• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KLAUDIA MALAJ/ Femra, kërkoni 8 mars çdo ditë!
Home
Blog

KLAUDIA MALAJ/ Femra, kërkoni 8 mars çdo ditë!

March 8th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kujtohemi vetëm një ditë në vit për femrën, për nënën, për gruan, dhe simbolikisht ka mbetur data 8 mars, dita e gruas.

Është e trishtë që femrat, gratë, nënat, gëzojnë veç një ditë. Mos të themi e presin me padurim  a thua se do i japin fund halleve për 24 orë. Kjo nuk është e gjitha. Në një liri të plotë duhet të jetë jeta juaj çdo ditë, jo vetëm më 8 mars.

E ndiejnë veten lider vetëm në një ditë. Duhet të jeni përherë të parat e çdo vendimi, të çdo veprimi e të çdo hapi. Femra, ju jeni krijuesja e një jete të re, ju jeni krijesa më e ëmbel! Andaj, luftoni që në çdo ditë të jetës të jeni në qender të vëmendjes!

Askush nuk ka të drejtë të vërë dorë mbi ju, vetëm për t’ju përkedhelur po! Ndaj mos ngrysni vetullat kur partneri apo bashkëshorti harron t’ju urojë 8 marsin me një dhuratë. Kërkoni t’ju vlerësojë çdo ditë të javës, që ta ndjeni veten FEMËR dhe jo instrument.

Një femër ka shumë potencial brenda vetes. Ajo kurrsesi nuk duhet të kërkojë barazinë gjinore, madje as nuk duhet ta mendojë këtë çëshje, jo më të protestojë për të.

8 Marsi në botë njihet si një nga protestat që është realizuar në vitet 1970, dita kur shumë gra kundërshtuan të punonin në kushte mizerable, që përkthehej në ulje page.

Në vitet 1970, në akte greviste femrat nisën të marrin pjesë në grupe të reja, kryesisht nëpunës publikë, shumica e të cilëve ishin gra, ku përfshiheshin edukatoret, infermieret, mësueset, etj. Ato nisën t’i përdornin aktet greviste si armë për të kërkuar të drejtat e tyre. Të drejta që shkeleshin me të dyja këmbët nga shefat meshkuj.

Sot, 8 marsi është pagëzuar si festa e femrës, e gruas, e nënës. Një femër zgjedh me kënaqësi të bëhet gruaja e dikujt dhe bekimi që merr është të bëhet nënë.

Femrës mjafton t’i ofrosh një shtepi dhe familjen, e ndërton pa mundimin më të vogël. Forca e dëshirës është shumë më e madhe se lodhja.

Femra është e vetmja që zgjedh me kënaqësi të punoj 24 orë në ditë në 7 ditë të javës dhe nuk ankohet. Cili mashkull do ta bënte këtë sakrificë? Asnjë!

Në videon e mëposhtme po realizohen intervista për një vend pune. Dhe kushti është të punojnë 7 ditë të javës, 24 orë dhe pa asnjë ditë pushim.

Vetëm një nënë mund ta bëjë një punë të tillë./AlpeNews.al

A e dini se se kush punon papushim 24 orë në 7 ditë të javës? Ndiqni intervistat e punës…

A e dini se se kush punon papushim 24 orë në 7 ditë të javës? Ndiqni intervistat e punës…

Posted by Tirana Today on Donnerstag, 8. März 2018

 

 

  • Tags
  • Klaudia Malaj
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REXHINA BIBA/ Dhe këtë 8 mars nuk gjej arsye për të festuar!
Previous article LULJETA PROGNI/ In memoriam për gratë e kampit të Tepelenës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k