• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ALMA NIKOLLI/ Kërceva në disko, e më pa njëra shtrembër, disa n’fakt
Home
Blog

ALMA NIKOLLI/ Kërceva në disko, e më pa njëra shtrembër, disa n’fakt

March 31st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Vendi zien, si përditë. Në rrjete sociale shokë veriorë e jugorë ndihen kuksianë, mirë më vjen. Kur shqiptari fillon të ndihet shqiptar në secilin skaj të vetin, Shqipëria krenohet. Kur këto gjëra po ndodhin edhe më duket egoizëm të shkruaj për qejfe, por në jetë janë të gjitha bashkë, e dini më mirë se unë. Edhe meqë jemi këtu, dihet që qejfi bëhet nuk mësohet, megjithatë tregohet disi.
Se unë s’para dal, ama kur dal e merr vesh gjithë dynjaja. Nuk do kishte pse, nëse disa sy të habitur nuk do më shikonin duke pyetur ç’ke moj që kërcen në disko? Për të kërcyer u vika këtu? Ç’i lëviz ato duar? Hoqe takat e veshe atlete?
Po e quaj disko se më kujtohet qejfi që bënim në 8-vjeçare nëpër disko dite. Edhe se si po m’u dukërka ta shkruaj klab.
Në psikologjinë time ambientet e errëta, me muzikë të lartë, drita që fiken e ndizen, e ngjeshur me njerëz që kanë dalë për të bërë qejf, kërcehet. As për të treguar fustanin e as për të vrarë orët, por as për shikuar tjetrin se si ekziston. Modeli i flokëve do të prishet, getat do të grisen, akulli do të shkrihet por orët që kalojnë nuk duhet të numërohen, duhet të duken të shkurtëra. Dielli lind më shpejt.
…
Do protestokemi ne, do u revoltokemi, ne s’dimë të bëjmë qejf. Përveç dhjetëra “mangësive” të tjera, ne rinia e sotshme dështojmë suksesshëm edhe në tentativën për të bërë qejf.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Dhuna nuk mund të jetë kënga e fitores
Previous article ARTUR ZHEJ/ Kuksianët i treguan vendin Ramës, jo si tiransit pordhacë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k