• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ERVIS ILJAZAJ/ Reforma në Drejtësi ka përfunduar me sukses
Home
Blog

ERVIS ILJAZAJ/ Reforma në Drejtësi ka përfunduar me sukses

March 25th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ka një debat të madh për Reformën në Drejtësi, nëse vërtet ajo do të përfundojë me sukses apo do të vazhdojë të ecë me ritme të ngadalta, apo më keq akoma, do të bllokohet nga klasa politike shqiptare, që për hir të së vërtetës duket në një aleancë të plotë kundër saj.

Për të arritur në një përgjigje, së pari, duhet të përcaktojmë objektivin dhe qëllimin e kësaj reforme. Gjë të cilën nuk e kemi bërë deri më tani, pasi duke parë urinë e qytetarëve shqiptarë për drejtësi, e cila u ka munguar në këto 25 vite, shpeshherë është krijuar një padurim apo kakofoni mbi qëllimin dhe arritjen e këtij qëllimi.

E megjithatë, përtej çdo skepticizmi, Reforma në Drejtësi mund të konsiderohet si një proces i suksesshëm deri më tani.

Duke qenë se një nga problematikat më të mëdha të drejtësisë shqiptare ka qenë korrupsioni galopant në këtë pushtet, Reforma në Drejtësi ka arritur të bëjë pastërtinë e figurës së gjyqtarëve apo prokurorëve. Procesi i vettingut sapo ka filluar, shumë nga magjistratët shqiptarë kanë dhënë dorëheqjen dhe procesi duket në rrugë të mbarë.

Rasti i largimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe nisja e ndjekjes penale kundër tij për shkak se nuk arriti dot të justifikonte pasurinë, e dëshmon më së miri këtë gjë.

Në këtë kuptim, Reforma ka arritur në një pikë të suksesshme. Askush më parë nuk do ta mendonte se e gjitha trupa gjyqësore shqiptare do të futej në një kontroll të tillë pastërtie dhe kjo është padyshim meritë e Reformës në Drejtësi.

Atëherë përse ekziston një frymë skepticizmi për efektet e saj dhe përfundimin me sukses?

Sepse opinioni publik shqiptar ka një pritshmëri tjetër për sa i përket Reformës dhe nuk është shumë i interesuar se çfarë efektesh ka ajo brenda pushtetit gjyqësor, por kërkon arrestime të politikanëve dhe pushtetarëve shqiptarë, duke qenë se pritshmëritë janë krijuar në këtë drejtim për sa i përket Reformës.

Mirëpo, edhe pse ka një rezistencë të fortë të klasës politike shqiptare kundër saj, me insistimin e ndërkombëtarëve procesi i ndërtimit të organeve të reja të drejtësisë ka filluar dhe shumë shpejt do të ngrihen organet hetuese si SPAK dhe Byroja e Hetimit Kombëtar, që do të merren posaçërisht me këto lloj hetimesh.

Prandaj, të presësh sot pa u ndërtuar këto organe, hetimin e politikanëve të lartë është një padurim i tepruar.

E megjithatë, fryma e Reformës në Drejtësi perceptohet edhe te politika shqiptare. Duket qartë se ka një klimë të tensionuar të saj për efektet që do të japë ajo në sistemin politik shqiptar. Është krijuar një lloj “terrori” politik për shkak se për herë të parë në këto 25 vite organet e drejtësisë po i ikin nga duart.

Po të futësh këtu edhe arrestimet dhe hetimet e fundit të disa pushtetarëve, atëherë klima ndihet e plotë. Edhe pse këta pushtetarë deri më tani janë vetëm të një krahu politik dhe prova e prokurorisë është të na dëshmojë të kundërtën, ka një tentativë, të paktën si vullnet për të kryer hetime të rëndësishme për shumë nga çështjet që janë përfolur gjatë tranzicionit politik shqiptar.

Asnjëherë më parë hetime të tilla nuk ishin përfolur ndonjëherë nga drejtësia e kaluar, e jo më të inicioheshin nga prokuroria. Në këtë kuptim, Reforma në Drejtësi, deri më tani, mund të konsiderohet e suksesshme. Pritshmëritë janë të larta, por duhet të jenë gjithmonë në raport me kontekstin dhe kohën, në të kundërt, këto pritshmëri do të prishin dhe ato arritje që Reforma ka deri më tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITIM ZEKTHI/ Feja që promovon homoseksualizmin po predikohet në shkolla
Previous article BEDRI ISLAMI/ Nga “dhëndri II” tek “dhëndri I”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k