• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 21st, 2026
  • HOME
ERION KRISTO: Disa shenime per situaten
Home
Blog

ERION KRISTO: Disa shenime per situaten

October 20th, 2017 admin2 Blog 0 comments

Me Saimir Tahirin jam njohur rreth fundit te qeverisjes se dyte te Berishes. Ishte i vetmi deputet i PS qe ju pergjigj thirrjes sime per aksidentet rrugore. Ai ndikoi dhe une me plot miq te tjere shkuam ne parlament dhe diskutuam per ndryshimet ligjore. Ishte koha qe PS e PD kishin nje marreveshje. PD u tregua e hapur ndaj reagimit tone.
Pasi u be minister shkova dhe e takova, serish per kete ceshtje, dhe me ka respektuar. Pra, nuk kam pasur ndonje situate te fshehte me te, por kemi komunikuar dhe ai eshte pergjigjur ne menyre perfekte.
Pas 1.5 vitesh ne detyre kuptova se ai mori nje drejtim tjeter, qe mua sme pelqente. Une e kam kritikuar disa here per sjelljet e policise, madje nje here me sulmuan shume nga aguridhet e ministrise. Aty u distancova prej tij. Me pas kemi komunikuar 3 apo 4 here me mesazhe per te ftuar disa personazhe ne emision. Ai eshte treguar i gatshem.
Mua nuk me pelqente arroganca e policise, qe ai e frymezonte. As show me kamera. Sa kam thene publikisht qe policia ka ndryshuar vetem veshmbathjet, po jo sjelljet. Nese dikur mungonte, tani e tepronte me pranine e saj. Policia arrestonte pa shkak. Keto jane fakte.
Kur plasi droga, une e mora vesh shpejt dhe e kemi deklaruar. Policia e shtetit u kthye ne Bujqesia e shtetit. Lazaratizimi i cdo centimetri katror te vendit, deri afer aeroportit, eshte fakt i pamohueshem. Arrestime ka pasur, po aspak koka. Policia filloi te punonte dobet ne fushat e tjera. Kuptohet se energjia e saj shkoi te droga.
Keto qendrime i kam bere publike.
Lidhur me arrestimin e tij, mendoj se eshte nje spektakel i panevojshem. Ka pasur dhe arrestime te ngjashme qe kane dale fiasko, kujtojme guvernatorin. Mos u gezoni kot. Edhe pse historite e makines jane fare qesharake, deri tani nuk ka ndonje prove solide.
Ne, si publik, nuk duhet te ekzaltohemi, duhet te rrime indiferente. Prokuroria e fjetur u zgjua papritur, ajo prokurori qe e shpalli te pafajshem. Ne duhet ti leme keta te hane kokat me njeri-tjetrin. Ceshtje si, e shiti-se shiti, qau-sqau, femija-familja jane pa vlere. Edhe fronti kunder krimit eshte pa vlere.
Mua nuk me pelqen kur dikujt i vihet shkelmi ne fyt. Kete qendrim e kam pas gjithmone. Ju ftoj te jemi kerkues ndaj institucioneve, njezeri. Dhe te reagojme me qytetari. Nuk mund te pranoj qe klane te erreta te perfitojne nga kjo situate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENIDA BOZHEKU: Prokuroria asnjë provë direkte për Tahirin
Previous article SOKOL HAZIZAJ: Paligjshmëria kërkesës së Prokurorisë

admin2

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k