• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
DANA GRIGORCEA / Luleshtrydhe kundër krimit
Home
Blog

DANA GRIGORCEA / Luleshtrydhe kundër krimit

March 4th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

“Ku mund të shkohet në këto kohë ngrice?” “Në demonstratë!” “Tek cila demonstratë?” Në këtë moment më duhet të informoj miqtë e mi zviecranë, zakonisht vetë të mirëinformuar, se thirrja e demonstratës është në rumanisht dhe u bë e ditur vetëm në mediat sociale. “Demonstratë për pavarësinë e drejtësisë rumune, të shtunën, ora 19:00 në urën e bashkisë në qendër të Zyrihut. “Për një drejtësi të pavarur? Patjetër!”, thonë miqtë zviceranë. “Paçi sukses!”

Pas kësaj dal…në borën e përzier me shi qyteti duket i braktisur. Përpiqem të kuptoj, se si duken rrugët rumune në këto orë, si duket Bukureshti, qytetet universitare Iaşi, Cluj, Brasov, Timişoara, ku fqinjët, si në festën e pashkëve takohen në shkallë dhe dalin bashkë. Rrugës njerëzit nxjerrin pankartat, fillojnë të ushtrojnë zërin me thirrjet: “Jashtë hajdutët!” “Jashtë të korruptuarit!“ “DNA, să vină să vă ia!”-DNA duhet të vijë t’u marrë –(DANN- autoriteti antikorrupsion rumun). Mes tyre edhe pankarta me sloganet e parodizuara të partisë qeverisëse të korruptuar, PSD -rima ironike, citate nga letërsia, shenja të nivelit arsimor të demonstruesve.

“Gjithçka për drejtësinë”

Ende nuk kam hyrë në tramvajin zviceran, kur shoh në celular. Nën moton #Rezist publikohen pamjet e para nga Bukureshti. Në shesh janë mbledhur, mijëra, dhjetëra mijëra vetë duke sfiduar ngricën. Shkoj në pjesën e vjetër të Zyrihut dhe shoh urën e bashkisë, ku në orën 19:00 janë mbledhur disa duzina rumunësh, të rinj, por edhe familje me fëmijë. “Mirëmbrëma, jemi në vendin e duhur këtu?” “Tamam aty ku duhet”; përgjigjet dikush. Tokje duarsh, disa njihen nga demonstrata e fundit, dëgjohen biseda me zë të ulët, në anën tjetër të urës ka apartamente.

Rreth orës 19:15 dikush merr iniciativën: Të nderuar qytetarë jeni gati?” Njerëzit vendosën në radhë, si në një foto dasme me kullat dyshe në sfond. Fotografi jep një shenjë, pankartat ngrihen lart, sy të mëdhenj kartoni ku shkruhet “Ne ju shohim”, apo “Gjithçka për drejtësinë!” Me zë të ulët dëgjohen thirrje „Jashtë hajdutët!”, “Jashtë të korruptuarit!”

PSD ka frikë nga diaspora

Kalimtarët qëndrojnë pas fotografit dhe shohin këtë miting të çuditshëm, ku njerëzit e hapin gojën, por thirrjet dëgjohen dobët dhe në një gjuhë të huaj. Dikush ka sjellë tekste sqaruese në gjermanisht. Fotot tona qarkullojnë në rrjet në mbrëmje, bashkë me demonstratat e tjera #Rezist Mynih, #Rezist Londër, #Rezist Paris. Një shprehje e qartë se diaspora rumune është aktive dhe në krah të demonstruesve në Rumani. #Rezist ka hapur një faqe facebooku, ku mund të postohen artikuj në gjuhën rumune dhe gjermane për përpjekjet skandaloze të qeverisë rumune të PSD-së për të kontrolluar drejtësinë dhe larë politikanët e korruptuar. Rreth 8 milionë rumunë jetojnë jashtë Rumanisë, që vetë si vend ka 20 milionë banorë. PSD ka frikë nga diaspora, sepse ajo i njeh mediat ndërkombëtare, që të gjitha e kritikojnë PSD-në populiste, tejet të korruptuar. Në zgjedhjet presidenciale në vitin 2014, politikani me origjinë gjermane, Klaus Iohannis, rivali i Victor Pontas, të preferuarit të PSD-së, mori 90% të votave nga diaspora rumune.

Flamuri i BE në një demonstratë në Zvicër

Kritika nga jashtë shtoi shovinizmin e PSD-së dhe propagandën. Tonet nacionaliste u rritën. Qeveria më e re e PSD u fotografua mes flamujve rumunë. Flamuri blu me yje nuk shihej në foto. Reagimet erdhën menjëherë. Një iniciativë e lëvizjes Rezist në Rumani dhe jashtë me titull „Ne do t’u japim flamurin.”

Nga Parlamenti Europian një flamur i BE kaloi nga qyteti në qytet, e më 6 mars pritet të dorëzohet në një protestë prodemokratike në Bukuresht.

“Flamuri i BE është simbol i vlerave të Bashkimit Euripian: Demokraci, Barazi, Shtet Ligjor, Drejtësi. Këto të gjitha kanë si parakusht një drejtësi të pavarur. Këto vlera duam t’i kemi edhe në Rumani”, thotë Mihnea Mihai, një nga iniciatorët dhe forcat nxitëse të Rezist Zyrih, ndërkohë një organizatë e regjistruar mbi të drejtën zvicerane.

Flamuri i BE shihej në Zyrih, një pamje interesante në një vend që nuk është anëtar i BE edhe për shkak të politikës populiste të djathtë të SVP-së zvicerane. Ndërkohë flamuri ka mbërritur në Rumani, nga veriu, përmes Transilvanisë do të dërgohet në Bukuresht.

Solidaritet me punëtorët e pakualifikuar

Si simbol për aksionin u zgjodh një luleshtrydhe- në shenjë solidariteti me rumunët jashtë që punojnë në punë jo të kualifikuara, si në Spanjë ku mbledhin luleshtrydhe.

Mihnea Mihai i #Rezist Zyrih shpjegon se “luleshtrydhja është simbol i kapërcimit të një momenti të vështirë dhe rikthim i vëmendjes tek ata që janë ende në vendlindje me ndjenja pozitive dhe shpresë.” Simboli i luleshtrydhes mbyll hendekun mes intelektualëve dhe forcave jo të kualifikuara të Rumanisë.

Ditën tjetër blej tek shitësi afër shtëpisë sime një qeskë me luleshrydhe. Ato vijnë nga Spanja dhe nuk kanë edhe aq shumë shije. Deri në verë ka ende kohë.(DW)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AHMET BRAHIMI/ Varrezat greke ose të pushtojmë të gjallët me të vdekur
Previous article SPARTAK NGJELA/ Rasti historik i heroikës dhe shfaqjes patriotike shqiptare: Hedhja e dronit të Shqipërisë etnike në Beograd

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k