• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FATOS ÇOÇOLI/ Si ndalohen financimet okulte të partive?
Home
Blog

FATOS ÇOÇOLI/ Si ndalohen financimet okulte të partive?

March 16th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Përllogaritje jo zyrtare flasin për fonde të nivelit të 180-200 milionë eurove që kanë qarkulluar në duart e partive tona kryesore në fushatat zgjedhore që nga viti 2002 e këtej, në masën mbi 80 përqind të pakontrolluarea nga institucionet shtetërore përkatëse.

Ligji për partitë politike është i vitit 2000. Ai përbën një dështim të plotë për t’i kontrolluar financiarisht këto grupime publike dhe një Vaterlo të mirëfilltë në luftën për moscënimin e interesit publik dhe qytetar nga aktiviteti financiar i fshehtë (okult) i partive, megjithë disa ndërhyrje-arnime të viteve 2011 dhe 2014.

Ligji duhet të amendohet urgjentisht me dispozita ligjore shtesë të detyrueshme për aktivitetet e partive politike, që kanë të bëjnë me vetë-publikimin e pasqyrave financiare, me informacione të detyrueshme në lidhje me anëtarët e tyre, për të përcaktuar nivelin e kuotizacioneve që derdhin. Shtesa ligjore duhet të përcaktojë qartë detyrimin kohor kur partitë duhet të dorëzojnë bilancet periodike, të ardhurat dhe shpenzimet, njëlloj sikurse sot ligji fiskal detyron çdo njësi ekonomike të paraqesë bilancin brënda datës 31 mars të vitit pasardhës. Ligji duhet të jetë shumë i qartë dhe i detajuar në lidhje me dhuruesit, donatorët e fushatave dhe ata që ofrohen gjatë viteve jo zgjedhore.

Kjo nismë ligjore duhet po ashtu të përfshijë Prokurorinë e Përgjithshme, Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Parandalimit të Konfliktit të Interesit, Drejtorine e Përgjithshme të Pastrimit të Parave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve si dhe organet e tjera ligj-zbatuese të fushës, për hetim efektiv e gjithëpërfshirës në lidhje me rastet e financimit të dyshimtë të partive politike, duke zbuluar burimin e të ardhurave. Pak kush nga ne, për shembull, di që Ligji i vitit 2000 nuk lejon donacione nga subjekte juridike apo individë të huaj për partitë shqiptare.

Lind pyetja: kush do ta ndërmarrë këtë nismë ligjore? Deputetë të partive të sotme politike parlamentare? As që bëhet fjalë. Do të duhej një lëvizje spontane e shoqatave joqeveritare shqiptare për të mbledhur 20 mijë firma qytetarësh, por ato janë tepër të zëna me gjueti fondesh donatorësh. Ndërkohë është e rrezikshme t’i lësh partitë tërësisht të lira në transaksionet e tyre financiare. Më e pakta, ndodh kthimi i “ndereve” biznesit donator me akordime tenderash dhe mënjanim të konkurrencës së ndershme për paranë shtetërore.

Partitë duhet të detyrohen, me ligjin e ri, që të mbajnë rregjistrat e tyre financiarë për një afat kohor ligjor të gjatë, për të ndaluar dukurinë e asgjësimit të këtyre rregjistrave menjëherë, sikurse ka ndodhur rëndom në vitet e fundit. Mos parashikimi i kësaj normë ligjore në ndërhyrjet e viteve 2011 dhe 2014 ka bërë të mundur që subjektet politike në rastet e financimeve të dyshimta ta kenë të lehtë t’i shpëtojnë hetimeve të mëvonshme, që mund të zhvillohen për raste të tilla. Partitë politike në Shqipëri duhet të detyrohen me ligj t’i publikojnë vetë deklarimet financiare për publikun e gjerë, si dhe për anëtarët e tyre.

I vetmi informacion është ai i mundësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) dhe i publikuar në faqen zyrtare të internetit të KQZ. Mungesa e transparencës në këtë aspekt është flagrante dhe nuk mundëson një akses publik të qytetarëve mbi partitë politike, duke i bërë këto të fundit krejtësisht të papërgjegjshme dhe jo llogaridhënëse përpara qytetarit dhe opinionit publik. Në faqet zyrtare të internetit të partive politike në Shqipëri sot nuk gjen ekziston asnjë informacion i vlefshëm lidhur me financimet e partisë, donatorët, kuotizacionet financiare, etj.

Në të gjitha partitë, anëtarët e konsiderojnë të vështirë sigurimin e informacionit mbi fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partia e tyre. Kjo është skandaloze dhe paradoksale, në një kohë kur me Ligjin mbi të drejtën e informimit, transparenca publike është bërë kriter vlerësimi dhe standard bazë për çdo institucion public. Por ama deri më sot jo për partitë politike! Edhe pse vetë partitë ofrohen gjeneruese dhe monitoruese të këtij ligji, ato nuk kanë përmbushur asnjë nga standardet e kërkuara prej tij. Ligji i vitit 2000 është një dinosaur i pazbatueshëm gati në çdo dispozitë të tij.

Sipas tij, ndalohet dhënia e fondeve nga një person juridik apo çdo aksioner i tij në rast se ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 2 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milion Lekë, ushtron veprimtari në fushën e medias, ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme, ka detyrime monetare ndaj Buxhetit të Shtetit ose ndaj çdo institucioni publik. Praktika ka sjellë të paktën një mijë raste të shkeljes së kësaj dispozite ligjore. Ligji duhet amenduar urgjentisht. Gjobat dhe sanksionet duhet të shtohen me herë. Po kush do ta marrë këtë nismë?

d.c./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTON KONUSHEVCI/ Kushtet e opozitës për t’u përfshirë dhe udhëhequr dialogun me Serbinë
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ A mund të ketë një 1 prill të dytë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës?!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k