël në atdheun e tij, nuk ka të drejtë të qëndrojë në Evropë, kurse një bashkëmoshatar i tij nga Kabuli po? Dhe a është e drejtë që familja e së resë nga Eritrea të marrë vizë vetëm për shkak se ajo arriti ta dërgonte vajzën shpejt në Evropë, kurse familja e një bashkëmoshatareje të saj nga Eritrea, e cila mund të jetë vonuar diku rrugës për disa javë, jo? Kjo është dilema e politikës së refugjatëve. E vërteta është: ajo nuk mund të zgjidhet.

Gjykimi njerëzor krijon padrejtësi të reja

GJED-ja e mori lehtë – në këtë rast individual që kishte për të gjykuar ajo vendosi në favor të drejtësisë. Kjo është njerëzore dhe e kuptueshme, ashtu si çdo vendim në favor të refugjatëve. Por gjykatësit kanë krijuar përsëri padrejtësi të reja. Dhe ata nuk kanë vendosur në kuptimin e ligjit. Sepse ligji thotë se të miturit mund të tërheqin prindërit dhe vëllezërit e motrat e tyre, sepse janë të mitur. Nëse ata nuk janë më të mitur, ata duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si të gjithë refugjatët e tjerë të së njëjtës moshë – pra si të rritur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk është fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Por ka një rrezik të madh…
Previous article SANJA KLJAJIC/ Konflikti Kosovë-Serbi - Katër skenarë të mundshëm

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k