• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 11th, 2026
  • HOME
BERNARD GUETTA/ Fundi i komunizmit nisi në 1968-ën
Home
Blog

BERNARD GUETTA/ Fundi i komunizmit nisi në 1968-ën

March 21st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Duhej një shpjegim: Nga Roma në Meksikë, nga Tokio në Paris, nga Berlini në San Françisko, brezi i viteve gjashtëdhjetë zbriste në sheshe, me një njëkohshmëri të tillë, dhe me kaq shumë pika të përbashkëta, saqë shumë udhëheqës perëndimorë, nuk kishin vonuar të gjenin një fajtor.

“Ka qenë KGB”, mërmërisnin. Në të vërtetë, nuk mund të bënin gabim më të madh, sepse pasoja e parë e viteve gjashtëdhjetë, ishte pikërisht fundi i botës sovjetike.

Rezistenca e Polonisë

Qëndrojmë në vitet gjashtëdhjetë. Në mars të 1968-ës, pesëdhjetë vjet më parë, studentët polakë dhe shumë profesorë kishin dalë në protestë në qytetet më të mëdha të vendit, sepse pushteti komunist kishte ndaluar shfaqjen e “Dziady”, vepër e madhe e Viktor Hygosë polak, Adam Mickievicz.

Me çdo shfaqje të saj, spektatorët më të rinj duartrokisnin me zjarr një tekst që denonconte shtypje cariste, duke u përpjekur qartësisht t’i kundërviheshin shtypjes sovjetike të kohës së tyre. Udhëheqësit e manifestimeve, si Karol Modzelevski, Adam Michnik dhe Jacek Kuron (sa për të përmendur disa) u bënë brenda pak kohësh, arkitektët e opozitës polake dhe më pas intelektualët e Solidarność-it, sindikata e parë e lirë e bllokut sovjetik, lindja e të cilës i parapriu rënies së Murit të Berlinit.

Sovietizmi humbi një pjesë të madhe të aureolës së vet revolucionare, me manifestimet polake të marsit 1968, që bënë të vibronte brezi i viteve gjashtëdhjetë. Por për “socializmin e vërtetë”, siç e quante Pravda, goditja më e fortë erdhi nga Çekosllovakia.

Në Pragë, gjithmonë në vitin 1968, shkrimtarët, regjisorët, gazetarët dhe e gjithë inteligjencia kërkonin me forcë një demokratizim, duke mbshtetur numrin 1 të partisë, Alexandre Dubček, i cili kishte ardhur në pushtet pasi partia e tij kishte injoruar destanilizimin e vitit 1956. Pasi kishin humbur shansin 13 vite më herët, komunistët çekosllovakë kishin marrë revanshin dhe kishin shpikur “socializmin me fytyrë njerëzore”, lirinë nën komunizëm, me një guxim dhe kreativitet të tillë, saqë kishin magjepsur të gjithë brezin e viteve gjashtëdhjetë, sovjetikë, amerikanë dhe evropianë.

Në pranverën e vitit 1968, Praga ishte fari i botës, dhe kur në gusht trupat sovjetike hynë në qytet dhe bota pa të rinjtë çekë dhe sllovakë që hipnin mbi tanke në lotë, duke pyetur “po çfarë bëni?”, ajo ishte dita kur komunizmi goditi mbi veten e tij dhe nuk e mori më kurrë veten. / France Inter – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARTIN LUKACS/ Neoliberalizmi na ka mashtruar me luftën individuale për ndryshimet klimatike
Previous article Rikthehet përplasja Turqi-Gjermani, Merkel kritika të forta Erdoganit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k