• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
XHULJO FERZAJ/ Protesta e Kukësit ishte politike
Home
Blog

XHULJO FERZAJ/ Protesta e Kukësit ishte politike

April 3rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Protesta e ditës së shtunë kundër tarifimit të rrugës së “Kombit” u shit si e pavarur nga politika por në të vërtet përfundoi me një bilanc të rëndë, mbetën të plagosur 12 efektiv të policisë së shtetit dhe disa protestues, përveç dëmit ekonomik që u shkaktua në terminalin e pagesës.

Të protestosh nuk ka asgjë të keqe, fundja ky është një element i demokracisë, kjo gjë u respektua nga autoritetet shqiptare, leja u dha për tubim paqësor jo për përleshje. Askush nuk e dinte se ishte planifikuar dhunimi i terminalit të tarifimit dhe efektivëve të policisë, aty pamë njerëz me leva, shishe benzine dhe rekorde kriminale që ishin bërthama e dhunës. Protesta u shit si e shoqërisë civile por në të vërtet organizatorët ishin strukturat e Partisë Demokratikë në Kukës.

Ata kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin e çmimit, kanë të drejtë të protestojnë por jo të shkatërronin terminalin pa pikën e mëshirës, fundja lekët ishin të tonat. Edhe pse protesta ishte politike në të vërtet nuk ka asnjë problem, duhet të kuptojmë se organizatorët e vërtet ishin Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha. Pas përfundimit të protestës që zgjati 4 orë doli menjëherë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila deklaroi se ishte një përgjigje ndaj të keqes, ndërkohë harroi se dy ministrat e LSI firmosën kontratën me kompaninë konçesionare e cila sot do marri tarifën e mirëmbajtjes. Partia Demokratike ishte ajo u akuzua për vjedhjen e 1.3 miliardë eurove, ndërsa sot nxiti protestë. Nga ana tjetër shoqëria civile u prononcua të thoshte se organizimi ishte i saj, mori përsipër një barrë që nuk ishte fare e saja, kontrolli u mor nga opozita.

Nuk them se shoqëria civile nuk u përfshi në protestë por më saktë dështoj të bënte një protestë të pavarur nga politika, ndërkohë Partia Demokratike me një distancë formale nga strukturat e saja në Kukës, planifikoj degradimin e protestës, së bashku me LSI-në. Kryemadhi nga ky qark mori një goditje nga vetë këshilltarja e saj e cila u shpreh publikisht se do të mbështeste PS-në. Largimet nga LSI tregojnë se vetë anëtarët e saja janë të vetëdijshëm të kuptojnë se në çfarë qorr saku e ka çuar Monika Kryemadhi këtë parti politike. LSI e drejtuar nga Kryemadhi ka prirje të jetë ekstremiste në reagime pas hemoragjisë brenda saj.

LSI nxori në protestë personat më të dhunshëm së bashku me PD, disa prej tyre kishin rekorde kriminale, mjafton të shikoje se si i turreshin policisë dhe sporteleve duke i shkatërruar me leva për ti djegur më pas. Mes protestueseve kishte dhe persona që prekeshin vërtetë nga tarifimi, por me siguri do ketë skema lehtësuese për banorët e kësaj zone, gjë e cila do e lehtësoj xhepin e tyre. Tarifimi në rrugën e “Kombit” u shit si zhvatje e xhepave të qytetarëve nga qeveria, kjo ndodhi për shkak të propagandës së organizuar nga PD dhe LSI. Gjë e cila revoltoi banorët e Kukësit të cilët realisht kanë vështirësi ta paguajnë por ata duhet të kërkonin skema lehtësuese, gjë e cila është planifikuar nga qeveria. Protesta do ishte organizuar edhe sikur tarifimi të ishte 0.5 apo 1 euro. Llogaritja bëhet në bazë të kilometrave të rrugës, në krahasim me vendet e rajonit është më e ulëta. Psh. Autostrada Shkup-Gostivar paguhet 5.5 euro për një gjatësi rruge 113 kilometra.

Kryeministri Rama është realisht personi që po përpiqet me të gjithë forcën e tij ta çoj Shqipërinë drejtë Bashkimit Europian. Këtë e ka dëshmuar me vepra! Për një gjë të jenë të sigurt qytetarët se vendosja e tarifës, ka synim mirëmbajtjen e rrugës, mbi të gjitha heqjen si barrë e buxhetit të shtetit, ashtu si kanë vepruar vendet e rajonit. Kryeministri Edi Rama por përpiqet që ekonominë e Shqipërisë ta kaloj në një fazë të re e cila do ti japi mundësinë vendit tonë të ketë  një buxhet më të lartë. Por si arrihet kjo? Ashtu siç do vend tjetër, nuk jemi ne të parët që e shpikëm tarifimin e mirëmbajtjes së rrugëve. Kroacia, Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Rumania e kanë aplikuar me kohë. Shqipëria nuk mund të vazhdoj si në qeverisjen e Berishës, ku borxhi merrej për të larë borxhin, dhe nuk investohej në një fushë që nxirrte fitimin por edhe ndikonte në rritjen ekonomike.

