• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BERNARD GUETTA/ Nostalgjitë perandorake që destabilizojnë Evropën
Home
Blog

BERNARD GUETTA/ Nostalgjitë perandorake që destabilizojnë Evropën

April 9th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Janë tre shtete që, më të ndryshëm nuk mund të ishin. Hungaria e vogël, e krishterë, ka më pak se dhjetë milionë banorë. Turqia, myslimane, ka një popullsi prej afro 83 milionë banorësh. Federata ruse, me shumicë të krishterë, ka 150 milion banorë. Në pamje të parë, të tre këta shtete dukej se nuk kishin asgjë të përbashkët. Po atëherë, pse po provokojnë kaosin, në rendin ndërkombëtar?

Shtet anëtar i Bashkimit Evropian, e thirrur sot në zgjedhje, Hungaria përgatitet t’i japë për herë të tretë një mandat shumice Kryeministrit Viktor Orban, njeriu që shpiku konceptin e “demokracisë joliberale”, një regjim në të cilin udhëheqësit zgjidhen, por mjetet e informimit janë të kontrolluara, dhe ku liritë vazhdojnë të reduktohen. Hungaria ka hyrë në rrugën e përplasjes me të gjitha vlerat e Bashkimit Evropian, ku në fakt nuk ka ekskluzivitet sepse, që nga Polonia, edhe shtetet të tjera me prejardhje nga ish blloku sovjetik ndajnë me të refuzimin, e cilitdo lloj mbinacionalizmi evropian.

Gjymtime historike

Turqia, vend anëtar i NATO-s qysh prej fillimit të viteve pesëdhjetë, vazhdon të afrohet me Rusinë, prej ku blen armë, ndërkohë që rrezikon gjithnjë e më shumë të përplaset ushtarakisht në Siri, me SHBA apo Francën, për çështjen e kurdëve, të vënë në shënjestër prej Ankarasë, por të cilëve SHBA u besojnë, për të mposhtur Shtetin Islamik. Sa për Rusinë, e dimë mirë se si janë gjërat. Mbetet për të kuptuar se çfarë i bën këta tre vende, shkak të kaq shumë problemeve.

Përgjigja është se, që të tre vuajnë dhimbjen e shkaktuar prej një gjymtimi. Në fundin e Luftës së Parë Botërore, Hungaria humbi më shumë se dy të tretat e territoreve të veta. Në po të njëjtën epokë, Turqia humbi atë që kish qenë një prej perandorive më të mëdha të historisë, perandoria otomane. Ndërsa Rusia, humbi tridhjetë vjet më parë Evropën qendrore që kishte “pushtuar” Stalini, dhe perandorinë që carët kishin ndërtuar gjatë shekujve.

Sot, Hungaria ëndërron të rikthehet tek madhështia e të kaluarës, duke kultivuar nacionalizmin e popullsive hungareze që jetojnë në territoret e humbura.

Pasi u përpoq të rigjejë kufijtë perandorakë përmes një projektimi ekonomik dhe politik, Turqia dëshiron të pengojë kurdët e Sirisë që të fitojnë pavarësinë, me frikën se kjo mund të ushqejë irredentizmin e kurdëve turq. Rusia, në fund, do të donte të vendoste një protektorat mbi vendet që një herë e një kohë ishin pjesë e perandorisë së carëve.

Në thelb, Hungaria, Turqia dhe Rusia kanë të përbashkët faktin që nuk kanë pranuar ende, se nuk janë më ato që ishin dikur. / France Inter – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ONEDA KABASHI/ Fëmijët, reklama dhe bota në kornizën e TV, ja alarmi i psikologëve
Previous article PORTRET SHKRIMTARI/ Ana e errët e Xhek Londonit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k