• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ALDA BARDHYLI/ Poezia është ajo çka ndjen
Home
Blog

ALDA BARDHYLI/ Poezia është ajo çka ndjen

March 21st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nëse lexoj një libër dhe trupi im bëhet aq i ftohtë, sa nuk ka zjarr ta ngrohë, atëherë e ndiej që kjo është poezia”. Emily Dicksion e përkufizonte kështu poezinë. Wordsworth, e shihte atë si një “shpërthim të ndjenjave më të fuqishme”. Dylam Thomas shprehej se “poezia është ajo që më bën të qesh, të qaj, të mërzitem… ajo që më bën të dua shumë gjëra ose asgjë”. Virginia Wolf shprehej me filxhanin e çajit në duar, se “vargjet janë ato që mund ta largojnë nga mendimet më të errëta”. “Ajo është një grua, një grua para së cilës dorëzohem”, shprehej Bukowski, një mjeshtër i fjalës…

Janë dhjetëra përkufizime të bëra nga poetë, shkrimtarë ose lexues për poezinë. Poema epike e Homerit “Odiseja” përshkruhet si një nga aventurat më të mëdha të shkruara ndonjëherë. Rilindja angleze do të ishte një tjetër epokë e artë për poezinë. Poetë dramatikë si John Milton, Christopher Marlower, Shekspir shkruan vargje që vazhdojnë edhe sot të mbushin auditorët me studentë dhe t’i përgjigjen pyetjes se çfarë është poezia…Nga poezia japoneze e shekullit të 19-të, tek ajo amerikane, ku hyn Diksion, Tomas Eliot, postmodernizmi apo eksperimentalizmi, slam, poezia filloi të krijonte botën e saj ku njerëzit do donin të ndaleshin.

Ndoshta një nga karakteristikat më të rëndësishme për përcaktimin e poezisë është mosgjetja e një nocioni përcaktues për të. Poezia është mermeri i gjuhës, kanavaci i mbushur me bojëra i piktorit, zhurma e erës apo frymëmarrja e qiellit. Në të pafundme shprehjet e gjetura për t’i dhënë formë kësaj gjendjeje letrare, e cila ndryshe nga gjinitë e tjera letrare nuk mund të ketë ende një përkufizim të qartë. Kjo, pasi ashtu siç shprehej Alda Merini, poezia është ajo që ndien. Ajo që futet nën lëkurën tënde dhe të trazon indet më të fjetura, ato që ti i ke lënë aty për vite të tëra, pa i prekur…

Por kritikët e quajnë poezinë si ekonominë e gjuhës. Poetët janë të kursyer në fjalë, duke zgjedhur me kujdes ato të duhurat që mund t’i japin jetë një kuptimi. Ndryshe nga prozatorët, poetët duhet të mendohen mirë përpara se të shkruajnë. Nuk u duhen shumë fjali për të treguar një gjendje… Mjaftojnë disa fjalë të renditura si duhet për të dhënë gjithë atë çfarë Haruki Murakamit mund t’i duhet një vit për ta dhënë në një roman. Poezia është shtëpia e vogël, dhe e brishtë e gjuhës, një shtëpi e cila mund të bëhet e jotja me një lexim. Për Philip Roth është çliruese të ulesh dhe të ndiesh muzikën e kësaj shtëpie. Kudo që të ndodhesh, ti mund të futesh në këtë shtëpi me një lexim. Lidhjen mes poezisë dhe muzikës shumë kritikë janë përpjekur ta shpjegojnë përmes studimeve.

Pasi vargjet shpesh i krijojnë një muzikalitet të ngjashëm me notat në pentagram. Mënyrat e leximit të një poezie janë të pafundme. Por ajo që mbetet pas çdo hulumtimi është fakti se vargjet vijojnë të jenë stacione të dashura për secilin prej nesh. Me gjithë rënien e botimeve të vëllimeve me poezi në botë, dhe kthimin e vëmendjes së tregut gjithnjë e më tepër nga proza e gjatë, apo ajo bestseller, poezia vijon të jetë aty, si gjendja e cila nuk mund të bëjë asnjëherë kompromis me kohën. Kjo, pasi rregullat e ndërtimit të saj, janë të ngjizura në kushtet e një terreni të panegociueshëm që janë ndjenjat njerëzore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rikthehet përplasja Turqi-Gjermani, Merkel kritika të forta Erdoganit
Previous article PREÇ ZOGAJ/ Babëzia shumëpartiake në Lezhë, si u grabitën bregdeti dhe lagunat e Kunes e Vainit me Ramën Kryeministër

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k