Rama synon jo vetëm mirëmbajtjen e kësaj rruge por edhe grumbullimin e një buxheti që mund të përdoret për përfundimin 100 % të rrugës së “Kombit”, dhe krijimin e mundësisë për financimin e rrugëve të reja. Ne duam integrimin në Bashkimin Europian por kjo nuk bëhet duke mos paguar taksa, siç tha Sali Berisha, Lulëzim Basha dhe Monika Kryemadhi të cilët bën thirrje që qytetarët të mos paguajnë taksa. Përveç kësaj ata bënë thirrje edhe për mos bindje civile pasi në Shqipëri nuk ka demokraci, dhe se tarifimi i rrugës së “Kombit” po bëhet për të vjedhur qytetarët. Ata kanë të drejtë sepse ia kanë hedhur pa u lagur nga drejtësia shqiptare, pasi kanë vjedhur 1.3 miliard lekë. Nëse sot do ishte në pushtet PD-LSI të jenë të sigurt qytetarët se s’do paguanin 5 euro por 10, pra dyfishin. Reagimi në protestën e Kukësit ishte një veprim i pakontrolluar si ai i Monika Kryemadhit në sallën e kuvendit, reagim instiktiv ndaj hemoragjisë së brendshme nga vetë këshilltarët e kësaj force e cila vetëm parti politike. Ndërsa Basha nuk e harron dot humbjen e thellë përball Partisë Socialistë, ndërkohë është i paaftë të sjelli një platformë qeverisëse, ai nuk e harron dot skandalin me lobin rus por përpiqet të krijoi zhurmë që të fshihet.

Nëse Lulëzim Basha ofron një platformë qeverisëse me të mirë se ajo e Edi Ramës atëherë tu ngelet qytetarëve vlerësimi. Basha në një kohë që brenda PD-së presin një alternativë ndryshe, ky i fundit u ofroj protestën  Kukësit. Kështu do vijë në pushtet Basha? Kështu nuk po ofron asnjë gjë për qytetarët përveçse do marri përsëri një shuplak në zgjedhjet e 2019 por edhe ato të përgjithshmet. Nga ana tjetër LSI është braktisur nga vetë anëtarja e saj në Këshillin Bashkiak të Kukësit, ajo u bashkua me PS, ky nuk ishte rasti i vetëm por largime ka pasur në disa qarqe. LSI dhe PD kanë kohë që e kanë humbur orientimin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke bllokuar së bashku këtë proces jetik të vendit. Prej kohësh janë bërë peng për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Jo më kot, u organizuar protesta e Kukësit e cila në të vërtet ishte politike, ajo përdori qytetarët që ishin vërtet protestues, midis saj angazhoj persona të dhunshëm me rekorde kriminale, më pas vrapoj ta merrte në dorë kontrollin e saj duke dërguar deputet të PD dhe LSI.

Me të drejtë disa qytetarë të Kukësit preken nga kjo tarifë, për këtë është menduar skemë lehtësimi gjë e cila do ti favorizoj banorët e kësaj zone. Të jenë të sigurt se PD dhe LSI as që i intereson xhepi i qytetarëve përveçse të përdorin zemërimin e tyre, ashtu siç bënë në protestën e 1 Prillit. Tarifimi është një proces i cili duhet të vazhdoj të aplikohet jo vetëm në rrugën e “Kombit” por edhe në akse të tjera nacionale, kjo do ndihmoj në zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e buxhetit, kështu do kemi një ekonomi e cila lëviz dhe jo të marrim borxh për të larë borxhet. Tarifimi nuk ka qëllim dëmtimin e qytetarëve por ashtu siç deklaruan Basha dhe Kryemadhi, por mirëmbajtjen e saj ashtu siç do vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian në të ardhmen, ndërkohë PD dhe LSI, kanë dëshmuar se nuk iu intereson fare kjo gjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Rama pafillo që bredh sa në Stamboll e në Moskë, por njerëzit nuk ngrihen as për Berishën
Previous article MIRA KAZHANI/ New day, same sh…

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k