• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
RICHARD FUCHSA/ Pa Shengen pa BE – Seehofer për zgjerim të kontrolleve
Home
Blog

RICHARD FUCHSA/ Pa Shengen pa BE – Seehofer për zgjerim të kontrolleve

March 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Fund i Shengenit? Horst Seehofer, ministri i ri i Punëve të Brendshme në Gjermani me idetë ka nxitur debate. Ai kërkon tani kontrolle të vazhdueshme kufitare për sa kohë kufijtë e jashtëm të BE janë të pasigurtë.

Ministri i ri i Brendshëm dhe i Atdheut, Horst Seehofer (CSU) ka gati një javë që sapo ka marrë detyrën, por brenda kësaj jave ai me sa duket do të marrë për vete debatin publik në Gjermani. Dhe me sa duket ia ka dalë. Pas një interviste që ndezi debatin për islamin në Gjermani, ai shton tani edhe një ide tjetër në një intervistë tjetër për “Welt am Sonntag”. “Kontrollet e brendshme kufitare duhet të vazhdojnë për aq kohë, sa BE nuk arrin të mbrojë e kontrollojë me efektivitet kufijtë e jashtëm të saj.” Sipas Seehofer “nuk shoh për një kohë të caktuar, që ajo do t’ia dalë kësaj”.

Pa Shengen pa Europë

Me sulmin kundër lirisë së udhëtimit në Europë, Seehofer tregon se ka nuhatje të mirë për momentin. Debati për refugjatët i filluar që në vitin 2015, sulmet terroriste të Parisit, Brukselit, Berlinit kanë dhënë efektin e tyre -pra që sot kemi vetëm një “hapësirë Shengen të formës së lehtë”. Duke iu referuar terrorit Suedia, Danimarka, Austria e Gjermania justifikuan rivendosjen e kontrolleve kufitare. Komisioni i BE e miratoi, por me shtojcën që ato të mos marrin karakter të përhershëm.

Nga viti 1995 marrëveshja e Shengenit garanton lirinë e lëvizjes mes 26 vendeve, mes tyre 22 vende të BE dhe jo anëtarëve si Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lichtenshtajni. Heqja e kufijve të brendshëm duhej të zëvendësohej nga kontrolli i rreptë i kufijve të jashtëm. Komisioneri i BE për punët e brendshme, Dimitri Avrampopulos nuk u lodh së përsërituri se “nëse vdes Shengen, vdes Europa”. Bullgaria që mban presidencën e radhës kërkon që nga maji të reduktohen kontrollet e përkohshme kufitare. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva u shpreh se kufijtë e zonës Shengen duhet të jenë të hapur, që ekonomia të mos dëmtohet.

Zgjedhjet në Bavari dhe idetë e Seehoferit

Për Seehofer kjo nuk ka shumë rëndësi. Ai madje foli për median gjermane për zgjerim të ndjeshëm të kontrolleve kufitare. Nëse Seehofer del e kërkon i vetëm zgjerimin e kontrolleve kufitare Komisioni Europian mund të reagojë duke e parë veprimin gjerman si shkelje të marrëveshjes. Një rirregullim i marrëveshjes kërkon miratimin e të gjithave vendeve anëtare. Por Seehofer rrezikon grindje jo vetëm me BE, por edhe brenda koalicionit me CDU e SPD. Marrëveshja e koalicionit e nënshkruar edhe nga Seehofer përmban edhe fjalinë: “Ne jemi të një ujdie lidhur me refuzimin ndaj proteksionizmit, izolacionizmit dhe nacionalizmit. Kemi nevojë për më shumë e jo më pak bashkëpunim në botë.”

Shumë vetë në rrjetet sociale shprehen se Horst Seehofer ndjek me debatin për kontrollet kufitare qëllime të tjera. Duke pasur parasysh zgjedhjet e landit në Bavari, ai mund të dëshirojë të nxjerrë në pararojë CSU-n si forca nxitëse e sigurisë dhe ruajtjes së kufijve. Nga kampi i majtë ai duhet të dëgjojë kritika, se ai synon të rifitojë votuesit konservatorë që kanë shkuar tek partia populiste e djathtë, AfD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Horrat që po pronësojnë bukurinë publike dhe kaposhi Lul që nënshtron gjykatën
Previous article RRUGË PA KRYE/ Historia e refugjatëve të mitur shqiptarë në Gjermani

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k