• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Lulin me ta fal… ta kanë fut!
Home
Blog

ANRI BALA/ Lulin me ta fal… ta kanë fut!

March 11th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kam dy ditë, që gajasem së qeshuri, kur dëgjoj curlexhinjtë e PD–së, se pas artikujve të prestigjozes “New York Times” dhe revistës amerikane “Mother Jones”, fshihet ai, pagatori i madh Edi Rama, i cili ndihet “i kërcënuar dhe i trembur” nga Lulzim Basha, sa është gati të paguaj gjithçka, madje mund t’i shes dhe shpirtin djallit, për t’i nxirë faqen dhe biografinë liderit të madh të opozitës… së sfilitur e të shkatërruar.

Bazuar në arsyetimin e këtyre shkencëtarëve, të cilët edhe tani që i përfytyroj, më bëjnë ende për të qeshur, Rama nga “frika” ka paguar dy milion dollarë, për t’i nxirë “puplat” Lulit. Sa për analogji, “Lul korbi” vetëm se e ka nxirë PD-në dhe është shumë qesharake, që të pretendosh, se mund ta “sterros” dikush më shumë, kur nuk ekziston asgjëkundi ngjyrë më e zezë se pendët e korbit!

Nuk e di se çfarë mund t’i heq dhe çfarë mund t’i shtoj zezanit Lulzim, por një gjë jam i sigurtë: Nuk ka lum dhe det, që korbin e bën pëllumb! Mirëpo, me ç’po shikoj dhe dëgjoj tani së fundi, fjala nuk është për ta zbardhur Lulin, por për ta “shitur shtrenjtë”… e këtu ndërrova mendje.

Lulin e partisë, e kanë nxjerrë në ankand të vetët, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë e tij gjithologë, politikanë, tregtarë, shkencëtarë, druvarë dhe lopçarë, që i vijnë vërdallë, të shpërndarë edhe ato si bijtë e tij… zogjtë e korbit. Lulin e kanë nxjerr në treg si Zafiri tek telekomedia “Borxhliu”, edhe pse si shumë “i përdorur”, duan ta shesin me pahir.

PD-ja, ka vite që gumëzhinë si fole grerëzash, por tani e ktheu gumuzhitjen në thirrje. “Pazari 2 milion dollarë për Lulzim Bashën”, çuditërisht po i rritet vlera atij si kripto-monedha Bitcoin, në një treg politik, që është i tejmbushur me kripto-politikanë “Lul”.

Me një agresivitet të paparë, “tregëtarët e tezgës” së Patozit, që duan t’ia falin, apo t’ia lënë në prehër dikujt, nuk pushojnë së shari për “reklamë” mallin e tyre. Madje, janë gati t’ia thonë çdo të interesuari në sy, kudo e kurdo. Do të ishte vërtetë një veprim shumë me vlerë për shqiptarët, të merrnin vesh nga bashkëortakët e tij, se si kishin mbushur thasët me euro nga donacionet e Lazaratit, si kishin mbushur thasët me dollarë nga shitjet e lejeve të ndërtimit, si ishin lulëzuar dhe majmur bizneset e tyre familjare, duke mos paguar asgjë në shtet dhe gjithçka duke e hedhur në “thes”.

Nëse Patozi do ta bënte këtë, natyrisht as që diskutohet, që Lulit do i rritej vlera dhe faljen e kishte të sigurtë. Bile, do t’i bënte një nder PD-së, duke e shpëtuar nga “kopili”… që u ka ngelur në derë.

Ndërsa “tezga e zogjve të korbit” është më e çuditshme: Ata as nuk të q*në, as nuk të lëshojnë! Të shpërndarë lartë e poshtë, duke u qarë për çfarë kanë humbur dhe çfarë do të fitojnë, nëse do e shesin tani… e kanë gjetur bursën, ku “malli Lul” starton me 2 milion dollarë… në Amerikën e largët për ta! Nuk lanë vend pa thirrur: “U shit, u shit, pagoi Rama, i cili paguan kaq pak, sepse do ta dërgoj për skrap. Ndaj nxitoni dhe merreni se vlen me shumë!”

Mirëpo, këtë lloj “malli”… edhe sikur të të paguajnë për të ta falur, prapë ta kanë futur! Kështu që edhe këtyre, me këtë metodë të gabuar tregëtimi që kanë gjetur, do u mbetet në derë dhe u duhet të gjejnë treg budallenjsh për “korbin 2 milion”.

Tregtarët e dy tezgave e kanë një mundësi, nëse kanë pak durim që të mos marrin asgjë, por të paktën të nxjerrin dufin dhe inatin e tyre me këtë mall kallpë, që e dinë mirë se kush i’u a la në derë, por që nuk guxojnë t’ia thonë.

Mundësia e vetme, është të bashkëpunojnë me tregtarin e mallrave “kallpë”… drejtësinë, jo këtë që kanë, por atë që do të kemi, nëse do e kemi!/Tellalli

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELDA SHABANI/ Marrëzia e veshjes
Previous article Michael Harms: Serbia është tani qartësisht proeuropiane

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k