• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ANI RUÇI/ Shqipëri, protestë e dhunshme kundër taksës në “Rrugën e Kombit”
Home
Blog

ANI RUÇI/ Shqipëri, protestë e dhunshme kundër taksës në “Rrugën e Kombit”

April 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Protestë e dhunshme kundër taksës në “Rrugën e Kombit”. 14 policë dhe tre protestues të plagosur. “Rruga e Kombit” është e para rrugë me pagesë në Shqipëri .

Protestuesit në Kukës qëlluan me gurë dhe u vunë sporteleve flakën

Vendosja nga qeveria Rama e taksës për kalimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit” , që lidh Shqipërinë me Kosovën, është pritur me një protestë të paralajmëruar nga banorët e qytetit verior të Kukësit, ku ndodhet edhe Morina, pika kufitare mes dy vendeve fqinjë.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se banorë nga Kukësi dhe rrethinat e tij protestuan të shtunën ( 31.03. 2018) pranë tunelit të Kalimashit, ku janë ngritur sportelet për marrjen e kesaj takes.

Protesta e nisur paqësisht dhe me lejen e policisë doli jashtë kontrollit. Protestuesit u përleshën me policinë, qëlluan me gurë efektivat e saj, që formuan një kordon për të mos lejuar shkatërrimin e sporteleve, përdorën leva dhe mjete të tjera të rënda dhe arritën të thyejnë xhamat, shkatërrojnë sportelet, kompjuterat e vendosura brenda tyre dhe t’u vunë sporteleve flakën.

Më parë policia kishte bllokuar mbrritjen e autobuzëve nga Kosova për t’iu bashkuar protestuesve kuksianë. Në orët e para të pasdites mes protestuesve dhe përfaqësuesve të qeverisë Rama . Qarkullim i automjeteve në të dyja anët e kufirit Shqipëri- Kosovë rinisi pas më shumë se 4 orësh ndalimi.

Sportelet dhe investimi për infrastrukturën e duhur teknike për marrjen e taksës së kalimit në “Rrugën e Kombit” është bërë nga një kompani ndërkombëtare që ka marrë për 30 vjet me koncesion mirëmbajtjen e kësaj rruge dhe do të mbledhë taksat e kalimit të automjejteve.

Rama: Dhuna kundër pronës dhe policisë do të dënohet

Kryeministri Rama reagoi ndaj protestës së dhunshmë të banorëve të Kukësit duke theksuar se “Dhuna kundër pronës dhe policisë do të dënohet”. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, doli në një konferencë shtypi pas përfundimit të protestës dhe tha se gjatë përleshjes së protestuesve me policinë janë plagosur 14 efektiva të policisë dhe tre protestues.

“Asnjë e drejtë e pretenduar nuk mund të justifikojë në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë sulmin kundër punonjësve të policisë së shtetit dhe shkatërrimin e pronës” theksoi ai .

Ministri Xhafaj theksoi se “Policia e shtetit, në zbatim të ligjit do të ketë një përgjigje të ashpër për këdo person që ka nxitur dhe është përfshirë në aktet e dhunës ndaj punonjësve të policisë dhe që kanë shkaktuar dëm të rëndë ndaj pronës publike dhe private.”

Kreu i opozitës, Basha i kërkoi kryeministrit Rama ta “pezullojë menjëherë pagesën e tarifës për automjetet që kalojnë në “Rrugën e Kombit”.

“Kjo është tarifa më e lartë në rajon dhe është ndëshkim për një nga zonat më të varfëra të Shqipërisë” tha Basha në një deklaratë për mediat.

Tarifa e kalimit e lartë për banorët e varfër të Kukësit

Tarifa e kalimit në “Rrugën e Kombit” e njohur ndryshe edhe si autostrada Durrës- Kukës nuk paguhet për të gjithë gjatësinë e saj prej 170 km por vetëm nga automjete që qarkullojnë në segmentin Milot- Morinë prej 118 km. Tarifa, që do të paguhet pranë tunelit tëKalimashit është 2,5 euro për motorët, 5 euro për auto-veturat, dhe 22,5 euro për kamionë me tonazh të madh. Tarifat e mësipërme dyfishohen pasi ato paguhen në hyrje dhe në dalje të Shqipërisë. Për banorët e Kukësit dhe ata pranë kufirit në Kosovë që hyjnë dhe dalin shpesh në dy anët e kufitrit tarifat e mësipërme janë të larta. Një konsorcium i përbërë nga kompani vendase do të mirëmbajë segmentin Milot-Morinë, ndërsa pjesa tjetër e autostradës do të mirëmbahet nga buxheti i shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pragë 1968: Në fillim tanket. Pastaj heshtje…
Previous article ERJON BRAÇE/ Kundër Fatmir Xhafajt dhe Arta Markut: Mos u merrni me protestuesit, arrestoni Berishën dhe Bashën

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k