Arrestimi, për shkak të tjetërsimit të pronave shtetërore, i kryebashkikut të Lezhës, besoj se do pasohet nga arrestimet e kolegëve të tjerë të tij.
Pas tyre, do dalin me rradhë në bangën e të akuzuarve ideuesit dhe përfituesit realë të kësaj kasaphane në kurriz të shqiptarëve.
Mbrojtjen e pronave shtetërore nga grabitësit, e kanë në program të tyre, të gjitha partitë e vendit.
Deri tani, në praktikë, vetëm i kanë shkatërruar me qëllim ose pa, gjatë qeverisjeve të vendit.
Eksponentë të tyre i kanë përvetësuar dhe tjetërsuar në favor personal.
Tani, kanë ndryshuar diasa gjëra.
Organet ligjzbatuese, kanë filluar të kryejnë detyrën.
Arrestimi i qytetarit të parë të Lezhës, për shkak të abuzimit me detyrën, në lidhje me mbrojtjen e pronës shtetërore, është një tregues pozitiv.
Shqiptarët kanë kohë që presin veprime të tilla nga prokuroria.
Reagimi i tyre është në mbështetje të masave të marra ndaj grabitësve dhe shpërdoruesve të pasurive shtetërore.
Po Luli?
Veprimi normal i një personi në pozicionin e tij, do ishte: drejtësia le të bëjë punën e saj.
Në se i akuzuari shpallet fajtor, ne do e dënojmë atë politikisht, si PD.
Në të vërtetë, Luli bëri të kundërtën: mbrojti të akuzuarin dhe sulmoi politikisht organet ligjzbatuese.
Pa llogaritur koston politike.
Shumica e shqiptarëve, në këtë rast do dënojnë qëndrimin e Lulit, dihet se pse.
PD do ketë humbje nga qëndrimi i kryetarit të saj, në këtë rast. Luli, megjithatë bëri gafën e radhës.
Leave a Reply