• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Nuk është fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Por ka një rrezik të madh…
Home
Blog

Nuk është fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Por ka një rrezik të madh…

April 14th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Jo, nuk është fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Sulmi i raketave në Siri dhe kryeqytetin Damask ka përfunduar dhe tashmë shihet ajo që ishte kuptuar prej ditësh, që kur në mënyrë impulsive, Donald Trump kishte paralajmëruar një sulm “brenda 24 ose 48 orësh”: ushtria amerikane dhe rusët ishin kujdesur për një “dekonfliktizim”, pra të shmangnin kushtet e një konflikti të drejtpërdrejtë.

Në planet e parashtruara nga Trump në orën 21 të Uashingtonit dhe konfirmuar nga Londra dhe Parisi, synimi është që të përsëriten këto sulme në distancë, duke u kujdesur shumë për të shmangur përplasjet e drejtpërdrejta me aeroplanë ose trupa ruse, që tani kanë mbushur Sirinë dhe kanë kontrollin e vërtetë të forcave të armatosura siriane.

Sulmi pra është demonstrues, një operacion “frenimi”, siç ka thënë Theresa May, kundër përdorimit në të ardhmen të armëve kimike nga ana e diktatorit – përbindësh e quan Trumpi – Bashar Assad, duke marrë të mirëqenë që janë përdorur vërtetë.

Eshtë ai lloj operacionesh ushtarake që është ëprdorur tashmë në të kaluarën, me asnjë rezultat tjetër përveç shtimit të pranisë së forcave ruse dhe iraniane, në mbështetje të Assadit.

Por në paqartësinë e objektivave strategjike, në mungesën totale të rezultateve konkrete që mund të shfrytëzohen për të zgjidhur lëmshin e përgjakur sirian, fushata ajrore e kërkuar nga një president amerikan që kishte nevojë urgjente për një shpërqëndrim, me qëllim që të dilte prej kafazit të hetimit që po i shtrëngohet si lak përreth fytit, gjendet edhe rreziku i madh i këtij operacioni.

Rreziku është incidenti, i paparashikuar, raketa “idiote” që godet një repart rus, një bazë iraniane, një bazë ajrore me mjete ruse apo, e kundërta, raketa kundërajrore ruse që rrëzon një avion amerikan apo anglez, ose godet një anije.

Planifikuesit e kësaj fushate janë përpjekur të minimizojnë rreziqet duke përdorur raketa të lëshuara nga anijet, apo avionët larg prej qiejt apo ujërat siriane, si dhe kanë bërë premtime për të shmangur dëmet kolaterale, domethënë vrasjen e civilëve. Por vetëm dy rezultate mund të dalin nga këto aventura: asgjë, duke e lënë Assadin në mburojën e rusëve, që SHBA nuk guxojnë ta sulmojnë. Apo incidenti, shkëndija që askush nuk e do.

Historia ka një listë të gjatë luftërash të nisura “rastësisht”. Dhe operacioni, sipas Pentagonit, mund të rifillojë. Dhe rreziku i të paparashikuesmes rritet. / La Repubblica – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANDREA VOGLI/ Me miell dhe pleh në duar…
Previous article A është drejtësi bashkimi familjar?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k